Codex Venetianus

Teta Petra e dinte që nuk do të fundoseshin në det e as nuk do të hynin verbtazi, me turirin e avionit, në ndonjë pallat të hershëm. Nuk kishte shkollë, por nuk bënte pjesë as në hordhinë e atyre pleqve që krekosen se kanë shkollën e jetës. Nga jeta tejet e varfër, prej nëpunësi të papunë e të përkushtuar familjes, i pat mbetur vetëm nuhatja e saktë ndaj vdekjes, ndoshta ngaqë nuk i trembej vdekjes dhe, njëherazi, nuk e dëshironte si për t’u hakmerrur ndaj jetës së varfër. Romy, dhëndërri i ardhshëm, ia shtrëngoi krahun dhe qeshi me gurgullimë:
- Nuk do bjemë, nënoke. Kam ardhur njëzetedy herë këtu dhe kjo dëshmon se nuk do vdesim.

Tregime të padukshme (onLine version)


Përmbajtja

Pika që qan
Pakti çlirimtar i druvarëve    
Një ngjyrë më pak         
Ngujimi      
Biblioteka 
Kuja nuk përkthen më shumë
Shija
Gur në fuqi të lotit         
E njëjta pjesë e ilaçit     
Ditë e marrë, ditë e lënë          
Çarmatimi
Kujtesa       
Ata dhe Aty
Ndëremra 
Acvarium   
Poezia pushton rrugën
dhe gjithë ç’mbetet       
Dorashka për dritë e hije        
Katër të tretat    
Atdheu dhe ata që e bënë       
Codex Venetianus          
Si nën qiell