Projekte doktoratash në letërsi, imagologji dhe teatrologji


Studentët që ndjekin vitin e fundit në fakultetet e filologjisë, dramaturgjisë dhe komunikimit, doktorantët që hasin vështirësi apo pengesa në punimet e doktoratave (doktoraturave), si dhe çdo i interesuar që synon të mbrojë një doktoratë në fushat e mësipërme, mund të nisë një bashkëpunim paraprak përmes një e-mail-i në

ardkyc@gmail.com (shoqëruar me shënimin Pro Doctor)

Duke pasur të gjitha cilësitë, të drejtat zyrtare dhe përgatitjen e nevojshme shkencore-didaktike për të udhëhequr teza doktorate dhe / ose diplome, në përputhje me legjislacionin përkatës të secilit shtet ku jeton kandidati, njoftoj si më poshtë:


Tema doktorate – 2015 / 2016 – 2018 / 2019


FILOLOGJI
S h e m b u j: Letërsi ballkanike, botërore dhe e krahasuar; Elemente të kulturës dhe qytetërimit ballkanik; Poezia greke / rumune / shqipe; Proza rumune / shqipe; Dramaturgjia rumune në Rumani dhe në Evropë; Epoka të ndryshme letrare krahasuar me epoka pararendëse, ose bashkëkohore, brenda së njëjtës letërsi, ose me rryma të ngjashme në letërsitë perëndimore; Vepra të veçanta dhe autorë që kanë ndikuar padiskutueshëm mbi letërsitë kombëtare dhe jo vetëm; Thesari i padukshëm i letërsive ballkanike – vepra / autorë të ndëshkuar me heshtje; Letërsitë ballkanike gjatë totalitarizmit / gjatë tranzicionit / në kontekst evropian; Letërsitë e gjuhëve ballkanike në mërgim / diasporë etj)

KOMUNIKIM / IMAGOLOGJI
S h e m b u j: Imagologji historike: pakicat kombëtare / pakicat fetare / konflikte me bazë historike / kulturore / fetare / gjeopolitike; Mitologjitë e së tashmes; Mitomanitë / Stereotipet / Imazhi i tjetrit tek shumica / tek pakica / Autoimazhi; Imagologji mediatike: fushatat zgjedhore; Diplomacia kulturore versus konflikte politike; Komunikim ndërkulturor; Komunikim artistik; Mass-media në periudhën e tranzicionit; Aspekte të Mass-mediave globale; Roli i shtypit në shoqërinë globale etj.

TEATROLOGJI / DRAMATURGJI
S h e m b u j: Semiotika, simbolika dhe struktura e Teatrit; Teatri modern francez; Teatri modern anglez; Teatri skandinav; Teatri modern amerikan; Teatri autorëve dygjuhësh; Tematika, ideatika, stili, risitë, elementet thelbësorë të ‘jetëgjatësisë’ së veprës, aktualiteti tek Sofokliu, Shekspiri, Gëte, Gogoli, Çehovi, Ibseni, Pirandelo, E. Ionesco, J. L. Karaxhale, T. Wilder, T. Williams, A. Strindberg, A. Kamy etj; Bota si teatër – Teatri si botë; E tashmja dhe e ardhmja e teatrit në epokën digjitale etj.   

Hapat:
  1. Zgjedhja e institucionit ku do mbrohet doktorata;
  2. Plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm dhe të përcaktuar nga ligjet e vendit përkatës, nga ana e drejtuesit dhe e kandidatit;
  3. Hartimi i strukturës se punimit përmes e-mail-it dhe / ose online;
  4. Zgjedhja e temave të referateve dhe bibliografia (botimi i tyre në shtypin shkencor);
  5. Hartimi i punimit të doktoratës (Deklarata me shkrim dore dhe e firmosur nga kandidati, lidhur me origjinalitetin e punimit dhe me materialet e konsultuara);
  6. Leximi dhe plotësime / ndreqje deri në fazën finale;
  7. Referati publik i drejtuesit të doktoratës (botuar në shtypin shkencor);
  8. Mbrojtja dhe botimi i doktoratës.
Bonus:
Kandidatëve që do të bashkëpunojnë për mbrojtjen e doktoratave në fushat e mësipërme, do t’u mundësohet botimi dhe mediatizimi në:

Semioticon Balcanic[1]
- Revista Haemus / Haemus Plus (themeluar në Bukuresht, Rumani, në vitin 1998, ISSN: 1454-1203, ISSN digjital: 2069 – 153X / www.revistahaemus.blogspot.ro)
- Revista ComUnique (themeluar në Bukuresht, Rumani, në vitin 2006, ISSN: 1842 – 9130 / www.comunique.ro)
- euArts review – Organ i European Academy of Performin Arts (ISSN 2343 – 7367 ISSN digjital: ISSN-L 2343 – 7367 / www.eu-arte.eu)

si dhe, sipas rastit dhe mundësive, botimi i plotë i doktoratës
në një kolanë të posaçme të Sh. B. Librarium Haemus

Nota bene. Temat që do të zgjidhen nga fushat e mësipërme nuk janë të përdorura më parë dhe nuk mund të kryhen nga disa kandidatë. Me qëllim që bashkëpunimet të kenë ecuri të natyrshme, drejtuesi nuk mund të zgjedhë më shumë se 8 (tetë) tema për çdo vit universitar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë të rezervuara dhe nuk mund të përdoren pa lejen me shkrim të autorit.

Prof.univ.dr. Ardian Kyçyku
Doktor i shkencave filologjike
Rektor i Universitetit Rumun të Shkencave dhe Arteve “Gheorghe Cristea” të Bukureshtit.

Bibliografi (e përzgjedhur, 1993-2016)


[1] Shënjar Ballkanik – Nismë vetjake e Prof.univ.dr. Ardian Kycykut©, me synim ngritjen në një nivel të epërm të komunikimit mes hapësirave shpirtërore dhe kulturore ballkanike, të huajsuara artificialisht nga diktati ekonomik dhe mediokriteti në periudha të ndryshme historike. Nisma nuk përfaqëson një lëvizje kulturore apo të çdo lloji tjetër dhe nuk synon veçse rivënien në qarkullim, nën një tjetër këndvështrim, të disa teksteve themeltare – fjalë të urta, metafora, poezi, proza, mendime, maja të humorit ballkanik etj – për të kapërcyer dy hapësira padijeje, të qëllimshme ose jo, por shkatërrimtare. Semioticon Balcanic do të ketë së shpejti platformën e vet virtuale, pa lënë pasdore botimet në letër.