Oreksi për bukën e qiellit [roman]

"… pandehën se po vinte fundi i botës. Të gjitha palët e besonin me njëfarë drithërime. Secila palë shpikte për palët e tjera një fund lebetitës, dhe falte veten, duke shmangur mjeshtërisht çdo ndëshkim të blatuar nga palët e tjera. Disa e lusnin fundin e botës, se, sipas tyre, do t’ua merrte hakun për zitë që patën hequr. Të mençur e marrokë, murgj e të shthurur, vrasës e të vrarë, gra të përkora e kurva me ferman, mezi prisnin fundin e botës, thua se qenë krijuar vetëm për të siguruar sa më shpejt zhdukjen nga faqja e dheut. Përjashtime bënin vetëm qëniet e rreme dhe një pjesë e personazheve..." 

Oreksi për bukën e qiellit, roman, 
Bukuresht 1993