“Pastaj na erdhi se ç’na erdhi, pra liria… Koha e kufijve vate, ujrat u bashkuan, janë të të gjithëve dhe të askujt. Më vonë ujrat u ndanë në parcela, më mbrapsht se tokat. Të vriste tjetri për një pëllëmbë ujë, edhe sikur të doje vetëm ta pije, sa për të mos vdekur nga etja. Ky ujë është i imi, qërrohu! Por mua s’më vriste njeri, se gjer edhe vrasësit e duan jetën e tyre më shumë se unë… Pa përmendur faktin që më mbanin mënjanë, të harruar, se s’kishte më vend për ata që nuk janë të pranishëm. Si mund të kujtohesh diku, kur je gjithmonë edhe në një vend, edhe në një tjetër, as në një vend, as në tjetrin?! Je si puna e foshnjës së palindur, e librit që s’ka dalë nga shtypi… Po ndoshta po vjen koha kur edhe unë do të dal nga shtypi…” zv.Libri – copëza jete a letre frymëzuar nga Teatri
Si puna e librit që s'ka dalë nga shtypi
“Pastaj na erdhi se ç’na erdhi, pra liria… Koha e kufijve vate, ujrat u bashkuan, janë të të gjithëve dhe të askujt. Më vonë ujrat u ndanë në parcela, më mbrapsht se tokat. Të vriste tjetri për një pëllëmbë ujë, edhe sikur të doje vetëm ta pije, sa për të mos vdekur nga etja. Ky ujë është i imi, qërrohu! Por mua s’më vriste njeri, se gjer edhe vrasësit e duan jetën e tyre më shumë se unë… Pa përmendur faktin që më mbanin mënjanë, të harruar, se s’kishte më vend për ata që nuk janë të pranishëm. Si mund të kujtohesh diku, kur je gjithmonë edhe në një vend, edhe në një tjetër, as në një vend, as në tjetrin?! Je si puna e foshnjës së palindur, e librit që s’ka dalë nga shtypi… Po ndoshta po vjen koha kur edhe unë do të dal nga shtypi…” zv.Libri – copëza jete a letre frymëzuar nga Teatri
"L'anno in cui fu inventato il cigno" / videolettura
"L'anno
in cui fu inventato il cigno" Romanzo tradotto dall'originale in
rumeno ("Anul
in care s-au inventat lebăda", Bucarest 1997) da Giuseppe Stabile
Pubblicato da Besa Muci
L'immagine in copertina: Ardian-Christian Kyçyku
Nardò, Italia 2021
Ideazione, sceneggiatura, riprese (Pogradec, Albania; Bucarest, Romania), montaggio e voce: Ardian-Christian Kyçyku
Musica: Frammento di J. S. Bach, Suita Francese n. 5 in sol maggiore, BWV 816: III. Sarabanda, interpretata da Vadim Chaimovich
Sono stati utilizzati anche brevi pezzi di vari materiali cinematografici
Fonte: Youtube
RO: "Am privit oraşul. Fereastra înaltă nu-mi permitea să văd pământul, trecătorii, cuplurile de îndrăgostiţi, curvele şi nici şoaptele somnoroase ale serii. Lumina agonică a zilei ninsese peste lac, încet, mută, ca să ia forma unei piramide cristaline, înfigându-se din ce în ce mai adânc în apele întunecate. Apa se luminase fulgerător, amuţită poate datorită absenţei oricărei schimbări în ritmul veşnic, pe urmă devenise pământie, pe urmă: de un verde închis, gri, bleu marin, neagră, iar sângele acestor transformări, uimit şi rarefiat în aceeaşi muţenie supraumană, se vărsase lent de-a lungul orizontului. Nici o pasăre, nici un zbor, nici un zâmbet. Sângele a fost la început roz, pe urmă portocaliu, albastru visător, bleu. Cu ochii închişi, mă gândeam că astfel se lăsa noaptea peste tărâmurile morţii frumoase, în care trăiesc fiinţe dure şi neasemuit de iubitoare, fiinţe tăinuite în chiar deschiderea lor şocantă, în sinceritatea cumplită a celor care nu cunosc spaima falsă faţă de moarte şi nici tăria ipocrită şi otrăvitoare a oamenilor sclipitori, dar văduviţi de suflet; astfel se lasă amurgul şi noaptea peste tărâmurile morţii frumoase în care oamenii nu numai că nu se tem de moarte, ci şi visează la ea ca la o femeie, zboară cu ea, mănâncă cu ea, dansează cu ea, zâmbesc cu ea. Mă gândeam că deseori sperma era pentru trup ceea ce era lacrima pentru suflet. Şi cât ai clipi din ochi, cât ai clipi din puşcă, cerul s-a aplecat peste bolta orizontului şi-a înghiţit, într-o iubire lipsită de cuvinte, toate culorile absenţei sale, toate dorurile şi rănile logicii, toate regretele absenţei noastre în el, şi nu ştiu cine a plâns sau s-a plâns în mine; ştiam doar că suta de ani nu dura mai mult, nu durea mai mult, iar eu puteam s-o trăiesc în linişte, fără grabă, puteam chiar s-o înghit, şi să zâmbesc copilăreşte cu dorinţa de a vrăji o altă expresie sau formă a timpului. Eram singur, o piatră ar fi crăpat în locul meu, nu eram din piatră…"
[Ardian-Christian Kuciuk: "Anul în care s-a inventat lebăda", roman, București 1997]
"Ati" - një roman për gjëra që dihen e nuk shkruhen dhe anasjelltas
Incógnito [Copëza nga jeta e rojeve dhe anasjelltas]
![]() |
| Botim onLine: Librarium Haemus, Bukuresht, ISBN: 978-606-8093-98-7 / Në letër: "Naimi", Tiranë, ISBN: 978-9928-234-01-8
Synopsis
Në një kazermë perëndimore që të kujton mërgimin, gjatë një mërgimi që ngjan edhe me vdekjen në mungesë, edhe me çlirimin nga çdo e tashme, një i ri shqiptar, rritur me bunker në oborr, (me nofkën Incógnito) caktohet roje, ose thjesht çon një jetë në dukje të rëndomtë. Për vite me radhë, tek shpreson të kthehet në dashurinë e hershme, ai ruan depo armësh e municionesh, salla librash, veten, kujtesën dhe disa të panjohur, i rrethuar nga eprorë e bashkëkohës që ndonjëherë sikur mishërojnë vetë fatin, në një hapësirë e kohë ku njeriu ka arritur të mos kushtojë më tepër se një plumb.
Ligjërimi i romanit rrjedh mbi tehun që bashkon e ndan metaforën nga e përditshmja dhe vendos një baraspeshë të çuditshme midis ngjarjeve, qënieve dhe sendeve të ngjashme e të kundërta, duke u dhënë mjaf fjalëve kuptime të pahasura më parë. Gjërat rrjedhin herë si në ëndër, herë si në zhgjëndërr, herë si në vegim, herë si në të gjitha bashkë, brenda e jashtë një bote tashmë të globalizuar. Kaosi i mendimeve, i shprehjeve dhe i ngjarjeve hyn në qënien e protagonistit dhe i nënshtrohet fjalës-kyçe “anasjelltas”, që sundon natyrshëm nëntekstin e librit.
Brenda 24 vjetëve gjatë të cilëve shkruhet romani, kufijtë hapen; kazerma, ose mërgimi zgjerohen; poashtu edhe vendlindja, - në kahe e kohë të ndryshme, - ndërsa Incógnito jeton disa jetë, i bindur se vërtet “mund ta nxjerrësh njeriun nga mërgimi, por s’mund ta nxjerrësh më mërgimin nga njeriu”. Roja është shndërruar tashmë në diçka krejt tjetër; Incógnito nuk pranon të tjetërsohet edhe ngaqë di me përafërsi se sa të gjatë e ka jetën trupi i tij – dhe ndjen me saktësi se sa të gjatë mund ta ketë jetën shpirti i tij. Ai nuk del nga “hija”, duke vendosur që më mirë të mbetet “një askush i zgjedhur, se sa një dikush me një jetë të vetme”.
HaemusPress,
2016
F r a g m e n t
Më kot ngrihen gracka para vështrimit të zogjve.
Se ata ngrenë kurthe kundër gjakut të tyre,
dhe shpirtit të tyre i ngrehin leqe.
Fjalët e urta
të Solomonit, 1. 17, 18
Sipas disa fjalorëve të
besueshëm, incógnito rrjedh nga incógnitus i latinishtes, alias dikush i njohur (i famshëm, i shquar), që
udhëton nën emër tjetër, pa dashur të bjerë në sy. Ka edhe kuptimin person që dëshiron të mbetet i panjohur ndaj
botës dhe të tjerëve, duke u fshehur, ose duke dalë nga dijenia e njerëzve.
Autori
Në këtë orë uleshim me Irisin para
dritareve pa perde dhe prisnim vdekjen. Tani prisja tjetër vdekje. Isha roje dhe
prej kohësh jeta ime nuk kushtonte më tepër se një plumb. Tyta e revolverit m’u
ngjit në zverk dhe e ndjeva veten me dy sy e gjysmë. Syri i tretë do të më
hapej sa hap e mbyll sytë, pastaj asnjëri nuk do të hapej më në këtë botë. Shpesh
mjaftonte të mbyllja njërin sy dhe shihja dy botë. Ndoshta jo ato më të
pranueshmet, por dy. As mbyllja e syve, as hapja e syrit të tretë, nuk dhimbte.
Ose dhimbte më pak se litari, sëpata, thika, të cilave u mungonte zjarri. Por
edhe shpirtit i qe mpakur zjarri. Ndoshta edhe zjarrit i qe mpakur shpirti.
Sapo qe gdhirë: vjeshtë e dytë, gjethe që përkujtonin floririn dhe dehjen e
kokës që mbështetet mbi gjirin, apo prehërin e së dashurës. Gjërat nuk
shquheshin qartë, ishin në lindje a vdekje e sipër, ndonëse në brendësi të
tyre, atje ku vështrimi nuk mbërrin, por zemra nuhat, vajtonin si ajo foshnja
që ndjen se do të vdesë pa çuar në fund gati asnjë rrokje, asnjë ëndërr, dhe
përdor lotin ose kujën në vend të fjalëve. |



