Showing posts with label Interviews. Show all posts
Showing posts with label Interviews. Show all posts

"Parallel literature" - a conversation

Interviewed by Arta Marku Qëndro 


– ‘I need to tell a story. It's an obsession. Each story is a seed inside of me that starts to grow and grow, like a tumor, and I have to deal with it sooner or later.’ This is how Isabel Allende replies when asked why she writes. I think it is the kind of answer that can be given by all writers. Everything must start from the need to tell a story. But this one here is an irrational terrain, so let’s start the conversation from a clearer and more easily explicable space: your beginnings as a writer. Because there must be a moment that you discovered this inner need. How would you describe the moment of discovering a writer in yourself - the moment you realized the need to tell a story?  

Before it is a need, it is an almost a childish desire, but not to amaze anyone. It's like an invitation to discover, eyes closed, together with someone (whom you often neither know, nor see, nor will ever meet) things that are extremely vivid and yet invisible, neglected for entirely ordinary or even unjust reasons. I have started writing very early, but I always distinguish the winter of 1985 in Poradec[1]. That setting reminds me of a beautiful death, which seemed to surpass even life itself in many ways. Looking through the eyes of experience, it seems to me that the events that insist on being narrated are those whose ‘longevity’ in the memory is not guaranteed. This also awakens a compassion without which literature cannot live a very long life. 

Fildish...

[Intervistë e shkrimtarit Ardian-Christian Kyçyku dhënë z. Izet Duraku, Drejtor i “illz” – Revistë Letrare e Tiranës]

Izet Duraku: Kam kënaqësinë të konstatoj se në Bukureshtin e bukur ku jetoni dhe punoni keni marrë edhe vlerësimet më të larta si njeri i dijes dhe shkrimtar i shquar. Faleminderit, i dashur mik, që po lartësoni emrin e mirë të Shqipërisë!
A ka shërbyer mirënjohja rumune për të qenë edhe më prodhimtar në punën dhe në krijimtarinë tuaj të jashtëzakonshme? A ka ardhur koha që në shqip duhen shqiptuar pa kurrfarë droje, publikisht e me zë të lartë lëvdatat e mirënjohjet e merituara, pra, për ta mëkëmbur e fuqizuar më tepër institucionin shqiptar të mirënjohjes?

Ardian-Christian Kyçyku: Meqë lexuesit e mi të parë në rumanisht ishin shkrimtarë, kritikë dhe lexues nga ata që nuk mbijetojnë dot shpirtërisht pa letërsinë, vlerësimet e tyre më dhanë një shtysë dhe një kënaqësi të pazakontë. Se shpesh, gjatë shkrimit të një libri, aq më tepër drejtpërdrejt në gjuhë të huaj, huajsimi ndaj gjërave dhe njerëzve, madje edhe dyshimet se mos je lindur vonë, herët, apo fare kot mund të jenë aq të thellë e dëshpërues, në prag të shterjes, saqë kthimi sërish në të përditshme i ngjan rropatjes për të dalë, ose për të mos hyrë në një skëterrë. Ndaj edhe kam një mirënjohje të paktën sa vlerësimet.
Dihet që mirënjohja as të vret, as të zgjat jetën. Por mbase ngaqë duket e dyshimtë, - se pasuron shpirtin, duke qenë falas, - njerëzit e sotëm nuk nguten t’u kushtojnë kohë gjërave që nuk pasurojnë xhepin.

- A e konsideroni veten me fat si shkrimtar që ia keni dalë mbanë të krijoni një univers me veprat tuaja letrare, një botë të plotë, si një paralele shpirtërore me botën reale? A keni pasur një vegim rreth saj; nëse ka ekzistuar një vështrim i tillë si prej hyji, sa përputhet bota jote letrare me synimet fillestare?

- Ndodh si me një pasqyrë, të cilën varet se ku e thyen secili autor. Për shkak të krenarive të sëmura dhe shqetësimeve që na sjellin njerëzit, sidomos kur nuk na plotësohen ca ëndrra, jetojmë me bindjen se kjo botë është e mangët, e pamëshirshme, sunduar nga një armiqësi që zëvendëson dhunshëm çdo gëzim me hidhërime të pamerituara. Por, po ta heqësh pak veten nga rrëmuja e rrëmeti, mund të vëresh se bota është e përkryer. Në këto kushte, secili duhet të zgjedhë mënyrat me të cilat shkatërron (sa) më pak. Në fillimet e mia, pikërisht mahnitja nga hijeshitë e kësaj bote dhe nuhatja e së vërtetës që Krijuesi na ka dhuruar një harresë jetëprurëse dhe njeriu nuk jeton aq gjatë sa të bëjë gjëmën gjer në fund, më shtynin të shkruaja. Për fat, vazhdoj të shkruaj gati si dikur.

"Malli..." [bisedë]


Revista Saras: Si e keni shkruar romanin e parë; keni pasur në mëndje modele?

Ardian-Christian Kyçyku: Ka qenë “Lumenjtë e Saharasë”, në vjeshtën e vitit 1988. Mbaj mend se isha gati i ngujuar nga shirat e Tiranës, ndërsa shpirtërisht endesha brenda e rreth një Pogradeci të gjithëkohshëm, me më shumë shpirtra se sa njerëz. Zgjati më pak se një javë dhe ishte një lloj i çuditshëm tërbimi, si e ndonjë shpirti të kapur në rrjetë, por në rrjetën e Bukurisë se Epërme, kur kupton se aq bukuri s’e përballon, s’e tret dot, dhe njëherazi nuk ndalesh së ëndërruari, në mos po së luturi, që ajo të zgjerohet e të kapërcejë çdo cak. Nuk është aspak lojë fjalësh kur them se doja të tregoja gjëra që s’rrëfehen lehtë dhe të rrëfeja gjëra që s’tregohen lehtë.

Thomas S. Eliot shprehej në vitet ‘20 se romani është një formë që s‘do të shërbejë më, që s‘do të mund të përdoret më... Në fakt, duket se ndodhi e kundërta?

- Varet se ç’“roman” ka pasur parasysh, ndonëse çdo bindje kritike e përmasave globale gjithmonë fsheh të paktën një pakënaqësi, ose mangësi lokale. Nëse bëhet fjalë për tonelatat e letrës së shtypur, autorët e të cilave, në rrugë drejt sintezës, i ha analiza, gjithkush mund ta thotë, në çdo kohë, pa gabuar. Sidoqoftë, kur shkruaj, jam aq larg thënieve e parashikimeve, saqë nuk gjej asnjë arsye për të dalë nga bindja “teoritë le të lehin, romani shkon përpara”.

Romani duket se diti t’ia dalë dhe formave të egra siç ishte censura gjatë komunizmit?

About literature and bilingualism


Iolanda Malamen in dialogue with Ardian-Christian Kuciuk
Bucharest, September 2008

Iolanda Malamen: Ardian-Christian Kuciuk, God has given you a second literary homeland: Romania. So, as it could be said, “the sweet burden” of two languages in which you can write different things. I find that fascinating.

Ardian-Christian Kuciuk: I must say that these two homelands, in time, became more textual than literary. For me, the fascination lies more for the gift required to maintain a real equilibrium between the sweetness of the burden and burden of the sweetness.

- You have reinvented yourself in a new culture. Was that, though, a trauma?

- It was more than a reinvention, it was like climbing a mountain backwards. Before writing directly in Romanian “The year in which the swan was invented” in the graceful year of 1996, for instance, I believed that I would not write in another language except Albanian, ever again. Maybe it was a trauma for the other, although my behavior had no stains of abnormality. It was the natural rise of a literary opera to the level at which you can produce global literature, along with the more local the languages that you write in become.

Tinguj dhe zhurma / bisedë, 2007


Zhani Canco
: Muzikën e dëgjojmë në momente dëshpërimi dhe gëzimi; lehtësohemi kur e këndojmë; e shijojmë kur ajo shoqëron ndonjë dialog filmi… Më befasuese është se personazhet tuaja kanë një muzikalitet brenda vetvetes; kujt ia blatoni këtë sukses?

 

Ardian-Christian Kyçyku: Po qe se çështjet e një arti nuk do të pasqyroheshin, - padyshim, të “përkthyera”, - edhe në artet e tjerë, do të ishte e kotë të flisnim. Gjatë këtyre afro njëzet vjetëve të fundit, veçanërisht në Ballkan, u krijua përshtypja dhe jo rrallë bindja se rënia e regjimeve çnjerëzore do të sillte zëvendësimin e zanateve me dhuntitë. Njerëzit që ishin detyruar të zgjidhnin një zeje apo një tjetër, ose që të robtoheshin në vende pune krejt të kundërta me dëshirat dhe ëndrrat e tyre, do të fitonin më në fund lirinë për të jetuar falë dhuntive. Shembjet ndodhën, por jo gjithnjë në kahun e pritur. Prandaj të lenë pa gojë filozofirat që çdo askush bën në kurriz të artit, përfshi muzikën. Shumica flasin jo se kanë ndonjë gjë për të thënë, por se duan të bëhen sa më të besueshëm gjer edhe për veten e tyre. Në botën shqiptare kaherë letërsia duket se ka pasur po aq, në mos edhe më shumë muzikë se vetë muzika, e vetëm kjo e vërtetë më jep njëfarë shtytjeje që t’ju përgjigjem. Në kushtet e sotme, muzika plotëson një mangësi, mbush një boshllëk, mjekon përkohësisht e shpesh rrejshëm ndonjë plagë a ankth, por nuk thelbëson. Kjo nuk është një muzikë që i fton shpirtrat në harmoni, por që i bën të varur, si puna e një droge. Gjithkush e ka të lehtë të bindet se jetojmë nën, në, ose mbi kohën e zhurmës. Muzika e kësaj kohe i shërben pikërisht zhurmës, ose është një zhurmë që rreket të duket muzikë. S’janë të paktë ata që e pandehin muzikë. Në fakt, përpjekja për të shkatërruar shpirtin dhe njeriun në përgjithësi mund të shihet edhe si një një ftesë nga Yjori. Ftesë që njeriu të rimësojë heshtjen e epërme. Sa i përket letërsisë, ajo e përfshin në vete muzikën e përjetshme, ngaqë jeton e zhvillohet në magmën e parme, ku tingulli, fjala dhe brendia e njeriut nuk qenë të ndara, e as njeriu nuk i përftonte dot të ndara.

 

Kam përshtypjen se ju personazhet i perceptoni si organizma tingujsh që formojnë melodinë e krejt veprës, duke i dhënë kësaj të fundit një veçanti të pazakontë.

Koha e mëkëmbësve (Vremea locţiitorilor)



Shtëpia botuese „Humanitas”, njëra nga më të mëdhatë e më prestigjiozet në Rumani, botoi në koleksionin „Kujtime / Ditare / Bashkëbisedime”, - që u është rezervuar personaliteteve të shquara botërore, mes të cilëve Aleksandër Sollzhenicin, Imre Kertesh, Vladimir Bukovski - librin: „Ardian-Christian Kuciuk: Vremea locțiitorilor - un dialog cu Iolanda Malamen despre spiritualitatea albaneză” (Ardian-Christian Kyçyku: Koha e zëvendësve / mëkëmbësve - një dialog me Jolanda Malamenin për shpirtërimin shqiptar), në 144 faqet e të cilit shkrimtari shqiptar që shkruan edhe në rumanisht u përgjigjet një numuri të madh pyetjesh lidhur me shpirtërimin shqiptar dhe letërsinë evropiane e më gjerë.

Në hyrje dhe në mbulesën e pasme të librit, botuesi, në paraqitjen që i bën autorit para lexuesve, ndër të tjera, thekson: „Ardian-Christian Kyçyku ka dy atdhe letrarë, që i glorifikon në gjithçka shkruan... I ardhur nga një trevë që pasqyrohet në Ohrin mitik, dhe nga një shtypje ideologjike e egër e gjymtuese, historia e prozës së tij është, në fakt, ngadhnjimi i një talenti gjigant... Përse „shpirtërimi shqiptar”? Për shumë arsye. Sepse kemi të bëjmë me një shkrimtar të jashtëzakonshëm. Sepse Shqipëria me vetëm 29.000 km2 i ka dhënë botës vlera të pakontestueshme. Sepse për pesëdhjetë vjet me radhë nuk u mor vesh thuajse asgjë për të, megjithse ndodhet në hartën e Evropës e të Ballkanit. Sepse nuk u gjunjëzua dhe luftoi për të mbijetuar shpirtërisht. Mirse ke ardhur në letërsinë rumune, Ardian-Christian Kyçyku!”

Në këtë vepër të re në rumanisht, Ardian Kyçyku himnizon, në radhë të parë, botën e mirëfilltë shqiptare, vlerat shpirtërore e qytetëruese të kombit shqiptar, historinë, qëndresën intelektuale e artistike gjatë terrorit të shumëfishtë, sajuar e mbështetur nga forca të caktuara politike. 

Pyetjes nëse e ndjen veten minoritar, Ardian Kyçyku i përgjigjet: „Pa asnjë mëdyshje. Unë jam minoritar jo në katror, por në kub. Dhe këtu s’bëhet fjalë për të nxjerrë ndonjë gjë në ankand. Jam minoritar si shqiptar që ndodhet në dhé të huaj. Jam minoritar si shkrimtar, në kuptimin e profesionit, në këto kohëra kaq antiartistike. Jam minoritar si shkrimtar jokomod, jokonformist dhe i përkushtuar shkrimit. Të mos harrojmë se shumë herë të jesh në minoritet, do të thotë të jesh në origjinalitet”.

Pyetjes: „... shkruan në të dyja gjuhët dhe nuk ke hequr dorë nga shqipja... Çfarë përfaqëson për ty gjuha shqipe?”, Ardian Kyçyku i përgjigjet: „Gjuha shqipe është për mua një tempull i padukshëm, i pashkatërrueshëm. Me të mund të njohësh më shumë nga sa mund të thuash. Me të, madje, nuk duhet të thuash aq sa mund të dish. Dhe jam i bindur - hollësitë janë të tepërta - që, në një botë tjetër, gjuha shqipe nuk është gjuhë me qarkullim të kufizuar”.

Më tej, Ardian Kyçyku thekson: „Në njëfarë mënyre, asnjëherë nuk jemi larguar nga Shqipëria jonë, nga ku asnjë dëshpërim s’mund të na shkulte, sepse ishim stërvitur tashmë për një kohë të gjatë me dëshpërimin... Në fund të fundit, atdheu ynë është gjuha shqipe, ndërsa ardhja në Rumani nuk përfaqëson ndonjë mërgim në kuptimin klasik të fjalës...”.
(Nga Shtypi shqip, 2003)

Fragment


Jolanda Malamen: Fole për familjen tënde, për prejardhjen, për zbulimin e shkrimit në një familje në të cilën lexohej dhe tregohej shumë. Yt atë është një intelektual që u përfshi në politikë. Madje në politikën e atyre vitesh skëterre.

Ateizmi i zbrazi ballkanasit nga mirësjellja e lindur



Iolanda Malamen: Ardian-Christian Kyçyku, Zoti të ka dhuruar një atdhe të dytë letrar: Rumaninë. Mban, si i thonë, „peshën e ëmbël” të dy gjuhëve në të cilat shkruan. Kjo më duket mahnitëse.

Ardian-Christian Kyçyku: Duhet të them se këta dy atdhe, me kalimin e kohës, u bënë më fort atdhe tekstorë, sesa letrarë. Për mua mahnitëse mbetet dhuntia që të arrish të mbash një baraspeshë mes ëmbëlsisë së peshës dhe peshës së ëmbëlsisë.

-  U rishpike në një kulturë tjetër. Ishte, gjithsesi, një traumë?

-  Më tepër se rishpikje ishte njëfarë ngjitjeje në të përpjetat e një mali duke ecur sëprapthi. Para se të shkruaja drejtpërdrejt në rumanisht romanin „Viti kur u shpik mjellma”, për shëmbull, në vitin e bekuar 1996, nuk më vinte të besoja se do të shkruaja edhe në ndonjë gjuhë tjetër, veç shqipes. Kjo mbase ka qënë një traumë për të tjerët, ndonëse sjellja ime nuk pati asnjë njollë anormaliteti. Ishte ngritja e natyrshme e një vepre letrare në nivelin ku mund të bësh letërsi globale sa më lokale bëhen gjuhët në të cilat shkruan.

Ateismul i-a golit de bun simţ pe balcanici

Ardian-Christian Kuciuk, Iolanda Malamen
ZIUA, 3 noiembrie 2008, pag. 17 - Dialoguri

Iolanda Malamen: Ardian-Christian Kuciuk, Dumnezeu ţi-a dat o a doua patrie literară: România. Duci, cum s-ar spune, ,,dulcea povară,, a două limbi în care scrii lucruri diferite. Mi se pare fascinant.

Ardian-Christian Kuciuk: Trebuie să spun că aceste două patrii, cu timpul, au devenit mai mult textuale, decât literare. Pentru mine, fascinant rămâne darul de a putea menţine un echilibru real între dulceaţa poverii şi povara dulceţei.

- Te-ai reinventat într-o nouă cultură. A fost totuşi o traumă?

- Mai mult decât o reinventare, a fost ca un soi de urcare a unui munte mergând cu spatele. Înainte de a scrie direct în româneşte „Anul în care s-a inventat lebăda”, de pildă, în anul de mare graţie 1996, nu credeam că voi mai scrie într-o altă limbă, decât albaneza. Poate a fost o traumă pentru ceilalţi, deşi comportamentul meu n-a avut nicio pată de anormalitate. A fost ridicarea firească a unei opere literare la acel nivel unde poţi face literatură globală cu cât mai locale devin limbile în care scrii.

Të presësh shpërblim nga atdheu i përkohshëm... - Bisedë


Botuar me disa shkurtime në Gazetën "Kosova Sot", Prishtinë, 6 korrik 2008

Isa Vatovci: Përveçse jeni djali i një shkrimtari, akademiku dhe poligloti (Kopi Kyçyku), edhe çka tjetër ju ka shtyrë të futeni në botën e magjishme të letërsisë?

Ardian-Christian Kyçyku: Ndikimi i tim eti që t’i hyj letërsisë ka qënë vendimtar, por kurrsesi jo si në rastet kur një prind synon të hakmerret përmes fëmijës për ato që nuk ka mundur t’i bëjë vetë. Edhe tani ne përmendim me bindje se lloji i talentit letrar të tim eti nuk kishte asnjë shans të zhvillohej natyrshëm në kushtet e dikurshme, përjashto një sërë krijimesh humoristike dhe për fëmijë, që mbeten përherë të freskëta. Gjatë tre muajve kur shkoja me pushime në Pogradec, mbanim letërkëmbim të rregullt. Ai e nuhati herët prirjen time dhe u kujdes që të mos më mungonte asnjë libër i rëndësishëm, përfshi disa libra të ndaluar, asnjë mjedis ku një shkrimtar ka ç’të vërejë e të mësojë, kurse më vonë ruajti dhe m’i solli në Bukuresht të gjitha dorëshkrimet që pata lënë në Tiranë. Thënë si pranë një kafeje mes miqsh: jo pak nga telashet që ka përballuar deri tani im atë janë nisur, në të vërtetë, drejt meje, por edhe anasjelltas. Për vite me radhë, faktin që shkruaja e kemi ditur vetëm ne të dy.