Ka një pasion, që duket në sytë e gjithë atyre që shkruajnë, të etur për të rrëfyer gjithçka dhe të gatshëm për të bërë të gjitha paktet që duhet të bëjë një burrë për të qenë "një dashnor i vërtetë" me letrat. Ardian-Christian Kyçyku tashmë është një emër i njohur në letërsinë rumune. Shkrimtari që la Shqipërinë për ta vendosur jetën në Rumani, tashmë është doktor i shkencave filologjike, doktorant në teologji pranë Universitetit Shtetëror të Bukureshtit, docent në shkencat humane e të komunikimit, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve të Bukureshtit. (…) Në prag të 23 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Librit, Kyçyku vjen për lexuesin e "Shqip" në një rrëfim vetëm për librin.
- Librat, si do ta kujtoje lidhjen tënde me to?
Ardian-Christian Kyçyku: Në shtëpinë ku u linda, librat e tim eti rrinin të stivosur në tavan, mbase ngaqë ishin shumica të ndaluar. Ngjitesha rrallë atje, përmes një shkalle të ngushtë druri, dhe më bënte përshtypje që librat ose nuk kishin fare, ose duronin më pak pluhur se gjërat e tjera. Në tavan im gjysh bënte dritare dhe hartonte me laps e letër planet e shkallëve që ngrinte në ndërtesa të ndryshme të Pogradecit. Librat ndodheshin mes kokës sime dhe qiellit, si një shënjë e mundësisë së vetme për të njohur qiellin. Pa i lexuar të gjithë, nuk kishe si të ngjiteshe më lart. Ka ndodhur disa herë që në tavan të dyndeshin zogj të pastrehë, ose udhëhumbur, përfshi një skifter, dhe mua të më dukej sikur mes zogjve dhe librave niste një betejë, ose një garë: cili mund ta mposhtë tjetrin, cili mund të fluturojë më mirë se tjetri. Që këtu, shpesh librat më ngjasuan me ca zogj flatrapalosur. Në shtëpinë e gjyshërve të tjerë, në fund të korridorit, ndodhej si përjetë një sënduk vigan prej druri, mbyllur me një dryn të rëndë. Hapja e sëndukut më vegoi gjëra që s’i prisja. Brenda kutisë së një sahati të moçëm muri gjeta një Bibël në greqisht dhe për një kohë të gjatë e pandeha pjesë të sahatit. Kurse në dhomën time, njëra nga dritaret qe mbyllur dhe qe shndërruar në njëfarë biblioteke të vogël. Shënja ishte sërish e qartë: duhet të mos shohësh një copëzë bote, që të mund të mësosh pjesë nga historia e saj shpirtërore.
Alda Bardhyli
Gazeta Shqip Tiranë 22 prill 2008

- Ç’janë librat për ju?