"Shpesh më duket sikur fle në fund të një rruge. Në pragun e një rruge që
nis ku mbyllet rruga ime. Ose dita ime. Ose ëndrra ime. Shkolla ngrihet në skaj
të një rrjeti rrugicash e qorrsokakësh. Që t’i ruheshin sadopak zallamahisë
sonë, banorët e mëhallës, shumica pleq cingunë, veteranë lufte që kishin
tradhtuar vazhdimisht nga pak, aq sa të mos linin kockat burgjeve, patën
lartuar muret dhe i kishin mbushur me copëra shishesh të thyera, kangjellash të
vjetra, bajonetash e teneqesh tërë ndryshk. Muret ishin të palyer nga brenda
dhe të pispillosur me parrulla nga jashtë, në oborrin e shkollës. Demokraci për shumicën, diktaturë për
pakicën. Isha bir i pakicës, sepse pata lindur zgjuar. Zgjuar në bark të
simëje, zgjuar në gjumë, zgjuar pas vdekjes. E s’i lypja kërkujt shpërblim për
pagjumësinë time. Majë mureve dhe nën dritare harliseshin veshulët e rrushve
dhe kumbullat, hurmat, portokallet, mandarinat, trëndafilat shumëngjyrësh. Në
oborrin e shkollës gjallonin si duke mërmëritur vetëm pesë plepa të moçëm, myshkur
drejt veriut, nxirosur nga rrufétë. Njëherë rreth plepit më të hershëm u
spërdrodh një rrufé verbuese, e cila, përveç degëve që i bëri shkrumb, mbushi
oborrin me hi fluturash të bardha e kufoma sorrash të vrara apo thjesht të
shurdhuara gjer në shpirt. Këto ngordhën pas disa minutash. Në fillim të
vjeshtës pleqtë na shisnin hurma farzeza,
kumbulla e mollë, kurse gjatë dimrit na çanin me thikë topat që kapërcenin
muret. Mbeturinat e topave ktheheshin në oborr si lëvozhgat e ca frutave tashmë
të pira a të ngrëna me babëzi përtej mureve, atje ku rrezik jeton ajo kafsha
trungrënëse. Njëherë ra tërmet i madh: hardhitë me gjithë hurmat u përmbysën në
oborrin e shkollës. Fëmijët që ishin pushim u turrën të shuanin urinë dhe
etjen, kurse pleqtë dolën nga bahçet dhe, në vend të ruheshin nga tjegullat që
flatronin nga të katër anët, apo nga muret që thërrmoheshin, rendnin pas
fëmijëve dhe i fshikullonin. Dukej sikur më mirë vdisnin duke edukuar brezin e
ri, se sa të shpëtonin gjallë sëkoti, pa aq rrush, hurma etj. Në ato çaste
beteje plot klithma e grahma të dyfishta, tmerri e gazmendi, brenda shkollës u
shembën tavanet e katit përdhes, alias dyshemetë e katit të dytë. Nxënësit e sipërm u gjendën kalaqafë mbi ne (më
tokësorët). Ranë me gjithë banka, libra, kallamare e vazo lulesh, ranë edhe
mësueset e çmeritura, disa prej të cilave u gjendën poshtë vetëm në mbathje e
këmisha të shqyera gjatë fluturimit. Për fat, nuk pati asnjë të vdekur a të
plagosur, ndonëse, me thënë të drejtën, nuk kishim parë ende ndonjë fëmijë të vdekur.
Një hukamë shumëngjyrëshe, e rrënqethur nga cijatjet e minjve që popullonin
bodrumet dhe ujrat e zeza të shkollës, mbushi hapësirën gjer në vrimat e
merimangave, dhe ne pritëm që të binin edhe muret e mbetur. Se tërmeti, siç m’u
duk në ato çaste, nuk ishte veçse një zë i mbajtur mbyllur. Jo zë i një njeriu
të vetëm, por i një brezi, i një bashkëjetese të pavetëdijshme. Po shpupurisja
trutë mbi një ushtrim aritmetike dhe mbi pyetjen nëse mësuesja ime flokëverdhë,
ajo aq e ëmbla sa të vinte ta lëpije në gjumë, e bënte atë punë, kur tavani u
kris me një nënqeshje (në fakt: mbi-qeshje) të ligë, ngrita kryet, qielli i
përhimë me rrjeta merimangash u nda në disa copë dhe u mbush me gropa, gjuhë,
shirita suvaje që bëhej rërë (për klepsidrat tuaja); bythkat na kërcyen
përpjetë, goditëm me kokë anembanë, s’dihet kë, s’dihet ku, s’dihet pse, si për
të parë e për t’u parë më qartë, gjersa e pashë veten të mbërthyer
dëshpërimisht mes një shkurrnaje këmbësh, dërrasash, këpucësh dhe britmash.
Desha të kthehesha në ndonjë anë, por qe e pamundur. Njëlloj sikur të isha
shndërruar befas në një trompetë, thirra “a-a-a-a!”, më fort për të dëgjuar e
për t’u bindur se truri nuk qe vjedhur meje nga lebetia, qesha pa shkak, humba
shpresat, secili kujiste “Olele, o nëna
ime!” në këtë botë. Papritur ndjeva se shpinën e kisha më të butë. Gjysmë i
përhumbur u përdrodha pak majtas, nga krahu i zemrës, zgjata gishtat mbrapa,
sikur tërmeti të ma kishte kthyer kokën mbrapsht, ndesha në diçka të butë e të
ngrohtë. Po të mos merrte frymë si ndonjë zogth, do të mendoja se po prek fekalet
e mia. U zvarrisa dëshpërimisht, duke u rropatur të mbaj sytë hapur, sytë që
m’i kish rënduar një nga më këndshmet përgjumje të mundshme, edhe pak më lart,
fare pak më lart: ishte mish njeriu. Mish vajze. Aty çeli, si të thuash,
nuhatja ime ndaj trajtave femërore. Nuhatja prej qeni kufiri. Prej përbindëshi
të mbushur plot me mall. E me dashuri mbinjerëzore. Gishtat më qenë zhytur në
kurmin e saj dhe përgjërohesha të mos kisha humbur shikimin. Pata prekur buzët
e jashtme të seksit femëror, një fqinjës sime në kopësht, por kjo ishte
tjetërgjë. Shkita gishtat mbi kofshën e saj të majtë, preka mbathjet me
qëndisma, pastaj u ngjita më lart, sadopak më lart, tek gufmimi i lehtë i
gjinjve të ardhshëm – aty ngela. Ngela në jetë, ashtu siç ngelim në klasë. Me
një shije të pathënshme lumturie, veçimi nga turma. Po të ngjitesha qoftë edhe
një gisht më lart, do të më dilte shpatulla vendit. Po le të më dilte! M’u
errën sytë e mbyllur. Ndjeva gudulisje në qafë; ca nga lumturia, ca nga
shtrëngesa që më merrnin frymën, i dhashë trupit me gjithë forcën, mirpo,
megjithë zjarrminë gati mesianike që më frymëzuan krahasimet me herkulët e
filmave, arrita të lëvizja vetëm rropullitë e mia. Atëbotë u bëra mehit nga
dështimi dhe shfreva pluhurin nga buzët:
- Kush je, moj, ti, se ma more
frymën?!
