Showing posts with label SQ. Show all posts
Showing posts with label SQ. Show all posts

Një njollëzë e kuqe / Ati - rrëfim

 

Gur në fuqi të lotit


Në këtë fis emrat sikur janë prerë nga ndonjë shpallje e Kombeve të Bashkuara, ose nga ndonjë fletërrufé, pat qeshur njëri prej shumë stërnipërve. Merrej me poezi dhe prandaj shkoi për lesh, qe ngërdheshur njëri nga kushërinjtë e tij të panumurt, duke ngulmuar se kjo hale botë nuk është as poezi e as për poezinë. Mund të bëje gallatë më kë e çfarë të doje, por me emrat dhe me numurat kurrë, përjashto rastin kur të qe neveritur jeta. Në një kthinë kujtese që mezi shquhej, matanë breznive me Lindita, Mirdita, Hana, Bashkim, Parti, Shpëtim, Partizan, Dritë, Trim, Luftim, Çlirim, Gëzim, Pajtim, Urim, Fitore, Blerim, Kangë, Shkëlqim, Kujtim, Burim, Mbarime, Krenar, Arsim, Lavdie, Pëllumb, Lule etj, mbështetur nga një brezni me Kreshnik, Marenglen (shartim i Marksit dhe Engelsit dhe Leninit), Ben, Tan, Gon, Mon, Zan, Tos, Mol, Çim, Gim, Elvis, Xhilda, Merlin, Suzi, Moza etj, emri i stërgjyshes Jetnore dukej i huaj, a thua se ata të gjithë nuk rridhnin nga barku i saj. E patën ripagëzuar Jetnore, që t’i zgjasnin jetën, sipas një bestytnie të moçme, sepse emri i parë gati ia kish gëlltitur foshnjërinë qysh ditën e parë. Më vonë, sidomos pasi mbeti vejushë, nuk munguan ata që thanë se mund t’ia kishin vënë më mirë Vdeknore, ose Lotore.

Pak vetë braktisën qytetin për një botë më të dhimsbur pa u vajtuar prej vargjeve të Ma Jetnores. Nuk qe shquar as për hijeshi të veçantë, as për ndonjë zë që ngjeth njerëzinë, as për shtat turbullues, as për ndonjë mençuri të pazakontë, por dinte t’i vajtonte të ndjerët me kujdes, me ndershmëri, pa parti, si i thonë llafit. Nuk kish pranuar si shpërblim as një thërrime floriri a dhuratë a veshje, me përjashtim të një kothereje nga buka e përshpirtjeve të secilit. Por ishte thatime dhe pa uri, dhe kotheret zakonisht mblidheshin në magje, ngurtësoheshin, si ca vezme fishekësh nga pushkët e vjetra.

Anagnorisis / ἀναγνώρισις



SQ: Anagnorisis – Përfaqëson çastin e njohjes së papritur në një vepër letrare (sidomos në tragjedi), kur një personazh: zbulon një të vërtetë thelbësore; kupton se kush është me të vërtetë dikush (ose kush është ai vetë); kupton natyrën e vërtetë të situatës së tij. Është një pikë kthese e fuqishme që ndryshon kuptimin e personazhit dhe shpesh rrjedhën e veprimit.

RO: Anagnorisis este momentul de recunoaștere bruscă dint-o operă (în special tragedie) când un personaj: descoperă un adevăr esențial; realizează identitatea reală a cuiva (sau propria identitate); înțelege adevărata natură a situației în care se află. Este un punct de cotitură cognitiv și emoțional, care schimbă cursul acțiunii.

EN: Anagnorisis – It refers to the moment of sudden recognition in a literary work (especially tragedy) when a character: discovers an essential truth; realizes who someone truly is (or who they themselves are); understands the true nature of their situation. This is a powerful turning point that changes the character’s understanding and often the course of the action.

Katrori, rrethi, koni...

 

(...)
E dinim që kishte një përfytyrim të veçantë rreth mërgimit dhe na e pat dëshmuar gjatë një takimi qesharak me njërin nga ministrat e panumurt që vinin të na bëheshin baballarë e të qanin gju më gju me gjunjët tanë të capaluar hallet që ata pandehnin se kishim. Ministri në fjalë ishte çunak, faqekuq, një nga ata që shëndoshen furishëm, mbeten shtatzanë me bollëkun, qivuren në kostume të zinj, venë ndonjë stemkë mbi zemër dhe pjellin e mbajnë fjalime si nga rropullitë e rilindësve. Na e pat thënë hapur: «Të dashur bashkatdhetarë, të dashur vëllezër, na thoni ç’doni të bëjmë për ju…». Në sallë, padukshëm, kish plasur ajo që mund të quhet e qeshur zorrësh dhe që nuk para humb hidhërim po të pjerdhësh. Ca zëra kishin kërkuar sjelljen e atdheut këtu, ose zhvendosjen e mërgimit atje. Kurse Home Çkena, që ishte i ndrojtur nga natyra, ose, më mirë: nga sasia e mençurisë që bartte në kafkë dhe të cilën s’ishte asnjëherë i sigurtë se nuk do t’ia keqkuptonin, drithëronte. Pat ngulmuar aq herë me thërrime zemre: «Hajde, çuna, se do vijë e djathta në fuqi dhe s’do na harrojë. E djathta s’harron askënd. Hajde, çuna, se do vijë e majta në fuqi dhe s’do na harrojë. E majta s’harron askënd. Hajde, çuna, se do vijë qendra në pushtet, do vijë rrethina, do vijë katrori, rrethi, koni… ».
Papritmas qe ngritur në këmbë dhe i kish thënë ministrit:

- Na thoni më parë ju se çfarë jeni në gjendje të bëni, pastaj ne do t’ju themi se ç’na nevojitet.

Na pat mbetur gdhendur nga ai tubim vetëm fytyra e qymyrtë e ambasadorit që vigjëlonte mbi mërgatë asokohe, sytë e vranët, të zhgënjyer, dhe tendosja përbuzëse, vishnjë, e nofullave, diçka që mund të shqipërohej: «Po ju s’keni brekë në bythë e atdhe nën shputa, mor halabakë – si guxoni të hidhni baltë mbi misionin e zotit ministër?!».

- Nuk ju vjen ta besojnë, - pat thënë Home Çkena pas mbledhjes. Nuk ju vjen të besojnë, se, po të mos ishim ne jashtë, askush s’do ta merrte vesh, për njëqind e ca vjet, se ata janë brenda. Por do të vijë dita kur ta marrin vesh se ne jemi kufijtë e tyre. Ja, kështu siç jemi, pa brekë në bythë, pa atdhe nën shputa…

E në mungesë të kufijve, gjithçka e gjithkush i përkiste vetëm Hiçit.(...)

* Fragment nga romani "Home"

Me vete / Scriind singur

 


[Prozë e thyer / Proză frântă]
SQ: Vëllim dygjuhësh / RO: Volum bilingv

Librarium Haemus Editions
ISBN: 978-606-8872-29-2

Digital

Ballina / Coperta: KÜdesign
Sipas një fotografie nga Misto Cici, Pogradec, 3 tetor 1971
/ După o fotografie realizată de Misto Cici, Pogradec, 3 octombrie 1971


Shtijëza


I vari veshjet e shtrenjta mbi gardh, pranë luleve të diellit, dhe bëri një dush me fuçi, që të kthjellonte trutë. Menjëherë pas gardhit, pas veshjeve të tij dhe flokëve të ngrirë të luleve të diellit, hapej qielli. Pa asnjë majë çatie, pa asnjë oxhak, pa asnjë fjollë tymi. Qielli i lartë, i kulluar, me yje që cijatnin mençurisht mbi rëndomtësinë tonë të sëmurur, të ngrefosur e sidomos shurdhe. Piu një cigare ulur mbi shkallë, pastaj ra në shtrat pa u fshirë me peshqir, pa u veshur. Dritaret i hapi kanat më kanat, asgjë e mbrapshtë s’mund t’i ndodhte. Tha me vete se në kaq bukuri, në një vend kaq të thjeshtë, përtej ritmeve të rreme, do t’i mjaftonte qoftë edhe një orë e vetme gjumi. U krodh në qiell me lehtësinë me të cilën një shpirt i përkorë zhytet në shpirtin binjak, pa ndjerë mungesën e ndonjë ëndrre apo të ndonjë kurmi femëror. Pak para se vështrimi i tij të mjegullohej, të shpërthente butë, si ndonjë farë sinapi, për t’u bërë ajër, ngjyra, vështrimi u tkurr në një pikë sa një farë sinapi. Ndjeu se pika qënkej maja, ose thjesht njëra nga prerjet e një shtijëze që binte nga lart poshtë e anasjelltas, një shtijëzë e ndritshme, ndofta rreze hëne. Njësuar në shtijëzën e ndritshme, zgjatej, me të njëjtën heshtje, me të njëjtën pafundësi, binjakja e saj e errët, e zezë. Nuk dihej nga buronin, çfarë shponin, ku shtereshin.

Tunel-e


(…)

- Shpresoj të mos e mbajë kështu dëbora gjer të kthehem, - tha ai.

- Ti shpreson, unë uroj. Po ç’mund të të ndalë tashti të kthehesh?! Derë s’kemi më, pragu s’na ndal dot.

- Ke të drejtë, - shtoi ai, - por doja të bëja ca ditë plazh. Ta merrja njëherë me not kryq e tërthor, si në gjimnaz.

- Gjoli aty është, - tha i gjyshi. Po nuk e nxore mallin tani, do na japësh besimin se herën tjetër do kthehesh më shpejt.

Ai deshi të shqiptonte fjalën “e drejtë”, por shtangu. Rijetoi atë zgjerim e mprehje të frikshme të dëgjimit, si në mërgatë, si jashtë librave, zgjuar fillimisht nga tmerri, nga makthi se mos të vret kush gabimisht, apo të bie ndonjë copë suva e huaj, ose të ka shtënë kamarieri helm për minj, ose thjesht një pështymë të huaj, në gotë, në kafe, e kur arrin të dëgjosh jo vetëm rrahjet e zemrës sate e të të panjohurve, por edhe mbllaçitjet e stomakut, gërvimën e zorrëve, zhaurimën e mëlçisë së fyer, drithmën e ngjyrave brenda kokërdhokëve, afshin dhe kujën e fjalëve, palé aq fjalë të huaja që nuk i kupton, pastaj ato që i kupton, ato që të mardhin e të nxehin e të torturojnë e të shajnitin… Nën vendlindjen e tanishme qe ngjallur befas një qytet tjetër, më i panjohur se ai nëntokësori e se qiellori. Një qytet nën dëborë e ku nuk ia pat prerë mendja kurrë se gjallokëshin aq vetë që mezi prisnin të braktisnin shtëpitë. Ai qytet i nënshtrohej një tjetër harte, ende të pabotuar, madje të pahartuar. Zhurma brofi nga disa anë njëheresh, si currilat e furishme të një uji që ka ndenjur ngucur me gjithnjë e më pak frymë brenda një buti, ose shkëmbi prej akulli. Njerëzit sikur kishin shkalluar, ndofta trutë e tyre kishin plasur e vërshuar bashkë me atë ujë. E nuk qe aq ftohtë sa përrenjtë e truve të ngrinin e të binte sërish heshtja. Tunelet diku u qenë kryqëzuar, përplasur, krisur, çarë, shembur, u kishin dalë në drejtime jo vetëm të papërfytyruara, por edhe të mbrapshta. Disa kishin sosur në dyert e hasmëve, të grave që patën dashur e që qenë martuar me të tjerë, disa – nëpër seli partish e shoqatash, disa – në pjesët e ndyra e plot plehëra të lumit, disa – nëpër bunkerë mbushur me mutra të thatë e pisllëqe që janë aq të neveritshme, sa s’kanë emërtime, disa – anës gjolit, disa – në gropat ende të pambushura të varrezave, apo në gropat nga ku skeletet ishin arratisur gjatë rrëshqitjes së varreve. Klithnin, shanin, munxosnin, qeshnin me të madhe, gromësinin, në një magmë të errët zërash, ku bashkëtingëlloret qenë ndarë prej zanoreve, ndërsa zanoret shfryheshin, me anën e tyre më të ulët, nënnjerëzore.

- Paska pasur kaq libra ky qytet, - tha i gjyshi.

Dy verbime – një dashuri, ose anasjelltas


(…) Erërat e vjeshtës dhe të shiut nuk arrinin të dëbonin, apo të shprishnin erërat e qytetit. Nga mishrat e përzjera me ilaçe dhe gjakra të pavullnetshëm, ai voziti nëpër shtjella gjellësh të ndryshme, avujsh fërneti e kafeje, gromësimash e urimesh, deri në aromën e dhomëzës ku do të nisnin t’i rriteshin kockat dhe të mbushej me mish. Siduket kjo ndodhte me qëllim që truri, ose zemra e stërmadhe të mos cënonin me asgjë baraspeshën e kësaj bote. Se, siç do të mësonte më pas, njerëzit me zemër ose me tru të madh nuk e kanë të gjatë. Zemra dhe truri rriteshin – jeta mpakej. Dhe anasjelltas.

Qyteti ku vdiset më bukur

 

Sheshi ishte i shkretë; bredhat anës rrugës përkuleshin gjer përdhe, si për temena. Liqeni dukej i zi dhe i tërbuar. S’ iu ngulit në kokë ajo pamje. Është tamam ajo vetmia pranë liqenit, mendoi. Unë kam qënë shumë i vogël, kurse liqeni shumë i madh, i zi, gojë kuçedre. Kur më çonin në plazh, bregu ishte plot me trupa të lëmuar femrash, me flokë të lagur, uji ngjante me qiellin, dhe unë dridhesha nga dëshirat dhe mendoja për vdekjen. Mes qiellit endeshin koka njerëzish, topa shumëngjyrësh, sgalemë dhe varka. Varkat vozitnin deri në mbrëmje, pastaj qiejt erreshin, nxiheshin malet, binte hëna, mbi një botë të bërë shkrumb nga malli për të vdekur më bukur. Pasi fillonte e ndalej ndonjë shi, pushuesit visheshin si për vjeshtë dhe mbushnin bulevardin. Dallgët nxirrnin në breg shumë kallama, kufomëza shpezësh, shishe shampoje, limonatash dhe mbeturina të tjera nga zbavitja e jashtetit. Pas ditëve me dallgë, unë dilja me shokët dhe i mblidhja ato shishe e qese magjepsëse. Kisha një koleksion të tërë me lëvozhgat e luksit të të panjohurve. Pastaj këtu ranë shumë shira e dëborëra, erdhën e ikën shumë të sapomartuar që vinin për muaj mjalti, u ngjizën shumë fëmijë, dhe unë rashë në dashuri për herë të parë, se mjalti këtu vetëm të mbaruar s’kish. Mbaj mend se ulesha në gurët e bregut dhe errësira më dukej rrugë. Shëtisja në të derisa më mpihej koka, isha i lumtur dhe i mjerë si kurrkush, vetëm Zoti më njihte, nuk ma merrte mendja se do të kisha kaq pjesë në dashuri. Këtu është vështirë ta besosh vdekjen, është vështirë të kesh trup. Është vështirë që vdekja të ketë një shprehje të rëndomtë, të pritme, të përfytyrueshme. Pastaj endesha nëpër klube e parqe me të dashurat, me grupet e gëzueshëm të pushuesve, dhe qeshnim shumë. Edhe lulet kishin tjetër shije atëhere, edhe drita e diellit, muret, myku. Kam qënë i varfër, i bukur dhe shumë i ndjeshëm. Të gjitha i mbyllja në vete për të mos i nxjerrë më. S’ buzëqeshi. Ecnin të përqafuar në bulevardin e shkretë. Mirpo një ditë, mendoi S’, u gdhiva në një kafaz prej letre, me mure letre, në stomak të vetë Letrës. Ishin të gjitha të bardha. Haji, më tha një zë, që të shpëtosh. Ose shkruaji! Nuk i haje dot, ky ishte mallkimi. Ky ishte edhe bekimi. Atëhere mora një stilolaps dhe nisa t’i shkruaja. Shkruaj e hidh mënjanë, shkruaj e hidh në anën tjetër, shkruaj e hidh mbrapa. Këtu prapë vazhdonin të binin shira e dëborëra, të ndryshkeshin gjethe e koka, vazhdonin të vinin shumë çifte e vajza të bukura, dhe unë, për t’u çlodhur, përvidhesha nga dritaret që pata hapur dhe bridhja. Pija shumë konjak, luaja me letra dhe gjuaja. Pastaj kthehesha i dëshpëruar në kafaz dhe shkruaja. Kështu e humba fare nocionin tim, shkruaj e hidh mbrapa, bëj dashuri e kthehu në kafaz, nga Qyteti ku vdiset më bukur në kryeqytet, nga kryeqyteti - jashtë shtetit, rrugë këtu e rrugë aty, një fytyrë këtu e një aty, shkruaj e hidh mbrapa, një aeroport këtu – një stacion trenash më tutje, një e dashur larg – një e humbur afër, një plagë në shpirt – një plagë jashtë shpirtit, kurse këtu prapë binin shira e frynin erëra, prapë binin dëborëra dhe njerëzit vjetëroheshin. Cingërrimat e vetme që ma ndyjnë muzikën e atyre kohërave janë trokamat në dyert e botuesve. Asnjëra nga dyert s’u hap. Aq herë mbetën mbyllur, aq herë m’u mbyllën hundëve, ose pas shpine, saqë u betova të mos botoja asgjë. Gjatë kësaj kohe trokamash, përbri hollimit të mureve prej letre, më vdiqën shumë të afërm, humba shokë, dhe prindërit m’u plakën. Humba shumë të dashura dhe gjeta të tjera. Shkruaj e hidh mbrapa, dëgjo fjalë nepërkash e hidh mbrapa, nuhat kutërbim plehërash e shfry mbrapa, duro dëngla dështakësh e hidh mënjanë, duro kakaritje paranojakësh e hidh matanë, e të gjitha më dukeshin të pavërteta, si në një film, dhe kush mund të më shihte, kush mund të më njihte të fundosur në zemër të Letrës, përveç Zotit, – dhe udhëtimet jashtë e brenda vendit vazhdonin, kurse unë kisha aq mall për të gjitha, dhe kërceja nga mungesa e dikujt në praninë e dikujt tjetër, dhe kërceja nga prania e dikujt në mungesën e dikujt tjetër. Si një zog pa kokë i kam bredhur këto foleza të mallit, s’mund të lija në to veçse nga një pikë gjaku. Gjatë kësaj kohe u pashë shumë herë në pasqyrë dhe nuk u njoha. Gjatë kësaj kohe muret e bardhë të kafazit ishin holluar. E merrja përditë nga fillimi, me egërsinë, zymtinë dhe fuqinë e një të vdekuri për së gjalli, derisa muret u bënë pllaja, kurse unë mbeta me stilolapsin në dorë përballë botës tjetër, botës së vërtetë. Mirpo dalja nga Letra më ishte bërë ves, më ishte bërë mjeshtëri, dhe nuk rrija dot pa shkruar, po ku të shkruash në kohëra të tilla, Imzot?! Muret janë zënë, kafazet prej letre janë mbaruar, lëkurët tona janë mbaruar, qielli është mbaruar, lëkurët e kafshëve janë mbaruar, daullet janë mbaruar, drurët janë mbaruar, shtyllat janë mbaruar, toka është mbaruar. Nata kur do të flija i paemër për t’u zgjuar i pagëzuar, vononte. Mbase duhej të kthehesha mbrapsht, të mblidhja letrat e shkruara, ta ndërtoja nga e para kafazin tim të shtrenjtë, zemrën e Letrës, ku ishte pak më mirë se në botë. Po si t’i ndaje letrat nga njëra-tjetra, Imzot?! Flatronin anembanë, të gjitha të shkruara, çmendurisht të shkruara, çmendurisht të nënshkruara, çmendurisht të lavduara. Flatronin mbi ne, si shpirtra zogjsh, dhe s’kish gjahtar t’i rrëzonte. Doja të flija një herë i qetë, më i panjohur se ç’isha: shumë të afërm, njerëz të dashur, dashurira dhe copëra jete më qenë shndrruar në shpirtra zogjsh. Ç’mund të bëj tani, Imzot?

* Fragment nga Diva ose Ngrënësi i Luleve (alias Atdheu i të paftuarve), 1992

Foto: A.-Ch. Kyçyku

Ditë e marrë, ditë e lënë


Orën e saktë kur vdiq Udhëheqësi i pavdekshëm e ditën shumë pak vetë, ndërsa çastin kur ra sahati për shpirtin e Xha Gurit nuk e ndryshonin dot. Për herë të parë, - dhe kjo u mbajt e fshehtë, për mjaft kohë, - nuk kish rëndësi kur pat vdekur i pari, por i dyti.

Xha Guri nuk nxori pikë zëri, nuk bëri asnjë shenjë. Koka iu përplas mbi tryezë dy minuta pasi radioja njoftoi zbrazëtinë që do të linte mes nesh mungesa e Udhëheqësit. Kush mund të llogariste ku dhe sa vend do të zinte i pavdekshmi në një botë tjetër, po të gjykoje sa lirshëm mund të merrej frymë pas ikjes së tij?!

Zbrazëtia nisi të bëhej e përjetshme. Po të kish qenë gjallë, tek shihte rrëmujën dhe makthet e farefisit të vet, por sidomos turpin që kish guxuar të vdiste në një ditë me udhëheqësin, xha Guri do t’i kish bërë shoshë me çifte, që të kujisnin, të kafshonin buzkat, të shkulnin leshtë e të grahnin “bah, pikë e zezë, sot e gjeti…” me arsye, jo si pula kokëshkulura që ngarendin nëpër oborr.

- Si nuk duroi edhe një ditë, virani, - shkrofëtinte dhëndrri i madh nëpër dhëmbë. E dinte njeri që është për vdekje ky, se sikur qe i fortë si guri?!

Ndiqni pikat...

 

Përkulet mbi ujra me libërthin në duar. Herë lexon copëza letrash, herë kundron ujrat dhe hijet që enden rreth gjemisë. 

Ikua

(me pëshpëritje)

Ky është zëvendëslibri. Kemi nja dy fjali nga Java e Parë, ca dromca nga Muaji i Dytë, ndonjë varg nga Viti i Tretë e ashtu me radhë… Do ta përkthejë njeri? Mundet? Se ka shumë fjalë të moçme e të reja. Jo rrallë më dukej se ngulisja në kokë dhe sajoja pikërisht fjalët që shpërfillnit, përdhosnit, apo harronit ju… Zv.Libri, se Librin e jetova. Faqet e tij rodhën mes ujrash bashkë me jetën time. Ose jeta ime rodhi mes librash… Rodhi kaq jetë, kaq vetmi, e po vdes pa mësuar si do të vdes… E dhimbshme? Merreni dhe mos ia dorëzoni armikut, sidomos atij që harrohet. Më mirë ta hani, se sa t’ia jepni atij që harrohet… Në rregull?... Sic transit… letërsia e botës… Është mirë ta dini se jeni shumë të vetmuar. Shumë më të vetmuar se unë. Prandaj lejomëni, o qyqarë të dashur, që të derdh ca lotë për ju. Jo më shumë nga sa e keni hak, jo më pak nga sa mundem. Mos ma merrni për keq. Mund edhe të nënqeshni me lotët e mi dhe me fatin tim në përgjithësi. Derisa të lirohem. Domethënë: derisa të bëheni të gjithë baltë nga ajo më e ëmbla se mjalta 

Zbret ngadalë nga gjemia dhe endet sikur po noton, duke mbajtur libërthin mbi krye, me të ashtuquajturin ‘not marinari’. Ujrat janë mbushur me shishe të zbrazëta madhësish e ngjyrash të ndryshme. Shishet mblidhen rreth gjemive. 

Ikua

Të nis t’i mbush këto shishe me copëza nga Zëvendëslibri e pastaj t’i shtyj në drejtime të ndryshme?! S’kam tapa, që t’i mbyll. Kjo ka qënë mangësia ime më e madhe: asnjëherë s’kam pasur tapa. 

Shtyn ca shishe me këmbë. 

Ikua

Po ç’do të qe bërë, vallë, sikur të kisha ngrënë copërat e vlefshme të librave?! Të kisha ngrënë këtë libërth të ëmbël si mjalta… dhe të kisha shpëtuar pluhurin, plumbin, drurët e përdhosur më kot, lëndën e parë të harrimit… Me siguri do të kisha vdekur i helmuar… Mirpo, meqë bëra të kundërtën, mund të ndodhë vetëm që shumë prej jush e prej atyre që vijnë pas jush, të betohen se unë s’jam këtu… 

2 romane: Kryevepra [SQ], Călătoria unui scriitor în serie [RE] Synopsis EN

Së shpejti / Curând / Soon

Kryevepra – roman

Në një cep të Tiranës së vjetër, një djalë i verbër ndërton me fije shkrepsesh diçka të paparë, në kufijtë mes lëndës dhe frymës. Për mbi tetëdhjetë vjet, ngjarjet rrjedhin njëherazi në dy histori, që shpesh e përjashtojnë njëra-tjetrën. 


The masterpiece – novel SQ

In a corner of old Tirana, a blind boy builds something unseen with matchstick threads, on the edge between matter and spirit. For over eighty years, events unfold simultaneously in two stories that often contradict each other. 

*

Călătoria unui scriitor în serie – roman 

Călătoria în Europa, printre vii și morți, a unui scriitor căruia „toate nenorocirile i s-au întâmplat când lipsea undeva”. Într-o lume în care exilul a ajuns la modă aproape cât crima, scriitorul se străduiește să descopere dacă omul este un blestem sau o binecuvântare pentru spatiile pe care le ocupă sau le părăsește, uluit și uneori chiar jignit că mereu există și întrebări mai grave. 


The journey of a serial writer – novel RO

The journey through Europe, among the living and the dead, of a writer to whom "all misfortunes happened while he was away somewhere." In a world where exile is almost as fashionable as crime, the writer strives to discover whether man is a curse or a blessing for the spaces he inhabits or abandons — stunned, and sometimes even offended, to realize that there are even more troubling questions.


Covers by KŰdesign©

Thematicon

Ese në një fjali / Eseuri dintr-o frază / One sentence essays ©


[SQ] Shorti i titullon shënimet „Thematicon” (thur me mend edhe rimat Thaliaticon dhe Thanaticon). Si në Eastories – titull i një cikli skenarësh, Thematicon-i është hartuar nga Shorti prej Them, Thema/tik dhe kon, që edhe në shqip, edhe në rumanisht përshkruan thjesht hapësirën ku Shorti çon jetën dhe dorëshkrimet. Jeta e nga një kon – hijeje, terri, muzgu, drite, varet. Ai bën jetën e tërhequr të një tetëdhjetë vjeçari, të themi, i bindur se disa viganë të artit rrinë nëpër cepa ngaqë nuk i nxe pjesa tjetër e botës. Padyshim që nuk ka zgjedhur tërheqjen që të bëhet vigan. Ai vetëm s’ka mundur të mos tërhiqet. Qysh në fëmininë e hershme ka ëndërruar një cep ku të mos e plagosin për vdekje dhe nga ku të mos lëndojë njeri. Vite më pas shkroi se „Në gjeometrinë e epërme cepi ka formë maje”. Bashkautori, RO, 2023


[RO] Shorti își intitulează însemnările „Thematicon” (face și rimele Thaliaticon și Thanaticon). Ca și „Eastories” – titlul generic al ciclului de scenarii, Thematicon este compus de Shorti din Them (spun, rostesc – alb.), Thema/tictemă, tematic/ă, și con (care și în albaneză – kon, și în română descrie simplu spațiul în care Shorti își duce viața și manuscrisele). Viața într-un și dintr-un con – de umbră, penumbră, beznă, amurg, lumină, depinde. El duce viața retrasă a unui octogenar, să spunem, convins că unii uriași ai artei stau prin colțuri fiindcă nu-i încape restul lumii. Sigur că nu a ales retragerea ca să devină uriaș. El doar n-a putut să nu se retragă. Din fragedă copilărie a visat la un colț în care să nu poată fi rănit mortal și din care să nu poată răni pe nimeni. Ani mai târziu a scris că „În geometria superioară, colțul are forma unui vârf”. Coautorul, 2023


În Geometria Superioară, colțul are forma Vârfului

Në Gjeometrinë e Epërme cepi ka formën e Majës

*

SQ: Teatri i afrohet agonisë, kur recitojnë ata që s'dinë të lexojnë.
RO: Teatrul se apropie de agonie când recită cei care nu știu să citească.
EN: The theatre approaches agony when those who do not know how to read are the ones reciting.

*

SQ: Gati e pamundur të gjesh se në çfarë u shndërrua kritika letrare nga çasti kur, duke kopjuar shtypin e përditshëm, nuk deshi, ose nuk mundi më të bënte dallimin mes universales dhe mungesës së thelbit në librat që trymbetoheshin si risi 
RO: Aproape imposibil de ghicit în ce s-a transformat critica literară din clipa în care, imitând presa cotidiană, n-a mai vrut sau n-a mai putut face diferența dintre universal și lipsă de esență în cărțile trâmbițate drept inovații.

*

SQ: Një bekim tejet i rrallë është edhe ajo prerje krahësh që forcon fluturimin. 
RO: O rarisimă binecuvântare este și acea tăiere de aripi care întărește zborul.
EN: A most rare blessing is also that clipping of wings which strengthens the flight.

*

Alegori(tmi)a
SQ: Po ftove kafazin të flasë në vend të zogut, medoemos do të mbajë një fjalim në emër të këngës. 
RO: Dacă înviți colivia să vorbească în locul privighetoarei, neapărat va ține o cuvântare in numele cantecului.
EN: If you invite the cage to speak in place of the nightingale, it will inevitably deliver a speech in the name of the song.
Ese në një fjali: Historia e Letërsisë (të) mëson se mund të bëhen gjëra të harrueshme edhe me shumë më pak faqe, gati njëlloj si edhe me çnjerëzisht shumë.

Eseu dintr-o frază: Istoria Literaturii (te) învață că se pot face lucruri de uitat și cu mult mai puține pagini, aproape la fel ca și cu inuman de multe.
*
Despre 'interior' și 'exterior' conform Istoriei Literaturii: Dacă îi închideți cuiva toate ușile, riscați să nu mai puteți ieși. 

Rreth 'brenda' e 'jashtë' sipas Historisë së Letërsisë: Nëse ia mbyllni dikujt të gjitha dyert, rrezikoni të mos mundni të dilni dot më.
*
Cărți care îl sărăcesc pe cititor, creându-i impresia că le poate îmbogăți - și cărți care îl îmbogățesc fără a-i permite să le sărăcească.

Libra që e varfërojnë lexuesin, duke i krijuar përshtypjen se mund t'i pasurojë - dhe libra që e pasurojnë pa e lejuar t'i varfërojë.

*


*

Hija dixit: Nuk shkruaj që të vij të flas, por flas që të ik të shkruaj.

Umbra dixit: Nu scriu ca să vin să vorbesc, ci vorbesc ca să plec să scriu. 

* 

Takim me lexues të zgjedhur, ose që e dinë se shtëpinë nuk e ndërton bojaxhiu. 

* 

Më-dyshje: është një shqipe rrënjore, e gjithëkohëshme, që i bën snobët të shkumëzojnë e të shpallin se po lexojnë përkthime të dobëta. 

* 

Thonjëza të mëdha e të vogla: Letërsia – mes yshtjes për t'u pavdekësuar njëherësh me ndryshimet madhore që harrohen dhe lirisë për të shtuar sadopak dritë mbi 'vogëlimat' e përhershme. 

* 

Zhvendosje e thjeshtë: sa më tepër mbushen krenat me idhuj, aq më pa krena mbeten idhujt.

Simplă mutare: cu cât mai mult sunt umplute capetele cu idoli, cu atât mai fără capete rămân idolii. 

* 

Një hidhërim të cilin s’e mjekon dot asnjë lëvdatë shtypi, çmim a dekoratë: kur lexuesi i zgjedhur, madje edhe vetë autori, e dinë se sa dhe çfarë mund të pritet prej tij në librat që pasojnë. 

* 

Një tjetër sprovë ndaj fjalës: flasin e bërtasin jo që t'i dëgjojë njeri, por që t'i shohë.

O altă încercare asupra cuvântului: vorbesc și strigă nu ca să-i asculte cineva, ci ca să-i vadă. 

* 

Bëma nga bota e letrave: Më lehtë mund t'i zgjosh buzëqeshjen një të vdekuri, sesa arsyen një idhujtari.

Fapte din lumea hârtiilor: Mai ușor îi poți trezi zâmbetul unui mort, decât rațiunea unui idolatru. 

* 

... në letërsi, ai që ngulmon të ketë gjithmonë fjalën e fundit, 'vdes' i pari.

... în literatură, cel care insistă să aibă mereu ultimul cuvânt, 'moare' primul.

* 

Në varësi të epokës (sidomos letrare), ka një dallim të madh midis të qënit 'i blerë' dhe të qënit 'i shitur'.

În funcție de epocă (mai ales literară), există o mare diferență între a fi 'cumpărat' și a fi 'vândut'. 

* 

Kohë e mrekullueshme për të përmirësuar shkrimin me dorë.

Vreme perfectă pentru a îmbunătăți scrisul de mână. 

* 


Me vete

 

[Prozë e thyer]



Tim eti, Kopi Kyçykut
(1943-2024) 

 

Shtëpiza për qirinj – po ai vit

Kur më qëndruan pranë

vetëm Zoti dhe muzika

 

Udhëtimi i tim eti

Zgjati sa kalimi

I një qiriri

Nga tryeza për „të gjallë”

Tek tryeza e „të fjeturve”.

 

Pët disa grima u enda symbyllur

Me qiririn në dorë, si lutje,

mes dy botësh.

Zgjidhe vetë ku dëshiron të digjesh, i thashë pa zë

 

M'u kujtua këshilla e shitësit plak të qirinjve:

Mos ndizni qirinj të mëdhenj pranë të vegjëlve, zotni, ju lutem,

Se i djegin në brinjë dhe i përkulin,

i gjunjëzojnë... para se ta përmbushin flijimin...

dhe ua çojnë dëm dritën e papërdorur

 

Më erdhi rëndë të dilja:

Nuk qan burri në këtë moshë.

Tek luanin maskash


Dimëroi gjatë; ata e morën vesh nga ngjirja e gomerëve, nga ajo e çara si sy e tavanit që nuk e lëshoi për një kohë të gjatë atë rripthin prej hëne, dhe nga ngjarjet e papritura. Mësuan se gjatë atij dimri nuk ra shumë dëborë si zakonisht, ra më shumë llohë. Dhe e ftohta të hynte pa mëshirë kockave, shpesh gjer në palcë, si mendim a tundim i lig, gjë që u vu re në acarimin e plevititit të vjetër të Kiço Mortit, dhe atë lloj ftohme
s’kish verë, çaj a hashash ta shporrte.

Si nën qiell / Ca sub cer / Like under the Sky – fragment

 

Rrëfilm nga A.-Ch. Kyçyku

Në rolin e Dëshmitarit (VO): Ligoraq Riza

 

[SQ]

Poemat tingëllonin pakashumë si më poshtë vijon:

Një cigare pa filtër / një kafe me sheqer / një çaj /

Një mollë / dy hurma farëzeza / një fletë aritmetike /

Dhjetë lekë të vjetra / pesë lekë të reja / një dollar /

Tre libra të hollë / dy libra të trashë / s’ka rëndësi autori tani /

Një penë / dy kallamare / një stilograf / një bombone

Një stemë / njëzet pulla / qeni laraman / kanarina /

Dylbia me një sy, monokli me dy lente, pena e kaltër / një shëtitje me varkë /

Dy maja pene / bluza e gjelbër / një penel / një fletore vizatimi

Unaza prej argjendi / dy varse / tri palë vathë / kravata me xixa /

Katër unaza ari / dy me gurë të çmuar / një me kokë shqiponje /

Një me kokë gjarpri / një sandviç / dy ullinj / një kanë / tetë pjata /

Si nën qiell

 

[SQ]… se dashuritë vinin e iknin. Se kishin kaluar kushedi sa vite, sa ftesa, sa thirrje, sa vaje, sa njerëz, sa filma, sa humbje shpresash, dhe pangopja jonë me njëri-tjetrin edhe shkencërisht mund të dëshmohej ç’ishte, si më poshtë vijon: O përçmim, urrejtje e pashpjegueshme dhe hakmarrje ndaj tyre, O sëmundje e pastudiuar sa duhet e, rrjedhimisht, pa ilaç, a më keq akoma: pa shërim O dashuri e çmendur ndaj vetes sonë, O vdekje O diçka tjetër, që nuk gjen përgjigje. Ne sollëm edhe një herë ndërmend, pa ia shkëputur sytë njëri-tjetrit, se trupat s’dihej ku i kishim dhe a i kishim më; kujtuam me një mall te panjohur e me një dhembshuri përtej moshës fillimet e asaj ngjarjeje dhe vargjet më të ndjerë të asaj poeme. / Si nën qiell * [RO] … că iubirile veneau și se duceau. Căci trecuseră cine știe câţi ani, câte invitaţii, câte strigăte, câte bocete, câţi oameni, câte filme, câte pierderi de speranţe, și neputinţa noastră de a ne sătura unul de celălalt se putea explica inclusiv știinţific, vasăzică: Ori dispreţ, ură inexplicabilă și răzbunare faţă de ei, Ori boală insuficient cercetată și, implicit, fără leac, sau mai rău: incurabilă, Ori dragoste nebună faţă de noi înșine, Ori moarte, Ori altceva care nu găsește răspuns. Noi ne-am adus încă o dată aminte, fără a ne lua privirile unul de la altul, că nu se știa unde ne aveam trupurile și dacă le mai aveam undeva; ne-am amintit cu un dor necunoscut și cu o duioșie dincolo de vârstă, de începuturile acelei întâmplări și de cele mai sensibile versuri ale acelui poem. / Ca sub cer *

[EN] ... that love came and went.
For who knew how many years had passed by, how many invitations, how many cries, how many wailings, how many people, how many films, how many losses of hope, and our inability to tire of each other could be explained scientifically even:
Either disdain, unexplainable hatred, and revenge against them,
Or an understudied disease, and implicitly, without a cure, or worse: incurable,
Or mad love for ourselves,
Or death,
Or something else that can’t find an answer.
We remembered once more, without taking our eyes off each other, for we didn’t know where our bodies were or if we still had them somewhere; we remembered with an unknown yearning, and with a tenderness beyond age, of the beginnings of that story, and of the most sensitive verses of that poem. / 
Like under the sky [Translated by Monica Vișovan]

*

[IT] ... perché gli amori venivano e andavano. Perché erano passati chissà quanti anni, inviti, chiamate, pianti, persone, film, perdite di speranze, mentre la nostra  insaziabilità reciproca anche scientificamente poteva essere dimostrata che cosa era, come segue: O disprezzo, odio inspiegabile e vendetta contro di loro, O malattia non abbastanza studiata e, di conseguenza, senza medicine, o peggio ancora: senza guarigione O folle amore per noi stessi, O morte O qualcos'altro, che non trova risposta. Noi abbiamo evocato ancora una volta, senza levare gli occhi di dosso a noi stessi, perché non sapevamo dove fossero i nostri corpi e se li avevamo ancora; abbiamo ricordato con un desiderio sconosciuto e con una compassione oltre l'età gli inizi di quell'evento ed i versi più sentiti di quella poesia. / Come sotto il cielo [Translated by Kopi Kyçyku] * [DE] … Denn es sind ja schon so viele Jahre, so viele Einladungen, so viele Rufe, so viele Wehklagen, so viele Menschen, so viele Filme, so viele Hoffnungsverluste passiert, und unsere Unersättlichkeit aufeinander konnte wissenschaftlich auch als folgendes beschrieben werden: Entweder Verachtung, unerklärlicher Hass und Rache an ihnen, Oder eine nicht ausreichend erforschte Krankheit, und folglich ohne Medikamente oder noch schlimmer, unheilbar Oder eine Wahnsinnsliebe zu uns selbst, Oder der Tod Oder aber etwas anderes, worauf es keine Antwort gibt. Wir haben uns noch einmal in Erinnerung gebracht, ohne die Augen voneinander zu lassen, dass wir nicht wissen, wo wir unsere Körper haben und ob wir sie noch haben, und wir haben uns mit einer unbekannten Sehnsucht und mit einem Mitleid jenseits des Alters an die Anfänge jenes Ereignisses und an die innigsten Verse jenes Gedichts erinnert.” / Wie unter dem Himmel *

Script, graphics, editing: Ardian-Christian Kyçyku

VO: Ligoraq Riza

A KeynemaHouse production
© All rigts reserved

Fare / Nga "Shtojca - filmi i një kthimi / kthimi i një filmi"



“ZANI (Me të qeshur)
Do pendohesh që erdhe, ta dish! Se nuk të ndahem tani. Roje më ke edhe në gjumë. (Përqafohen sërish). Plot njëzet vjet kemi humbur; duhen mbushur. Siç shikonim dikur kalecët, ose hafijet e mundshme, tani do më shohësh mua. Dhe unë ty. U teprua shumë… Njëzet vjet. Njëzet e ca, bilé!

INDRITI
Ajo ‚ca’-ja është më e hidhura…

ZANI
Atë ‚ca’-në do ta mbytim të parën me fërnet… (Qesh me të madhe). Tani më thuaj planin që ke dhe roja do ta verë në jetë. Vetëm disa kushte do t’i plotësosh medoemos, se gjërat nuk janë siç mund t’i kesh mësuar nga gazetat.

INDRITI (Buzëqesh)
Roja të dëgjon me përkushtim.

ZANI
Një – nuk ke të drejtë të futësh dorën në xhep, as po pate ndonjë vrimë dhe synon të kapësh diçka, ha-ha-ha; nuk ke të drejtë të marrësh taksi, të paguash motelin, celularin, cigaret, drekat, darkat, gocat…

INDRITI
Duhet të jenë bërë gra ndërkaq…

ZANI
Gra dhe nëna gocash si thëllëza...

INDRITI
Besoj je kujdesur që të mos pleksesh me tët bija.

ZANI
As me të miat, as me të tuat. Se ti s’para le goca kur ike…

INDRITI
Rrezikoj të më hedhin në gjyq që plaka popullsinë?!

ZANI
Në luftë, byrazer, se paqja vetëm rrit thonjtë dhe leshtë!

Teatër / Teatru / Theater


Tituj / Titluri / Titles

 

Coafura sfinților (The Hairstyle of the Saints, Berberana e shenjtorëve, 1998, ro.)

Dragoste la ultima vedere (Love at Last Sight, Dashuri me shikim të fundit), theater and prose, 2000, ro.)

zv.Libri – copëza jete a letre frymëzuar nga Teatri (The viceBook – fragments of life or of paper inspired by Theater, viceCartea – frânturi de viaţă sau de hârtie inspirate de Teatru 2008, sq.)

Gjaku asnjanës – jetë suflerësh (Neutral Blood – life of prompters, , Sângele neutru – viaţă de sufleuri, 2008, sq.)

Shkëlqesi – 5 pamje nga pasqyra (Excellence – 5 images from the mirror, Excelenţă – 5 imagini de la oglindă 2009, sq.)

 

Në vend të përjetësisë (Instead of Eternity, În loc de veşnicie, 2010, sq.)

Casting sau Cortina nu mai separă nimic (Casting or The Curtain No Longer Separates Anything, Casting, ose Perdja nuk ndan më asgjë, 2013, ro.)

Një botë më tutje (One World Beyond, O lume mai încolo, 2013, sq.)

Si (How, Cum, 2018, sq.)

Homo ex machina 

I. Pantomima, ose Të fshehta nga jeta e prijësve (Pantomime or Secrets from the Lives of Leaders, Pantomima sau Taine din viața conducătorilor)

II. Pakica – ngjarje me 15 pamje dhe me disa lloje perdesh (The Minority – an event in 15 scenes and with several kinds of curtains, Minoritatea – întâmplare cu 15 scene și cu câteva genuri de cortine)

III. Një si piano (Something Like a Piano, Ceva ca un pian, 2019, sq.)

Genul – piesă cu un act și un omor (The Gender – a play with one act and one murder, Lloji – pjesë me një akt e më një vrasje, 2019, ro.)

Exodul sufleurilor – stereodramă (The Exodus of the Prompters – stereodrama, Eksodi i suflerëve – stereodramë, 2022, ro.)

Tiparnița – monodramă (The Printing House – monodrama, Shtypshkronja – monodramë, 2022, ro.)

Ultimii oameni filmați (The Last People Filmed, Njerëzit e fundit që u filmuan, 2024, ro.) 

 

Synopsis 

RO: Dramaturgia lui Ardian-Christian Kyçyku / Kuciuk

- adresată ”unui singur spectator”, scrisă în primul rând ca să fie citită, nu neapărat pusă în scenă, funcționează ca o extensie a universului său epic, fiind un spațiu al experimentului filosofic, al dialogului și al confruntărilor directe cu ceea ce este incontrolabil pentru ființa umană. Principalele trăsături ale teatrului său ar fi:

· Un teatru al ideilor: Piesele sale sunt mai puțin axate pe acțiune fizică și mai mult pe duelul de idei. Dialogurile sunt adesea eliptice, pline de subînțelesuri, amintind de stilul lui Samuel Beckett sau Eugen Ionesco, dar cu o amprentă balcanică specifică;

· Minimalismul Scenografic: Multe dintre piesele sale (cum sunt, de pildă ”Exodul sufleurilor – stereodramă”[1] sau ”Genul – piesă cu un act și un omor”) se bazează pe o economie de mijloace. Accentul cade pe prezența actorului și pe forța cuvântului, transformând scena într-un laborator de disecție a psihicului uman;

· Tema Puterii și a Captivității: Un subiect recurent este individul prins în mecanisme de control, fie că sunt politice (dictatura), birocratice sau metafizice. Personajele sale se simt adesea "asediate" sau captive într-un spațiu din care nu pot evada decât prin credință în Dumnezeu, moarte sau nebunie;

· Dimensiunea Teologică și Etică: Spre deosebire de teatrul absurdului pur nihilist, dramaturgia lui Kyçyku caută adesea un sens moral sau o ieșire spre sacru. Conflictul se dă frecvent între degradarea umană și dorința de mântuire.

· Limbaj și Meta-teatru: Autorul explorează frecvent ideea de "teatru în teatru", sugerând că existența însăși este o reprezentație mascată. Personajele își conștientizează uneori rolurile, transformând piesa într-o reflecție asupra procesului de creație. 

SQ: Dramaturgjia e Ardian-Christian Kyçykut / Kuciuk

- i drejtohet "një spektatori të vetëm”. Shkruar kryesisht për t'u lexuar, jo medoemos për t'u vënë në skenë, ajo funksionon si një zgjerim i universit të tij epik, duke qenë një hapësirë e eksperimentit filozofik, e dialogut dhe e përballjeve të drejtpërdrejta me atë që është e pakontrollueshme për qenien njerëzore. Karakteristikat kryesore të teatrit të tij do të ishin:

· Një teatër idesh: Pjesët e Kyçykut janë më pak të përqendruara në veprimin fizik dhe më shumë në duelin e ideve. Dialogjet janë shpesh eliptikë, plot nënkuptime, që të kujtojnë stilin e Samuel Beckett-it ose Eugène Ionesco-s, por me një frymë të dallueshme ballkanike;

· Minimalizmi skenografik: Shumë prej pjesëve të Kyçykut (si për shembull Eksodi i suflerëve – stereodramë apo Lloji – pjesë me një akt e më një vrasje) mbështeten në mjete të kursyera. Theksi bie mbi praninë e aktorit dhe mbi fuqinë e fjalës, duke e shndërruar skenën në një laborator për zbërthimin e psikikës njerëzore;

· Tema e pushtetit dhe e robërisë: Një temë mjaft e pranishme është ajo e individit të kapur në mekanizma kontrolli, qofshin ata politikë (diktatura), burokratikë apo metafizikë. Personazhet e Kyçykut shpesh ndihen "të rrethuar" ose robër në një hapësirë nga e cila nuk mund të shpëtojnë veçse përmes besimit në Zot, vdekjes ose çmendurisë;

· Dimensioni teologjik dhe etik: Ndryshe nga teatri absurd tejet nihilist, dramaturgjia e Kyçykut shpesh kërkon një kuptim moral ose një rrugëdalje drejt së shenjtës. Konflikti zhvillohet shpesh midis degradimit njerëzor dhe dëshirës për shpëtim;

· Gjuha dhe metateatri: Autori eksploron shpesh idenë e "teatrit brenda teatrit", duke prcjellë bindjen se vetë ekzistenca është një shfaqje e maskuar. Personazhet ndonjëherë vetëdijësohen për rolet e tyre, duke e shndërruar pjesën në një reflektim mbi procesin krijues.

 

EN: The dramaturgy of Ardian-Christian Kyçyku / Kuciuk

- addressed to "a single spectator", written primarily to be read, not necessarily to be staged, functions as an extension of his epic universe, being a space for philosophical experimentation, dialogue, and direct confrontations with what is uncontrollable for the human being. The main features of his theater would be:

·  A theater of ideas: His plays are less focused on physical action and more on the duel of ideas. The dialogues are often elliptical, full of subtext, reminiscent of the style of Samuel Beckett or Eugène Ionesco, but with a specific Balkan imprint;

·  Scenographic minimalism: Many of his plays (such as, for instance, The Exodus of the Prompters – stereodrama or The Gender – a play with one act and one murder) rely on an economy of means. The emphasis falls on the actor's presence and the power of the word, transforming the stage into a laboratory for dissecting the human psyche;

·  The theme of power and captivity: A recurring subject is the individual caught in mechanisms of control, whether political (dictatorship), bureaucratic, or metaphysical. His characters often feel "besieged" or captive in a space from which they can only escape through faith in God, death, or madness;

·  The theological and ethical dimension: Unlike the purely nihilistic theater of the absurd, Kyçyku's dramaturgy often seeks a moral meaning or a path toward the sacred. The conflict frequently takes place between human degradation and the desire for salvation;

·  Language and meta-theater: The author frequently explores the idea of "theater within theater", suggesting that existence itself is a masked performance. Characters sometimes become aware of their roles, turning the play into a reflection on the creative process.

Source: internet

 



[1] Cuvânt creat de autor / Word Created by the Author / Fjalë e krijuar nga autori.