Showing posts with label "Buzëqeshja që s’do kalojë". Show all posts
Showing posts with label "Buzëqeshja që s’do kalojë". Show all posts

Buzëqeshja që s'do kalojë / Zâmbetul ce nu va trece [AL]

Teksti: Ardian-Christian Kyçyku (Bukuresht 1993)
Interpretoi: Dardana Bërdyna
Koncepti skenik: Albert Dedja
Prezantuese: Marina Grabovari
Gala Albanian Excellence
Nismëtare dhe organizatore: Flora N. Nikolla
Fotografia: A.-Ch. Kyçyku, Pogradec 2009
T i r a n ë, 2012

Buzëqeshja që s’do kalojë

 
Jemi shkulur nga një tokë; toka
është shkulur nga ne.
Në vend tonë dhe në vend të tokës
mbetën plagë, dhe plagët rrjedhin gjak, dhe gjakun nuk e pa askush, e qanë pak, e qeshën shumë
Kemi duruar.
Me plagë e pa tokë jemi endur udhëve të botës për të gjetur
një vendth sa më pak të huaj, a sa më shumë të ngjashëm me plagët që patëm lënë në tokën nga ku u shkulëm. Jemi endur pa bukë, pa ujë, pa shpresa, po kujt i shkon mendja për shpresa, ujë e bukë kur plaga ua kalon të gjithave?! Jemi endur me ankthe, makthe e lotë. Jemi endur pa tokë e me mall. Kemi duruar kur ç’kishim e ç’nuk kishim, kur ç’ishim e ç’nuk ishim u bënë pluhur.
Jemi endur në pluhur sa na vinte ta merrnim pluhurin për dritë, bukë e shpresë. Kemi duruar kur pluhuri bëhej pluhur e kur, nga aq pluhur, më nuk dinim ç’po ndodhte.
Ç’po ndodhte, o Zot?!