(Mbi jetën dhe flijimin
e Monsinjor Vladimir Gjikës)
e Monsinjor Vladimir Gjikës)
Dr. Ardian Kyçyku
Moto: “Vdekje dhe pluhur, bekojeni Zotin. Bekoje Zotin ti, vdekja ime, kalbja ime, bekojeni Zotin! Gjëra që do të lindeni prej meje kur unë s’do të jem në këtë botë, bekojeni Zotin! Heshtje rreth kujtimit tim, bekoje Zotin edhe ti… Shpirti im, që s’duhet të vdesësh ndonjëherë, thirre përjetësinë tënde tashmë të filluar, tek bekon, qysh nga ky çast, Zotin!”
Monsinjor Vladimir Gjika
Monsinjor Vladimir Gjika
Një pikë gjaku që mund të lëvizë mendësinë
Nuk dihet me saktësi, por mund të përfytyrohet se betimet që mbyllen me “gjer në pikën e fundit të gjakut” i kanë rrënjët në një traditë bese që nënkupton flijimin e pranuar me vetëdije të plotë dhe pa kurrfarë keqardhjeje. Pa atë pikë të fundit të gjakut, as përbërja e gjakut nuk është e qartë, as flijimi, as përkushtimi i atij që derdh gjakun. Një pikë e tillë ishte padyshim prej gjaku shqiptar dhe u end për mbi 80 vjet në rrembat e njërit prej mistikëve të mëdhenj të Evropës e më gjerë, vlastarit të familjes princërore Gjika, – që pat mërguar nga jugu i Shqipërisë në Rumani gjatë shekullit XIII, – meshtarit Vladimir Gjika, për veprimtarinë dhe jetën e të cilit flitet heraherës dhe pakkush ia përmend prejardhjen.
Tek përpilon një listë të gjatë me anëtarët e familjes Gjika, eshtrat e të cilëve prehen në Varrezën “Le Mée-sur-Seine” pranë Parisit, Jean-Yves Conrad thekson se “mbi muranën e varreve gjendet emblema e familjes dhe në të dy krahët e saj: dy gërma greke, që dëshmojnë prejardhjen shqiptare të familjes Gjika”. Nuk është rasti i parë e as i vetmi kur prejardhja shqiptare e dikujt mezi del në shesh, ndonëse kjo prejardhje mund të fshihet aq sa ç’është në gjendje të fshehë një gërmë bojën me të cilën është shkruar. Nga ana tjetër, gjatë jetës së tij të gjatë, të mundimshme e lartuese, Monsinjori Vladimir Gjika nuk dihet të ketë lënë ndonjë dëshmi se ishte, ose ndihej shqiptar. Por kjo ka ndodhur me mjaft shqiptarë që mishërojnë në gjuhë e popuj të tjerë maja të genit njerëzor. Në rastin e Monsinjorit, përkushtimi fetar tret në vete prejardhjen etnike dhe e njëson në heshtje e frymëmarrje hyjnore me atë kontinent të padukshëm drite, të cilin të gjithë popujt e ndajnë mesveti ashtu siç disa troje ndajnë ujrat e të njëjtit det, ose oqean.
Për fat të keq, me një kryeneçësi që e hidhëronte së tepërmi Monsinjorin, mendësia ballkanike ende përbalt emrat e vet të ndritur, rropatet t’ua marrë shpirtin me mosbesim, me heshtje smirëzeza dhe shpifje njerëzve të shquar që i ka ende gjallë dhe të cilët mezi pret t’i shohë të vdekur, që t’i qajë me shtatë, ose me nëntë palë lotë, dhe turret të rrëmbejë emra e vepra që i përkasin vetëm pjesërisht, ose vetëm kur ia do puna. Ndoshta kjo është një nga trajtat më të varfëra të pendesës së vonuar, të cilën kjo mendësi ende ngurron ta zëvendësojë me pranimin në kohën e duhur të vlerave të padiskutueshme. Prandaj edhe synimi i këtij shkrimi nuk është përfshirja e Monsinjorit në Panteonin e emrave të ndritur të shqiptarisë, por vënia në vend e një padrejtësie që, siç ndodh fort rrallë, nuk varet e tëra nga ligësia apo pafuqitë njerëzore. Jeta dhe vepra e Monsinjorit duhet të njihen edhe në shqip, qoftë edhe për hir të një pike të vetme gjaku shqiptar. Sepse shqiptaria është shumë më jetëgjatë dhe më rrënjëthellë se sa shqiptarët që e përfaqësojnë në një periudhë të caktuar, dhe dukshëm po vjen koha kur shpirti i secilit prej nesh, qoftë në trajtë librash, thëniesh apo gjestesh ende të panjohur, do të kthehet të rilindë nga ajo pikë gjaku që vulos fatin tonë të përhershëm, pa qenë medoemos e kaltër, ndoshta ngaqë është më fort gjak Zoti, se sa gjak njeriu.