Në vend të shumësit
[Hormoni kundër neuronit. Mërgim i krahasuar. Padija e lexuesit mesatar si përpjekje e kaosit për të fituar mëvetësi midis botës zanafillore dhe asaj virtuale. Gjuha – shtëpi e qënies, por sidomos qënia – shtëpi e Gjuhës. Jemi si e sa flasim. E tashmja përreth letërsisë dhe e Tashmja e Letërsisë. Globalizimit i vijnë në ndihmë edhe ata që e dënojnë, edhe ata që e çmojnë. Atlase, letërnjoftime, letër. Lindja si trajtë e zgjeruar kulturore e hapësirës ballkanike; Perëndimi si trajtë e ngushtuar politike e Evropës së Përhershme. Tematika e kohës; koha e stilit. Dy kultura – në pabarazi të përhershme. Recensere in-humanum est. Vuajtja që pranon gjithçka dhe vuajtja që të pranon. Tri rënie të letërsisë. Kujtesa dhe „një thërrime jete pa tmerre”. Mirëqënia biologjike si përmasë e anonimatit. Mes kritereve, lexuesit dhe tjetërsimeve. Vlerat, çmimet, Çmimi. Struktura: kristal dhe piramidë, ose shkencë në letërsi dhe anasjelltas. Shkenca u kushtohet pritjeve të shumicës, por bëhet nga një pakicë. Metafora – mjet thelbësor në hulumtimin e letërsisë. Nga “kafsha politike” tek “kafsha që metaforizon”.]


