Showing posts with label Kopi Kyçyku. Show all posts
Showing posts with label Kopi Kyçyku. Show all posts

Me vete / Scriind singur

 


[Prozë e thyer / Proză frântă]
SQ: Vëllim dygjuhësh / RO: Volum bilingv

Librarium Haemus Editions
ISBN: 978-606-8872-29-2

Digital

Ballina / Coperta: KÜdesign
Sipas një fotografie nga Misto Cici, Pogradec, 3 tetor 1971
/ După o fotografie realizată de Misto Cici, Pogradec, 3 octombrie 1971


Tunel-e


(…)

- Shpresoj të mos e mbajë kështu dëbora gjer të kthehem, - tha ai.

- Ti shpreson, unë uroj. Po ç’mund të të ndalë tashti të kthehesh?! Derë s’kemi më, pragu s’na ndal dot.

- Ke të drejtë, - shtoi ai, - por doja të bëja ca ditë plazh. Ta merrja njëherë me not kryq e tërthor, si në gjimnaz.

- Gjoli aty është, - tha i gjyshi. Po nuk e nxore mallin tani, do na japësh besimin se herën tjetër do kthehesh më shpejt.

Ai deshi të shqiptonte fjalën “e drejtë”, por shtangu. Rijetoi atë zgjerim e mprehje të frikshme të dëgjimit, si në mërgatë, si jashtë librave, zgjuar fillimisht nga tmerri, nga makthi se mos të vret kush gabimisht, apo të bie ndonjë copë suva e huaj, ose të ka shtënë kamarieri helm për minj, ose thjesht një pështymë të huaj, në gotë, në kafe, e kur arrin të dëgjosh jo vetëm rrahjet e zemrës sate e të të panjohurve, por edhe mbllaçitjet e stomakut, gërvimën e zorrëve, zhaurimën e mëlçisë së fyer, drithmën e ngjyrave brenda kokërdhokëve, afshin dhe kujën e fjalëve, palé aq fjalë të huaja që nuk i kupton, pastaj ato që i kupton, ato që të mardhin e të nxehin e të torturojnë e të shajnitin… Nën vendlindjen e tanishme qe ngjallur befas një qytet tjetër, më i panjohur se ai nëntokësori e se qiellori. Një qytet nën dëborë e ku nuk ia pat prerë mendja kurrë se gjallokëshin aq vetë që mezi prisnin të braktisnin shtëpitë. Ai qytet i nënshtrohej një tjetër harte, ende të pabotuar, madje të pahartuar. Zhurma brofi nga disa anë njëheresh, si currilat e furishme të një uji që ka ndenjur ngucur me gjithnjë e më pak frymë brenda një buti, ose shkëmbi prej akulli. Njerëzit sikur kishin shkalluar, ndofta trutë e tyre kishin plasur e vërshuar bashkë me atë ujë. E nuk qe aq ftohtë sa përrenjtë e truve të ngrinin e të binte sërish heshtja. Tunelet diku u qenë kryqëzuar, përplasur, krisur, çarë, shembur, u kishin dalë në drejtime jo vetëm të papërfytyruara, por edhe të mbrapshta. Disa kishin sosur në dyert e hasmëve, të grave që patën dashur e që qenë martuar me të tjerë, disa – nëpër seli partish e shoqatash, disa – në pjesët e ndyra e plot plehëra të lumit, disa – nëpër bunkerë mbushur me mutra të thatë e pisllëqe që janë aq të neveritshme, sa s’kanë emërtime, disa – anës gjolit, disa – në gropat ende të pambushura të varrezave, apo në gropat nga ku skeletet ishin arratisur gjatë rrëshqitjes së varreve. Klithnin, shanin, munxosnin, qeshnin me të madhe, gromësinin, në një magmë të errët zërash, ku bashkëtingëlloret qenë ndarë prej zanoreve, ndërsa zanoret shfryheshin, me anën e tyre më të ulët, nënnjerëzore.

- Paska pasur kaq libra ky qytet, - tha i gjyshi.

Me vete

 

[Prozë e thyer]



Tim eti, Kopi Kyçykut
(1943-2024) 

 

Shtëpiza për qirinj – po ai vit

Kur më qëndruan pranë

vetëm Zoti dhe muzika

 

Udhëtimi i tim eti

Zgjati sa kalimi

I një qiriri

Nga tryeza për „të gjallë”

Tek tryeza e „të fjeturve”.

 

Pët disa grima u enda symbyllur

Me qiririn në dorë, si lutje,

mes dy botësh.

Zgjidhe vetë ku dëshiron të digjesh, i thashë pa zë

 

M'u kujtua këshilla e shitësit plak të qirinjve:

Mos ndizni qirinj të mëdhenj pranë të vegjëlve, zotni, ju lutem,

Se i djegin në brinjë dhe i përkulin,

i gjunjëzojnë... para se ta përmbushin flijimin...

dhe ua çojnë dëm dritën e papërdorur

 

Më erdhi rëndë të dilja:

Nuk qan burri në këtë moshë.

Spli[gh]t ose Fjalë si pasqyra të krisura

1.

Spliti vjen drejt teje si thelbi i papërfytyrueshëm i një libri, që, deri pak rreshta më parë, dukej i pranueshëm, por nuk jepte asnjë shenjë se mund të jetë kryevepër. Lodhja e syve, ose durimi pa fund i detit, bashkë me uljen ëndërrimtare të mbrëmjes, kanë kaltëruar fshehtas, sëbrendshmi, edhe shkëmbinjtë, edhe asfaltin, edhe bimësinë. Sendet duket sikur po zhyten për t’u larë, për të humbur peshë e vëllim, ose për të mërguar në një botë më të sigurt. Rruga i ngjan një gjarpëri që zgjatet si për të zhdukur kokën e vet.

Pastaj vështrimi kriset, ndahet më dysh, njëheresh me fjalët (thelbi dhe metafora që i jep jetëgjatësi mezi shquhen nga njëri-tjetri). 

Po mbyllej një maratonë në orë, jo në kilometra.

Ditënata e paharruar në Timișoara e Budapest, çmallja me Danubin dhe aromat e kafeneve me hije perandorake ishin bërë vegim. Sapo pata përfunduar "Kufij mes Teatrit të ekzistencës dhe ekzistencës së teatrit – një semiotikë e vizionit të Ingmar Bergmanit si njeri i teatrit" dhe, mbase ngaqë lajmet më suleshin nga të gjitha anët, - si fishekzjarre, për çmime letrarë e kryevepra që duheshin lexuar medoemos këtë javë, këtë pranverë, këtë vit, - fjalia që ende s'më jepte paqe ishte: Ndonjëherë caktimi i njëanshëm i çmimit përfaqëson identitetin e vetëm të shitësit.

Si nën qiell

 

[SQ]… se dashuritë vinin e iknin. Se kishin kaluar kushedi sa vite, sa ftesa, sa thirrje, sa vaje, sa njerëz, sa filma, sa humbje shpresash, dhe pangopja jonë me njëri-tjetrin edhe shkencërisht mund të dëshmohej ç’ishte, si më poshtë vijon: O përçmim, urrejtje e pashpjegueshme dhe hakmarrje ndaj tyre, O sëmundje e pastudiuar sa duhet e, rrjedhimisht, pa ilaç, a më keq akoma: pa shërim O dashuri e çmendur ndaj vetes sonë, O vdekje O diçka tjetër, që nuk gjen përgjigje. Ne sollëm edhe një herë ndërmend, pa ia shkëputur sytë njëri-tjetrit, se trupat s’dihej ku i kishim dhe a i kishim më; kujtuam me një mall te panjohur e me një dhembshuri përtej moshës fillimet e asaj ngjarjeje dhe vargjet më të ndjerë të asaj poeme. / Si nën qiell * [RO] … că iubirile veneau și se duceau. Căci trecuseră cine știe câţi ani, câte invitaţii, câte strigăte, câte bocete, câţi oameni, câte filme, câte pierderi de speranţe, și neputinţa noastră de a ne sătura unul de celălalt se putea explica inclusiv știinţific, vasăzică: Ori dispreţ, ură inexplicabilă și răzbunare faţă de ei, Ori boală insuficient cercetată și, implicit, fără leac, sau mai rău: incurabilă, Ori dragoste nebună faţă de noi înșine, Ori moarte, Ori altceva care nu găsește răspuns. Noi ne-am adus încă o dată aminte, fără a ne lua privirile unul de la altul, că nu se știa unde ne aveam trupurile și dacă le mai aveam undeva; ne-am amintit cu un dor necunoscut și cu o duioșie dincolo de vârstă, de începuturile acelei întâmplări și de cele mai sensibile versuri ale acelui poem. / Ca sub cer *

[EN] ... that love came and went.
For who knew how many years had passed by, how many invitations, how many cries, how many wailings, how many people, how many films, how many losses of hope, and our inability to tire of each other could be explained scientifically even:
Either disdain, unexplainable hatred, and revenge against them,
Or an understudied disease, and implicitly, without a cure, or worse: incurable,
Or mad love for ourselves,
Or death,
Or something else that can’t find an answer.
We remembered once more, without taking our eyes off each other, for we didn’t know where our bodies were or if we still had them somewhere; we remembered with an unknown yearning, and with a tenderness beyond age, of the beginnings of that story, and of the most sensitive verses of that poem. / 
Like under the sky [Translated by Monica Vișovan]

*

[IT] ... perché gli amori venivano e andavano. Perché erano passati chissà quanti anni, inviti, chiamate, pianti, persone, film, perdite di speranze, mentre la nostra  insaziabilità reciproca anche scientificamente poteva essere dimostrata che cosa era, come segue: O disprezzo, odio inspiegabile e vendetta contro di loro, O malattia non abbastanza studiata e, di conseguenza, senza medicine, o peggio ancora: senza guarigione O folle amore per noi stessi, O morte O qualcos'altro, che non trova risposta. Noi abbiamo evocato ancora una volta, senza levare gli occhi di dosso a noi stessi, perché non sapevamo dove fossero i nostri corpi e se li avevamo ancora; abbiamo ricordato con un desiderio sconosciuto e con una compassione oltre l'età gli inizi di quell'evento ed i versi più sentiti di quella poesia. / Come sotto il cielo [Translated by Kopi Kyçyku] * [DE] … Denn es sind ja schon so viele Jahre, so viele Einladungen, so viele Rufe, so viele Wehklagen, so viele Menschen, so viele Filme, so viele Hoffnungsverluste passiert, und unsere Unersättlichkeit aufeinander konnte wissenschaftlich auch als folgendes beschrieben werden: Entweder Verachtung, unerklärlicher Hass und Rache an ihnen, Oder eine nicht ausreichend erforschte Krankheit, und folglich ohne Medikamente oder noch schlimmer, unheilbar Oder eine Wahnsinnsliebe zu uns selbst, Oder der Tod Oder aber etwas anderes, worauf es keine Antwort gibt. Wir haben uns noch einmal in Erinnerung gebracht, ohne die Augen voneinander zu lassen, dass wir nicht wissen, wo wir unsere Körper haben und ob wir sie noch haben, und wir haben uns mit einer unbekannten Sehnsucht und mit einem Mitleid jenseits des Alters an die Anfänge jenes Ereignisses und an die innigsten Verse jenes Gedichts erinnert.” / Wie unter dem Himmel *

Script, graphics, editing: Ardian-Christian Kyçyku

VO: Ligoraq Riza

A KeynemaHouse production
© All rigts reserved