Showing posts with label "Një letërsi pa probleme është si një njeri që ka humbur shijen e vdekjes". Show all posts
Showing posts with label "Një letërsi pa probleme është si një njeri që ka humbur shijen e vdekjes". Show all posts

"Një letërsi pa probleme është si një njeri që ka humbur shijen e vdekjes"




- bisedë -

Mine Fero: Pas kaq kohësh e librash botuar, çfarë është letërsia për ju?

Ardian-Christian Kyçyku: Besoj se, në raste të tilla, më qartë mëson se çfarë nuk është letërsia. Kjo nganjëherë mund të jetë e tmerrshme për njeriun dhe lartuese për shkrimtarin brenda tij, por edhe anasjelltas. Jeta e sotme është e gatuar me shumë letërsi, mirpo kaq lëndë artistike e papërdorur, e mbetur pezull mes përjetimit të skajshëm dhe pamundësisë për ta rrokur, tek bëhet hí dhe hiç, paradoksalisht synon që letërsia e mirëfilltë të ketë gjithnjë e më pak jetë.

- Si qëndroni ju në raport me krijuesit e tjerë? Si e ndjeni veten në mjedise shkrimtarësh?

Ardian-Christian Kyçyku: Koha s’më lejon të takohem shpesh me krijues të tjerë. Herën e fundit kur u ndodha në një tubim shkrimtarësh ishte vështirë të merrje vesh nëse pritej fillimi i një mrekullie, apo mbarimi i një bombardimi.