Showing posts with label "Krijime fëminie". Show all posts
Showing posts with label "Krijime fëminie". Show all posts

Kri-ji-me fëminije - semiotic

 


"... ky libër ka disa “mangësi”, të cilat nuk di për sa kohë do të mbeten “të pandreqshme”. Jam i detyruar të përdor edhe në këtë bisedë thonjëza të dukshme e të padukshme. I gjithë teksti ec mbi këtë vijë, mes kuptimit të parë të fjalëve dhe kuptimit të dytë, atij që është më i fshehuri, por më jetëgjati. Po rendit mangësitë: nuk është shtypur në letër; u drejtohet vetëm atyre që e dinë shqipen shumë mirë; nuk mund t’i tregohet dikujt me pak fjalë; është thellësisht i papërkthyeshëm dhe flet për krijimin letrar nga një këndvështrim që ligjet e globalizimit e trajtojnë si të tejkaluar... Kam përshtypjen se po përshkruaj njëherazi edhe disa rroba të reja mbreti, edhe një mbret të ri rrobash..." [Autori] 


Kokat nuk i urrente asnjë shqiponjë



"Në afrim të vjeshtës, Poradeci zbrazej. Përhapej rreth nesh, si ndonjë mjegull shpirtrash të përmallur, një heshtje që të bindte se, kur kapërcen një sinor të caktuar vetmie, nuk të nevojitet mbrojtja e askujt. Asgjë, askush s’të shkatërron, s’të vret dot në aq përmallje e vetmi, që mbase e bën njeriun të padukshëm për sytë e fatkeqësisë dhe të mortit.

Ndihesha i lindur në e me atë lloj vetmie.

Shumica dërrmuese e Kokave qenë kthyer në Tiranë e nëpër rrethe, ku duhej të flisnin gju(hë) më gju(hë) me popullin e thjeshtë, që të mund të shkruanin kryevepra, kur ne nisëm fushatën „Të lexojmë ata që ruajmë”.