Showing posts with label "Fortesa". Show all posts
Showing posts with label "Fortesa". Show all posts

Fortesa



Ra edhe fortesa më e vështirë, ajo e gurta në zgrip të shkretëtirës.
Më shumë se pesë popuj shëtitës i patën ngritur kult në këngët e tyre me kreshnikë – dy syresh e patën pagëzuar Tempulli, tre të tjerët: Atdheu që s’pushtohet dot.
Perandori tha se do ta kapërcente pragun e saj i vetëm, pa shoqërues, i paarmatosur, pa roje, pa kalë apo gamile. Do ta kapërcente atë prag edhe sikur ta dinte se do të vdiste, në rast se ai dorëzim pa gjak i fortesës ishte ndonjë kurth. Banorët e shkretëtirës shquheshin për kurthe.