Rrëfilm
nga A.-Ch. Kyçyku
Në rolin e
Dëshmitarit (VO): Ligoraq Riza
[SQ]
Poemat
tingëllonin pakashumë si më poshtë vijon:
Një cigare
pa filtër / një kafe me sheqer / një çaj /
Një mollë
/ dy hurma farëzeza / një fletë aritmetike /
Dhjetë
lekë të vjetra / pesë lekë të reja / një dollar /
Tre libra
të hollë / dy libra të trashë / s’ka rëndësi autori tani /
Një penë /
dy kallamare / një stilograf / një bombone
Një stemë
/ njëzet pulla / qeni laraman / kanarina /
Dylbia me
një sy, monokli me dy lente, pena e kaltër / një shëtitje me varkë /
Dy maja
pene / bluza e gjelbër / një penel / një fletore vizatimi
Unaza prej
argjendi / dy varse / tri palë vathë / kravata me xixa /
Katër
unaza ari / dy me gurë të çmuar / një me kokë shqiponje /
Një me kokë gjarpri / një sandviç / dy ullinj / një kanë / tetë pjata /
