Lasgush Poradeci - 30 vjet pas “kthimit” (12 nëntor 1987)
"Liriku më i shquar i shqipes dhe njëri nga më të panjohurit shkrimtarë të Evropës, u lind më 27 dhejtor 1899 në qytetin e Pogradecit, në Shqipëri, buzë Liqenit të Ohrit. Të paktë janë shkrimtarët që kanë pasur fatin të linden në një hapësirë kaq të bukur. Duke njohur mërgimin qysh në fëmini, fillimisht nëpër Manastir (Bitola)[1] e Athinë, poeti i ardhshëm do ta shndërronte mbiemrin në hapësirë dhe anasjelltas, për të shmangur çdo ndarje të Bukurisë lindëse nga Vuajtja krijuese. Llazar Gusho do të bëhet Lasgush Poradeci. Në Qytezën e Zotave, i rrethuar nga fantazma të lashta që pëshpëritnin në të hamendësuarën gjuhë mbarëballkanike, Lasgush Poradeci përvetësoi mënyrën e të jetuarit sipas Ataraksisë[2] - parimi filozofik i Sextus Empiricus-it të Romës së lashtë. Mësoi të rronte i shkëputur edhe nga vuajtjet e veta të përditshme, nga himerat, nga mallet dërrmues; u stërvit të jetonte mbi ta, përndryshe ndjeshmëria e jashtëzakonshme mund ta nxirrte mendsh. Kjo ishte e papranueshme, përderisa ai ende nuk i pat shkruar kryeveprat. Ataraksia[3] e mbronte nga vuajtjet tepër vetjake dhe joprodhimtare, por edhe e detyronte të vuante bukur në vend të atyre që nuk janë në gjendje ta shndërrojnë vuajtjen në jetë të epërme / letërsi. Shpirti i tij u zhvillua aq shpejt, saqë do t’i lypte një gjobë të hidhur trupit: një tuberkuloz eshtrash. Me vdekjen e shkallëzuar të lëndës në trup dhe me pavdekësinë e fjalës në mendim, Poradeci mbërrin në kryeqytetin e botës trako-latine, në Bukuresht - një tokë e premtuar për shqiptarët e breznive të ndryshme. “Kryeqyteti i bukur i Vllahisë, i cili me kaq nderim për veten e vet mban emrin më bujar të të folurit shqip”[4] e pret sikur të ishte një mërgimtar i thjeshtë, pa emër. Me gjithë sprovat dhe shijet jo përherë të këndshme[5], Bukureshti do të mbetet vazhdimisht për poetin si një lot malli, me madhësinë e zemrës, e me këtë zemër të dytë, nga largësitë, ai do të rijetojë çastet më të bukura të të gjitha trojeve të huaja nëpër të cilat pat kaluar e ku, me mund pa fund, pat shndërruar çdo vuajtje në art magjie. Heraherës merr arratinë drejt Câmpulung Muscel-it, qytezë gati përrallore, ku bashkëshortja e të vëllait, Vangjel Gushos, Lucia, kishte shtëpinë e prindërve[6].