Showing posts with label Rrëfilm©. Show all posts
Showing posts with label Rrëfilm©. Show all posts

Arti i verbimit / Arta Orbirii / The Art of Blindness

 


Arti i verbimit Nga dashuria e tepërt Të plagosa Jo aq për vdekje Sesa për-jetë. E më erdhi aq rëndë Sa nisa të zvogëlohesha Për t'u fshehur Nga sytë e mi dhe nga shpirti yt Nuk gjeta vend veçse në plagën që të pata hapur E më mbajte me aq dhimbsuri Për vite me radhë Duke u lutur edhe që të mbyllem Edhe të mos fikem. Nuk dija të shërohesha As të shëroja. Më pat mbetur nga zjarri hija e hirit Dhe ngrohtësi vetëm për një flakëzë Nuk dije të vrisje plagë Më pranon edhe mua, më pyete dikur Ngriva këtu jashtë Netëve më kap tmerri, se Ti mund të mbyllesh E të më humbësh Me hapat e një ëndrre të ngjethur Nga dëshira e frika Erdhe në plagë Brenda meje e teje Nga ai çast s'na pa më njeri
* Text / Script, Graphics, Editing, Voice: Ardian-Christian Kyçyku
All Rights reserved
 

Syziphos

 


Syziphos
Rrëfilm nga Ardian-Christian Kyçyku

SQ: Një himn kushtuar betejave shpesh të padukshme, ose të shformuara për art të epërm.

RO: Un imn dedicat bătăliilor deseori invizibile sau deformate pentru o artă superioară.

EN: A hymn dedicated to the often invisible, or distorted, battles for higher art.

Semyoticon: Sy – eye/s [SQ]; zi – mourning [SQ]; Phōs – a pure, brilliant quality of light [GR].

Music: Antonio Vivaldi, Concerto for two cellos in G minor, RV 531. Source YT

Script, graphics, animation, editing: A.-Ch. Kyçyku


Litari - rrëfilm

 

Litari - rrëfilm

Poster: KÜdesign / All Rights reserved

An-on-ima: "Dëgjim tjetër" (14)


Gati çdo dy muaj përshkoja Rrugën e Elbasanit për të ndrequr radion Sonra, - që na e pat dërguar stërgjyshi nga Amerika, - sa herë i digjej syçka e gjelbër, ose ndonjë llampë. Nuk di ç’pamje kisha tek çapitesha me atë radio në krahë, ndonjëherë edhe në sup. Por nuk bezdisesha. Ajo kuti ishte aq e shtrenjtë për mua, aq e gjallë, saqë jo rrallë, gjatë orëve, ose ditëve të errëta, plot makthe, më dukej sikur do të vinin të ma arrestonin. Ose do të më arrestonin mua, ngaqë më kishin gjetur radio, ashtu siç prangosnin ata të cilëve thuhej se u gjenin armë, trakte, libra të ndaluar.
Shumica e të njohurve dhe të panjohurve mundoheshin të shihnin sa më tepër botë me sy, përmes televizorit, kinemasë, revistave etj. Ndërsa unë shihja botë me veshë. Dhe shihja jo falë gjuhëve apo fjalëve të huaja që njihja, por falë krejt pjesës tjetër të tingujve dhe heshtjeve mes tyre, pjesës së panjohur, të cilën nuk e kontrollonte dot askush veç Zotit. E gdhija, ose flija me radion hapur – dhe shijoja një liri që buronte e mbështetej nga e padijë. Nuk di nëse kam gjetur qysh atëhere ndonjë mjet tjetër më të fuqishëm për të ruajtur e përsosur shqipen.

"Tubim" - një rrëfilm©


Trailer / Filmi i plotë / În română

[AL] Letra, boja, mërgimi, dashuria, vdekja, smira, shkrimi... "Fjalët ishin gjithnjë tejet të sakta dhe gjithaq të paplota. Secila fjalë shprehej njëherazi përmes një tjetre dhe bashkë me të (vdekje – ikje, shpëtim; mërgim – mall, nyje, kinema; dashuri – zbulim i gjuhës, mbulim i të folmes; bojë – gjak, zjarr, hi etj). Çdo fjalë ishte binjake me zgjatjen e vet në metaforë dhe anasjelltas". Rrëfilm - Copyright Ardian Kyçyku
[RO] Un film cvasi-biografic despre litere, metafore, amintiri, hârtii, exil, invidie, moarte, dragoste etc. Cuvântul "Tubim" înseamnă Adunare, dar poate fi citit și ca Tubi im - My Tube (EN). Cuvântul Rrëfilm (alcătuit de autor) are în același timp sensul de Spovedanie, Povestire, și Film.

[EN] Relationship between letters, paper and memory - and their impact on cinema. A short "semiotic"and quasi-biographical film in Albanian language. [EN] The word "Tubim" means Assembly, but it can also be read as Tubi im - My Tube (EN). The word "Rrëfilm" (made by the author) has at the same time the meaning of Confession, Storytelling, and Film.
All Rights reserved