Showing posts with label "Ati" - një roman për gjëra që dihen e nuk shkruhen dhe anasjelltas. Show all posts
Showing posts with label "Ati" - një roman për gjëra që dihen e nuk shkruhen dhe anasjelltas. Show all posts

"Ati" - një roman për gjëra që dihen e nuk shkruhen dhe anasjelltas


“Ati ishte aq i pamëkat, sa nganjëherë të vinte ta vrisje”. Kjo fjali më ndalonte të bëja ndryshime në roman gjatë këtyre 14 vjetëve. Librin kam vazhduar ta shkruaj qysh nga shkurti i 2003-shit, por vetëm në kokë. Mbeti një libër që shkruhej pa duar, në kujtesën time dhe në mosnjohjen e lexuesit.
Gjatë çdo ‘ndërhyrjeje’ në roman, më vegohej se sa pak ishte shkruar për flijimet dhe pamundësitë e prindërve, dhe sa shumë për gabimet apo mangësitë e tyre. Kulmi është se, kur gjykojmë paraardhësit, asnjëherë nuk mbajmë parasysh kushtet shpirtërore, por vetëm ato historike.
E folmja e personazheve është qëllimisht ‘e shkartisur’, me përngjitje disi shqetësuese nga të dy dialektet dhe nga të gjitha të folmet, edhe si shprehi e përçarjes së pashpallur që sundon shoqërinë e sotme, e një shqipeje përherë në kapërcyell, por edhe si pasqyrë e paragjykimeve të vetë lexuesit.