Showing posts with label Iolanda Malamen. Show all posts
Showing posts with label Iolanda Malamen. Show all posts

Koha e mëkëmbësve (Vremea locţiitorilor)



Shtëpia botuese „Humanitas”, njëra nga më të mëdhatë e më prestigjiozet në Rumani, botoi në koleksionin „Kujtime / Ditare / Bashkëbisedime”, - që u është rezervuar personaliteteve të shquara botërore, mes të cilëve Aleksandër Sollzhenicin, Imre Kertesh, Vladimir Bukovski - librin: „Ardian-Christian Kuciuk: Vremea locțiitorilor - un dialog cu Iolanda Malamen despre spiritualitatea albaneză” (Ardian-Christian Kyçyku: Koha e zëvendësve / mëkëmbësve - një dialog me Jolanda Malamenin për shpirtërimin shqiptar), në 144 faqet e të cilit shkrimtari shqiptar që shkruan edhe në rumanisht u përgjigjet një numuri të madh pyetjesh lidhur me shpirtërimin shqiptar dhe letërsinë evropiane e më gjerë.

Në hyrje dhe në mbulesën e pasme të librit, botuesi, në paraqitjen që i bën autorit para lexuesve, ndër të tjera, thekson: „Ardian-Christian Kyçyku ka dy atdhe letrarë, që i glorifikon në gjithçka shkruan... I ardhur nga një trevë që pasqyrohet në Ohrin mitik, dhe nga një shtypje ideologjike e egër e gjymtuese, historia e prozës së tij është, në fakt, ngadhnjimi i një talenti gjigant... Përse „shpirtërimi shqiptar”? Për shumë arsye. Sepse kemi të bëjmë me një shkrimtar të jashtëzakonshëm. Sepse Shqipëria me vetëm 29.000 km2 i ka dhënë botës vlera të pakontestueshme. Sepse për pesëdhjetë vjet me radhë nuk u mor vesh thuajse asgjë për të, megjithse ndodhet në hartën e Evropës e të Ballkanit. Sepse nuk u gjunjëzua dhe luftoi për të mbijetuar shpirtërisht. Mirse ke ardhur në letërsinë rumune, Ardian-Christian Kyçyku!”

Në këtë vepër të re në rumanisht, Ardian Kyçyku himnizon, në radhë të parë, botën e mirëfilltë shqiptare, vlerat shpirtërore e qytetëruese të kombit shqiptar, historinë, qëndresën intelektuale e artistike gjatë terrorit të shumëfishtë, sajuar e mbështetur nga forca të caktuara politike. 

Pyetjes nëse e ndjen veten minoritar, Ardian Kyçyku i përgjigjet: „Pa asnjë mëdyshje. Unë jam minoritar jo në katror, por në kub. Dhe këtu s’bëhet fjalë për të nxjerrë ndonjë gjë në ankand. Jam minoritar si shqiptar që ndodhet në dhé të huaj. Jam minoritar si shkrimtar, në kuptimin e profesionit, në këto kohëra kaq antiartistike. Jam minoritar si shkrimtar jokomod, jokonformist dhe i përkushtuar shkrimit. Të mos harrojmë se shumë herë të jesh në minoritet, do të thotë të jesh në origjinalitet”.

Pyetjes: „... shkruan në të dyja gjuhët dhe nuk ke hequr dorë nga shqipja... Çfarë përfaqëson për ty gjuha shqipe?”, Ardian Kyçyku i përgjigjet: „Gjuha shqipe është për mua një tempull i padukshëm, i pashkatërrueshëm. Me të mund të njohësh më shumë nga sa mund të thuash. Me të, madje, nuk duhet të thuash aq sa mund të dish. Dhe jam i bindur - hollësitë janë të tepërta - që, në një botë tjetër, gjuha shqipe nuk është gjuhë me qarkullim të kufizuar”.

Më tej, Ardian Kyçyku thekson: „Në njëfarë mënyre, asnjëherë nuk jemi larguar nga Shqipëria jonë, nga ku asnjë dëshpërim s’mund të na shkulte, sepse ishim stërvitur tashmë për një kohë të gjatë me dëshpërimin... Në fund të fundit, atdheu ynë është gjuha shqipe, ndërsa ardhja në Rumani nuk përfaqëson ndonjë mërgim në kuptimin klasik të fjalës...”.
(Nga Shtypi shqip, 2003)

Fragment


Jolanda Malamen: Fole për familjen tënde, për prejardhjen, për zbulimin e shkrimit në një familje në të cilën lexohej dhe tregohej shumë. Yt atë është një intelektual që u përfshi në politikë. Madje në politikën e atyre vitesh skëterre.