Si puna e librit që s'ka dalë nga shtypi


Pastaj na erdhi se ç’na erdhi, pra liria… Koha e kufijve vate, ujrat u bashkuan, janë të të gjithëve dhe të askujt. Më vonë ujrat u ndanë në parcela, më mbrapsht se tokat. Të vriste tjetri për një pëllëmbë ujë, edhe sikur të doje vetëm ta pije, sa për të mos vdekur nga etja. Ky ujë është i imi, qërrohu! Por mua s’më vriste njeri, se gjer edhe vrasësit e duan jetën e tyre më shumë se unë… Pa përmendur faktin që më mbanin mënjanë, të harruar, se s’kishte më vend për ata që nuk janë të pranishëm. Si mund të kujtohesh diku, kur je gjithmonë edhe në një vend, edhe në një tjetër, as në një vend, as në tjetrin?! Je si puna e foshnjës së palindur, e librit që s’ka dalë nga shtypi… Po ndoshta po vjen koha kur edhe unë do të dal nga shtypi…” zv.Libri – copëza jete a letre frymëzuar nga Teatri

"The viceBook" - An original play about ideological and aesthetic conflicts in the Balkan space, between different human communities and nonconformist individuals - by Ardian-Christian Kyçyku

Synopsis