"Në ferr shkon vetëm ajo pjesë e jona që s’don të vdesë, përsëriste në gjumë. Mund të ish fjala për shpirtin, por edhe për kujtesën. Nuk dinte cila pjesë e vetes ngulmonte të soste në ferr, por ndihej njëfarësoj i lumtur që kthjelltia e muajve të parë në mërgim, ajo fjetje vetëm e trupit, - me sy shpirti e kujtese hapur, - nuk e paskësh braktisur as pas kaq vitesh jashtë. Në çaste të tillë ua zhbironte thelbin gjërave më mirë, më me siguri..."
Kristali dhe hienat, roman,
Frankfurt-Bukuresht,
tetor-nëntor 1999
[OnLine]