Ditë më parë, në Bukuresht të Rumanisë, në edicionin “Librarium Haemus”, pa dritën e botimit romani voluminoz me 375 faqe, “Puthmë skelet”. Autorin e këtij romani, shkrimtarin e ri pogradecar, Ardian-Christian Kyçykun, që tani e disa vjet jeton dhe krijon në kryeqytetin rumun, në emër të lexuesve të gazetës sonë dhe të shumë e shumë lexuesve që besojmë se do t’i ketë, në ditët që vijnë, kjo vepër e tij monumentale letrare, e lutëm që të bëjë një zbërthim, ose një si dëshmi, ekskluzivisht lidhur me këtë roman të madh. Gjithnjë të vetëdijshëm se, si për akëcilin shkrimtar, edhe për Ardianin, një gjë e tillë është e mundimshme. Megjithatë, për hir të lexuesve të veprës se tij, në Tiranë, në Prishtinë dhe kudo tjetër, në botën shqiptare a të huaj, ky shkrimtar i shquar shqiptar iu përgjigj pozitivisht lutjes sonë. Në rrëfimin e tij nuk ndërhymë me pyetje në asnjë shteg të rrjedhës se tij. E lamë të ecë, si një lumë vërshues..., ashtu siç është edhe vetë romani “Puthmë skelet”. (Bajram Sefaj)
- “Një nga gjërat më të mundimshme për shkrimtarin është zbërthimi i një libri, të cilin e çmon veç të tjerëve, por në rastin e „Puthmë skelet” kjo më duket e pashmangshme, për të mos thënë e domosdoshme, të paktën tani. Për më tepër që, kur dyndja e sipërfaqësores në shtyp dhe në mendësinë e lexuesve bëhet shpesh e padurueshme, „shpjegimi” i librit nga vetë autori nuk ka më shijen e një përdhosjeje. Nuk më duket as cënim i krijimit në thelbin e vet”, thotë autori që në fillim dhe vazhdon: “Romanin „Puthmë skelet” e shkrova në Bukuresht gjatë dimrit të viteve 1991-1992. Vinte natyrshëm menjëherë pas „Lumenjtë e Saharasë” dhe „Qielli vetëm pranon”, duke pasur rrënjë e degëza në tri novela që pasqyronin copëza nga pó ajo dashuri e gjatë mes fëmijëve që mbanin emrat Gined Enkelana dhe Ina. Sapo isha larguar nga Shqipëria dhe banoja në shtëpinë e njërit prej nipërve të Lasgush Poradecit, i ndjeri Tanas Bora, farefis i imi. Pat mërguar në moshën 9-vjeçare nga Pogradeci dhe fliste ende shqipen e kahershme. Meqë edhe unë dija një rumanishte të paskalitur mirë, bisedat tona të fillimit zhvilloheshin në një gjuhë të gërshetuar, që mund të merrej edhe si iliro-trakishte e përparuar. Fjalët kryesore që Tanasi mbante mend ishin babi, mami, plepi, gjoli, kisha, guriçkat, qielli. Mirëpo i kishin humbur pjesëza të rëndësishme të shqipes, siç është si-ja, dhe kishte (jo rastësisht) një humor të rrallë. Për shembull, tek përshkruante vdekjen e ndonjë të mbrapshti, thoshte „Vdiq sa një qen”, jo „si një qen”. Kur erdhën dëborërat e para të Bukureshtit, m’u ringjall pikërisht ai Pogradec i përjetshëm, që mbetej vendimtar për shkrimet e mia të asaj kohe. Ende stinët ishin të ndara qartë nga njëra-tjetra. Shtëpia e Tanasit ruante shijen dhe dritëhijet e shtëpive të moçme poradecare, sidomos në oborr dhe në mahnitjen e ngjyrave. Dushi ndodhej jashtë shtëpisë dhe i ngjante një qivuri të ngritur më këmbë. Duhej të hyje e të laheshe me shpejtësinë e dritës, që të mos bëheshe akull në qivur. Përndryshe, nuk mbetej veçse të të vishnin, ta shtrinin qivurin poshtë dhe të të kallnin në tokë. Më 15 dhjetor m’u dha një dhomë konvikti në zonën Regie të qytetit të studentëve, dhoma me numrin 42, në katin përdhes, në fund të korridorit, mes dhomave të një sudanezi, një siriani, dy afrikaneve, një greku, një moldovasi dhe tre rumunëve. Ngaqë humba përkohësisht lidhjet me familjen, m’u desh që të gjitha orenditë e dhomës t’i bëja me dorën time. Rojet dhe pastrueset e quanin me shaka „Dhoma e Emineskut” dhe me siguri prisnin të gdhihesha në këmishën e forcës, para se të shkruaja ndonjë (krye)vepër. Të vetmit njerëz me të cilët këmbeja ndonjë fjalë ishin një mik amerikan, një kinez dhe rojet e konviktit. Gjendja kish diçka nga barsoletat, ndonëse gjatë vitit të parë në mërgim e qeshura sikur s’është shpikur ende. Rojet më dukej se vigjëlonin jo aq për të mbrojtur ngrehinën dhe jetët tona, se sa që trutë e mia të mos ia mbathnin jashtë kufijve”.

Lidhur me nismën (lindjen) dhe zhvillimin e romanit “Puthmë skelet”, shkrimtari rrëfën: ”Pata marrë me vete nga Tirana një tufë letrash të bardha A4, të cilat i ndaja më dysh pó me dorë, se nuk kisha gërshërë e as thikë. Në ato letra fillova të shkruaja, me shpresën se do të më mjaftonin. E nuk doli asnjëra tepër! Nga e gdhira herët e deri në mbrëmje bridhja nga zyra në zyrë dhe mbaja radhë të pafundme për plotësimin e dokumenteve, hipja e zbrisja metro, tramvaje, trolejbusë, ndërsa darkave mblidhja kockat në dhomë dhe shkruaja. Shkruaja ulur në shtrat, me letrat në gjunjë. Rreth meje ishte një heshtje e llahtarshme, një varfëri pa skaj, por sidomos një sasi kohe, së cilës nuk ia gjeja dot cilësinë. Nga e ftohta, në mëngjes herët, pas së vetmes orë gjumi a zhgjëndrre që mund të bëja, laja sytë dhe maska ime prej akulli më mbetej në duar. Pija dy kafe të mëdha në ditë, pastaj shkruaja. Pó me dorë. Ngaqë ende mbaja mustaqe, në fytyrë kisha pakashumë moshën që kish protagonisti i „Puthmë skelet” kur kthehet nga jashtë shtetit. Mbrëmjen e vitit të ri 1992, Gined Enkelana mbërrin në Tiranë pas shëtitjes së gjatë jashtë kufijve, pasi mbush me njolla të pavullnetshme gjaku trevat ku është endur. E ndali veturën në lagjen e vjetër tiranase ku qe dashuruar me Inën, uli kokën mbi timon dhe qau, ashtu siç dinte ai. Kisha blerë një shishe me verë të kuqe. Pak para mesnatës, me të mbyllur dorëshkrimin, hapa shishen dhe thashë me vete: „Tani mund të bëhesh tapë; ai arriti në Tiranë”. S’ka arsye, qënie e as ndjesi që të më bindin se ato çaste në Tiranë, në lagjen ku kalova një pjesë të fëmijërisë, kish mbërritur personazhi im e jo unë vetë”.
Kurse për ç’ndodhi më pastaj, shkrimtari, ndër të tjera thotë: “Kaluan plot 15 vjet qysh nga ai dimër. Në pranverë, dorëshkrimin e lexoi e dashura ime e atëhershme. Më tha dy shprehje, të cilat pak vërejtje kritike e kapërcyen. Librat e tu kanë diçka nga sperma, më tha. I merr në vete dhe gdhihesh me barrë pas disa muajsh. Isha pothuajse i panjohur si shkrimtar dhe dukej sheshit se kisha një të ardhme të ndritur si baba! Shanse që romani të botohej s’dukeshin. Sikurse me libra të tjerë që pata shkruar e shkrova më pas, e rimora heraherës, sidomos gjatë udhëtimeve nëpër Rumani e gjetkë, duke ruajtur hollësira në blloqet e mia të shënimeve. Por s’më kish ngjarë herë tjetër, - me përjashtim të librit „Ish – roman me dashuri & konspiracion”, të cilin e pata shkruar në tren gjatë vajtjeardhjeve nga universiteti i Konstancës, ku jepja mësim, - që një libër të më dëbonte nga shtëpia. Ku nuk punova me të gjatë hedhjes në kompjuter, vetëm në shtëpi – jo. Brendia e romanit, tharmi i tij i brendshëm, rimarrja e copëzave, përsëritja e disa fjalive dhe fjalëve-kyçe, marramendjet dhe habia dhe ndërkryerjet e mllefit, por edhe vetëdija e protagonistëve se janë zgjedhur të çojnë më tej, nga një kohë në tjetrën, kumtin e një race të tërë, pasqyrojnë me një besnikëri të çuditshme gjendjet e mia kur e shkruaja dhe e përpunoja në mend.
Në krye të krijohet përshtypja se është thjesht një histori dashurie, e dy fëmijëve shqiptarë të viteve '80, njëfarë ishulli që fanitet mes një jete ballkanase ku përherë është dashuruar gjakshëm e me vrull dhe një letërsie ku proza sundohet nga mitologjitë, luftërat, heroizmat, zbulimet e komploteve të koklavitura etj. Fryma e romanit nuk ndalet këtu, sepse nuk buron që këtu. „Protagonisti ka një kult gati të lindur ndaj gjetjes së emrave dhe vënies së pseudonimeve dhe e përfton këtë “gjueti” mistike si një etje, ose lutje për një tjetër fat, për një jetë të pasunduar nga lënda, duke rimarrë zakonin e hershëm shqiptar të ndërrimit të emrave sa herë ndonjë fëmijë rrezikonte të vdiste. Në roman fëmija i këqyr njerëzit si mishërime të (vetë)përdhosura të Dashurisë dhe jepet me aq çiltërsi dhe i tëri, saqë ngrihet në një gjuhë të brendshme (shqipe shpirtërore, e quan), e prirë nga zanore dhe veçtingëllore. Kjo shqipe e shndërron thelbin e qenieve dhe të gjërave që përshkruan, ndreq dhe ve emra nga e para, dhe nuk shtjellohet nën ligjet e së rëndomtës. Para kësaj shqipeje ngjarjet nënshtrohen si para ligjit dhe ngjizin një hierarki që ka për “shtyllë kurrizore” Dashurinë. Romani (ri)krijon një Tiranë tekstuale që shpesh ngjan më e vërtetë dhe më jetëgjatë se çdo Tiranë e përditshme. Fëmija, të cilin disa e quajnë I Vdekuri, I Puthuri, 185-a etj, endet si ndonjë shpirt mes rrugicave të Tiranës, duke i thurur vetiu një himn të kulluar asaj pjese të fëmijërisë, kur njeriu ende s’ka hyrë në llogaritë dhe lojnat shpesh cinike të të ashtuquajturit fat. Ai përshkon me një lirshmëri të çuditshme rrugën e shndërrimit të paganizmit në besimin Njëzotësh përmes tejkalimit, stërmbushjes me ëndje trupore, me halle e ëndrra si të gjithë të tjerëve - një dëshmi se kulti i trupit dhe hedonizmi në përgjithësi bartin zhdukjen e vet, deri në mundësinë e të lindurit nga Fryma. Shqipja shpirtërore (që na mban jashtë harresës) ndeshet si padukshëm, po për jetë a vdekje, me të folmet dhe nënfolmet që na ndajnë nga Kujtesa dhe nga njëri-tjetri. Duhet të kalojnë “njëzet e kusur vjet” derisa fëmija i dikurshëm, që ka si udhërrëfyese radiografinë e vet, skeletin e kohërave kur doktorët nuk zbulonin dot nga ç’sëmundje vuante, nis të pyesë vetëdijshëm se cilët janë emrat e vërtetë të njerëzve, me çfarë emrash jetojnë e mbijetojnë ata “në anën tjetër”, në Të Vërtetën e padukshme ku ngjizen historia dhe mitologjia vetjake e secilit prej nesh. Mosha e mëson të sillet me një dhimbsuri të veçantë ndaj vuajtjes së të tjerëve, çka i vegon sa peshë ngre kujtesa e trupit për fatin njerëzor dhe sa rëndësi ka kujtesa e shpirtit. “Ke pasur ndonjëherë mace, moj shpirt”, e pyet ai me vete femrën që ka dashuruar pasi mirësia e shtirur, ose sa për forcë zakoni e të tjerëve, në vend që t’i bashkonte sa më shpejt, i ka mbajtur pezull larg njëri-tjetrit. “Por edhe po të kesh pasur, mund të mos dish si vepron Nëna Mace kur është lehonë dhe gjatë ushqimit të këlyshëve me qumësht. Merre me mend: po ia preku njeriu pjellën, nuk i jep më qumësht. Dhe pjella është e lirë të vdesë urie, ose të mbijetojë. Si Nëna Mace vepron ndaj nesh kjo jetë, qysh kur jemi fëmijë. Po na preku njeriu... Unë jam krejt e kundërta e Nënëmaces. Unë fanitem dhe të prek menjëherë pasi nëna të ka lënë të ngordhësh udhëve. Kupton? E jo vetëm të prek. Unë të marr në shpirt, të marr në fat dhe jetoj më tej sikur të jesh pjesa ime, foshnja ime e panënë, foshnja që duhet jo vetëm ta rrit në barkun tim derisa lindet, por ta mbaj në bark derisa të vdes vetë...”.
Romani mbyllet në mënyrën më të papritur, e cila, po të shihet me sytë e protagonistit kryesor dhe të vetë librit, mbetet më e natyrshmja - zgjidhje që njeriu, në ngarendjen e tij pas planeve e dëshirave të rëndomta, këmbëngul marrëzisht ta shmangë, ose ta zëvendësojë me vetëvrasje shpirtërore” (Dashuria flet shqip nga Bukureshti, Gazeta TemA, Tiranë, 3 nëntor 2007).

Sa u takon linjave dhe kaheve në romanin e tij, A.-Ch. Kyçyku, shton: “Një linjë më vete e romanit është përndjekja që Gined Enkelana ushtron ndaj Inës dhe ndaj paqartësive të vetvetes. Në fakt, njëherësh me vendosjen e së ashtuquajturës epokë moderne, racat e fuqishme dhe të lashta si ajo shqiptare hyjnë në një betejë të heshtur me veten, ose, më saktë: me kanosjen e vetëshkatërrimit. Mashkulli ndjek femrën dhe synon ta ketë, sepse femra ruan të pacenuar, aq sa mundet, tiparet thelbësore të racës. Shtëpia e tij është bota / bota e saj është shtëpia (fisi, raca, emri, vetëdija etj). Është një ndërluftim i qenieve që dinë se ai që kërkon vetëm veten, vërtet do të gjejë veten, ama për të zezën e vet. Prandaj personazhet kanë edhe emra, edhe përemra. Sa herë ndodhen brenda Zonës së Dashurisë, mbajnë emra. Me të dalë, bëhen përemra dhe numura”.
Përkitazi me personazhet, sa janë ata imagjinarë dhe realë, autori shprehet: ”Duhet të them se gati të gjithë pjesëmarrësit në ngjarje, me përjashtim të Teto Amerikës, Gjyshes së Inës dhe prindërve të Arielës, janë gjallë. Shumica jetojnë në Shqipëri e në Mërgatë dhe në njëfarë mënyre, pa pasur ndonjë njoftim prej meje, kanë pritur që ngjarja të bëhet libër, kanë pritur si do të dalë libri, teksa mua më është dashur të pres si do të zgjidhet „çështja” - në tekst dhe në realitet. Kulmi qe se gjërat rodhën gati krejt si e sa në roman, me hollësira ngjethëse. Nuk di të them nëse teksti mposhti dhe punësoi realitetin, apo mua m’u dha mundësia e rrallë që të ndikoj sadopak mbi fatet e personazheve të personazheve. Pa synuar t’i shtoj librit përmasa që nuk i ka, mbetem i çmeritur nga përmasat që ai tashmë i ka. Për shembull: loja e epërme e disa numrave, datave dhe emrave, që nuk janë cënuar me asgjë, ndonëse kjo mund ta bëjë romanin disi të pabesueshëm. Por synimi im nuk ka qenë e as besoj se do të jetë ndonjëherë që libri të bëhet sa më i besueshëm për lexuesin. Libri duhet të jetë sa më i vërtetë. Çështja e besueshmërisë i përket e gjitha lexuesit. Me vete e kam quajtur roman me fëmini, për shijen që ka fati - dhe kjo mendoj se u jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve teorike e kritike. Ashpërsia e zakonshme ndaj mangësive të vetes ma bëri më të qartë fëmijërinë. Ndodhi, jo pa dhimbje, zhvendosja e një bote të tërë nga gjeografia në letërsi. Pogradeci i hershëm, Tirana e gjimnazit, malli dhe pengjet e aq njerëzve që ikën pa dashuruar aq sa ëndërronin, mallëngjimet dhe hidhërimet vetjake, pamundësitë, lumturitë dhe arritja e disa qëllimeve në jetë etj. Gjeta madje disa përgjigje edhe për krisjen e madhe që pat ndodhur në fatin tim pas largimit nga atdheu. Dyzimi i Gined Enkelanës, më fuqishëm se ai i Home Çkenës tek „Home”, më qartë se i shqiptarit tek „Ëngjëjt e tepërt”, më poetik se sa ai i Ilirit me një sy tek „Sy” etj, më ndihmuan të stërvitem me një gjendje që mund të përshkruhet si koha kur vdekja që të mban ndarë nga klasikët, kurse jeta - nga miqtë dhe nga smirëzinjtë, por sidomos të mban larg vendlindjes. M’u fal një pamje më e përsosur e pjekurisë, e pleqërisë së mundshme, ose e vdekjes së parakohshme. Të gjitha janë shprehur me shqipe shpirtërore në roman. Asgjë s’lëviz më „pa leje” brenda tij, madje as ballina s’mund të jetë e ndryshme, sepse pikërisht të tillë, siç është në botimin e parë, e ëndërron Gined Enkelana”.
Krejt në fund, shkrimtari rrëfen, (si të thuash me intimitet, çastin final, atë ndarje, shkëputje pra, sikurse thotë vetë, nga pjella e vet: ”Romanin e lëshova me shumë vështirësi nga duart, ndonëse nuk vuaj nga asnjë maní shkrimtarësh. Dalja përkoi me ditën kur Gined Enkelana dhe Ina ia presin udhën njëri-tjetrit, më 4 nëntor. Më kujtohej jo krejt pa dhimbsuri koha kur më dukej se dikush do të më vidhte dorëshkrimin, sepse dorëshkrimi ishte gjëja më e çmuar që mbaja në dhomën e konviktit. Nganjëherë, kur doja të pija kafe i qetë, e merrja me vete nëpër Bukuresht. Pastaj ia besova Tanasit, që e ruante me një kujdes prekës. Erdhën romane të tjerë, u zhvendosa në tjetër konvikt, me bravë më të sigurt, si të thuash, dhe vajta tek Tanasi që të marr dorëshkrimet. I kërkova ndjesë që nuk shkoja aq shpesh sa më parë. Është larg, i thashë. Nuk është larg, më tha, Bukureshti është i madh. Ky mësim tejet i thjeshtë, por vegimtar, i një mërgimtari veteran, rimoi brenda meje me misterin e Dashurisë së perëndishme, që trajtohet në „Puthmë skelet”, me baraspeshën mes jetës e letërsisë, mes arit të dukshëm dhe atij të padukshëm, mes asaj që duam të bëjmë, asaj që arrijmë të bëjmë dhe synimit të vërtetë të bëmave tona. Aty edhe u ndava nga romani, natyrshëm, madje me një lehtësi të frikshme, ashtu siç ndahesh dikur nga çdo pjellë e ytja, përndryshe as lindësi, as i linduri nuk mund të rriten, nuk mund të jenë krejt gjallë, as krejt vdekur, por sidomos nuk mund të jenë të lirë të shohin Zotin. Bëje, Zot, libër, lutet Gined Enkelana në një çast të dashurisë.
Zoti e kish bërë libër...
Përfytyroni si ndihet shkrimtari kur di se romanin e kanë tashmë në dorë pothuajse të gjithë protagonistët. Ata e dinë të vërtetën. Dinë çfarë kam ndryshuar dhe pse, sa kam „shkarë” nga e vërteta dhe pse, si është shndërruar jeta në libër dhe anasjelltas dhe pse. Më mbetën pa përfshirë në „Puthmë skelet”, në himnin e kësaj puthjeje të papërsëritshme që shenjtori (i pastër si fëmija) i fal leprozit, fjalitë e mbramë që ka fatin të këmbejë Gined Enkelana me Zotin, pak para se të kthehet në yjor, ose në një dashuri tjetër. Ndihet hiç para Tij, por Zoti, që i qe veguar gjatë jetës nën pseudonimet Zëri, Vëlla Hiçi, Fjala, Dashuria, i kumton se vërtet është një hiç para Zotit, mirëpo është vetë zot para hiçit”.
__________________________________
Shënim (impresiv) parantezal
(Sot, ditë e diel, me diell kristalor, si të ishte ditë gëzimi, mbarova leximin e një romani të madh, me titull “Puthmë skelet”, ardhjen e të cilit e prisja me aq padurim. Leximi nuk ishte si të gjithë të tjerët. Ishte aventurë dhe shkuar saj. Përpara kisha një det e oqean bashkë, pamjesh, idesh, personazhesh... dhe, menjëherë, qysh nga faqja e parë, ose saktësisht, nga vetë motoja, vjelë nga Populli (pó ai) dhe gjetja gjeniale (origjinale) “të gjitha ngjashmëritë janë të rastit” ose “asnjë ngjashmëri nuk është e rastit”, u treta në thellësitë e paanë të këtij romani të madh, kësaj feste, jo vetëm letrare, por edhe kulturore kombëtare përgjithësisht. “Mpreha” një stilolaps ngjyre të kuqe dhe, thashë me vete, do të provoj të nxjerr në letër një shkrim, i vetëdijshëm se nuk do të jetë kushedi çfarë, mbase as për së afërmi i denjë veprës në fjalë, por as që më bënte. Mbi ngrehinën time të moçme do e vë rrufepritësin që ka formë mbrese dhe s’ka kush ç’ka të më thotë!
Sa më shumë çapitesha hapësirave të kësaj proze monumentale, veten e ndija aq e më të imtë. Vëreja se nuk do të më ndihmojë as entuziazmi, që shpeshherë mund të jetë edhe naiv, që të provoj, në mënyrën time intime, të qes në letër çfarëdo qoftë për këtë libër të madh. Nuk më ndihmonte dot, këtë e hetoja gjithnjë e më qartë, sa më shumë që ecja faqeve të librit, as rrufepritësi im mbresë që, me naivitet, sigurisht e konsideroja si gjetje dhe mburojë timen origjinale, (nën hijen e të cilit do të mund të fshihesha e të flija rehat).
Romani “Puthmë skelet” është libër shumë i madh. Lumë i madh vërshues, i furishëm, i fuqishëm.
Po të provoja të shkruaj, nuk do të bëja asgjë tjetër, përveç një thirrjeje drejtuar gjithë shkrimtarëve tanë, të vegjël, të mesëm e të mëdhenj, të mos e anashkalojnë këtë roman. Të ndalen në faqet e tij dhe të shijojnë erëmirën erë të kësaj luleje! Me dhimbje të madhe hoqa dorë nga shkrimi, qoftë edhe nga ai, pra, i nënhijes së pemës-mbresë, jo për ndonjë arsye tjetër, as dert tjetër, veç frikës se nuk kam tjetër të them pos se “Puthmë skelet” është vepër e madhe, është realizim jashtëzakonisht i arrirë, se mund të matet me veprat më të mëdha letrare që i njeh literatura botërore. Si kompozim (a shërim) për merakun tim të madh, në emër të lexuesve të gazetës sonë, autori i romanit “Puthmë skelet”, me shpresë që shumë shpejt do të botohet edhe në Tiranë, në Prishtinën e Kosovës se pavarur e sovrane, apo kudo tjetër në trojet shqiptare, iu përgjigj pozitivisht lutjes sonë që të japë një dëshmi për lindjen e këtij romani. Ky mund të jetë edhe një shteg i mirë për botuesit tanë që të mos vonohen e, sa më shpejt e mundur, ta risjellin në tregun shqiptar këtë roman me vlerë të pakontestueshme. Sapo ta lexoni, mund të bisedojmë!

Bajram Sefaj
No comments:
Post a Comment