U mbushën dhjetë vjet (2006 - sh.y.) qyshse shkruaj edhe në gjuhën rumune. E sigurtë është se kam arritur të jem intrus jo vetëm për një, por për dy letërsi, të cilat janë kaq të ndryshme, por që çojnë dy jetë letrare tejet të ngjashme. Në rastin më të mirë, ky lloj jetese: është-nuk është, të përgatit për një letërsi të tretë, ndërsa në rastin më të keq orvatet të të ngurosë zemrën. Si intrus i dyfishtë, ndjen se mendimi yt në lidhje me të ardhmen nuk mund të jetë aspak i këndshëm dhe i mirëseardhur. Di edhe se, në parim, atëhere kur flet me shumë siguri për të ardhmen e letërsisë, ia pakëson vetes praninë në atë të ardhme. Por e ardhmja jonë, që ze fill tani dhe këtu, zhvillohet në një konfiguracion paksa ogurkeq, për të mos thënë të përvajshëm. Hollësitë janë të stërnjohura, por mund të rithuhen ngaqë askush nuk ua vë më veshin dhe ngaqë ato, falë një përsëritjeje që synon të shndrrohet në një ritual thuajse mistik, një ditë edhe mund të bjerren.
Nuk jemi të njohur jashtë në radhë të parë sepse nuk e honepsim njëri-tjetrin brenda. Nuk di në është fjala për ndonjë ves, apo për një mjet vetëmbrojtës. Ndofta, falë teprisë së origjinalitetit dhe të hapësirës jetike disi të mpakur, një pjesë e mirë e energjive tona shteren në armiqësi e sherre të vockla. Sa më shumë e ushqejmë me jetë asgjënë, shkretinë, aq më pak vlejmë për të ardhmen e letërsisë së mirëfilltë.
Solidariteti i shkrimtarëve është një poemë e vjetëruar në Ballkan. Ky soj solidariteti i përkrah disa vlera vetëm në masën në të cilën mbështetja përkatëse mbyt vlera të tjera, më të qarta. Institucioni i ndarjes së çmimeve ka rënë aq poshtë saqë jo rrallë kremtimet e bujshme e të ngopura me lajka në rreth të ngushtë ngjajnë me ca mbledhje autorësh të mashtruar (me vetëdijë ose jo), të cilët, në të vërtetë, ndajnë mesveti çmimet që u takojnë të tjerëve. Ndaj librash apo autorësh ende të pavarur, kritika e quajtur edhe zyrtare hesht me kryeneçësi, mbase që të mbjellë bindjen jo vetëm tek lëçitësit e tek sivëllezërit, por edhe tek vetë autorët, se ndodhemi nën rrethimin e disa grafomanësh të pashërueshëm.
*
Me një grimcë fat, vetëm dhjetë përqind e të njohurve dhe e miqve të lexojnë, ndërsa pjesa tjetër, prej nëntëdhjetë përqind, as që do t’ia dijë për ty. Duke galduar me më çmeritësin ndër gëzime, si në një laudatio qiellor, „të afërmit” jolexues të rrëfehen haptazi se s’kanë kuptuar gjë prej gjëje, po me gjithë mend gjë prej gjëje! nga libri që u ke dhuruar me autograf – tamam sikur gjë-prej-gjëja të qënkej kulmi i artit – dhe, në rast se do të vdesësh para tyre, rezulton se moskuptimi paskësh qënë strategjia e tyre e fshehtë për të ta zgjatur jetën, duke të lexuar post mortem, duke botuar apo shitur autografët e tu. Të tjerë sillen ndaj teje me një brishtësi të dyshimtë, njëlloj sikur ti të jesh mbartësi i një sëmundjeje të tmerrshme, por që ende s’e ke marrë vesh. Këta të rrinë pranë, të mbrojnë, të ndihmojnë që të mos dërrmohesh nga marrja vesh e së vërtetës. Ca të tjerë akoma, duke huazuar përçartjet e gjuhës së re prej druri, dynden nga të katër anët dhe s’prajnë së ngulmuari që të t’i hapin sytë lidhur me filan individ mëse të rëndomtë, - sajuar prapaskenash e që gdhihet mjeshtër i fjalës, - duke të kërkuar drejtpërdrejt ose tërthorazi të ndryshosh mendimet mbi pavdekësinë, mbi genocidin e ngadaltë që praktikojnë të paaftët, mbi abuzimin intelektual, mbi përvujtninë etj. etj, sepse i pavdekshëm sot është vetëm ai për të cilin flitet, shkruhet, ai që barrikadohet javë për javë në kafazin e televizorit, përpiluesi-brand, koristi i parapëlqyer nga media, jo dinozauri i (vetë)ngujuar në kullën e fildishtë.
Atëhere përse të na habitë orteku i disa shkrimtarëve-geisha, vëllimet e të cilëve janë si ca zonja tekstuale me pagesë, dhe çfarë t’i rrëfesh një individi të tillë – përgjithësisht i pafajshëm – që të mund të shohë mediokritetin e vet?!
*
Dikur jeta ballkanase ngazëllente, gjallëronte, magjepste me ekzotizmin, me kultin e lirisë, me forcën e shpirtgjerësisë, ashtu si të gjitha gjallesat që nuk largohen rrezikshëm nga arketipi. Ishte një botë, të cilën, siç thuhet, „shumë e pat dashur Zoti, sepse fare pak pat ndryshuar”. Tani jeta ballkanike shqetëson, trand dhe kall frikë. Ajo ka ndryshuar aq sa s’ta merr mendja. Me çfarë mesazhi letrar mund ta mahnitë ajo këtë botë kur ç’nuk bën që t’i ngjajë sa më shumë pjesës tjetër të kontinentit dhe kur, nga pikëpamja gjeopolitike, ka fare pak peshë, sepse kështu ka qënë e thënë të ngjizej?
Evropa është një hapësirë e tejngopur dhe nuk i honeps surprizat, ngaqë surprizat dëshmojnë se nuk i ke nën kontroll të gjitha. Evropiani i përditshëm është një intelektual i ngucur nga paragjykimet, shumica rrënjosur qysh nga koha e Luftës së Ftohtë, ose është një qytetar i zakonshëm, i cili shpeshherë ngatërron nivelin e jetesës me dhuntitë apo pretendimet intelektuale. Ai nuk pranon të tronditet nga asgjë; ideali i tij kryesor është rehatia, jo t’i shtrojë vetes pyetje të thella e të gjejë përgjigje përgjithësisht të hidhura. Si ta lerë ai veten të kapet për dore nga një udhërrëfyes, që nuk i ofron veçse pyetje e përgjigje të rënda dhe e tërheq nëpër krejt kalvarin e rigjetjes së vetvetes, duke u përpjekur t’i mësojë bukurinë e frikshme të lartive të shpirtit?! Vetëm gjethurinat snobiste dhe aromat e ngjarjeve mondene, e gjërave me jetëgjatësi të kufizuar, duket se mund ta joshin deridiku.
Imazhi ynë i keq në Evropë, por sidomos javashllëku me të cilin ky imazh ndryshon për mirë, dëshmojnë se evropiani e përfytyron kontinentin shumë më të ngushtë nga ç’është në të vërtetë. Ne ballkanasit, më fort se qënie njerëzore të rralla, tani përfaqësojmë intrusët, të uriturit, barbarët. Vetëm në rast se do ta kapërcejmë vetveten, vetëm pasi të bëhemi binjakë të urtë të tyre, por disi më pak të dijshëm e të talentuar, do të fitojmë të drejtën të themi ndonjë llaf.
*
Kolegët apo lexuesit të falin, madje të përgëzojnë për çdo të metë, për çdo mangësi karakteri, për çdo rënie morale, por nuk të falin në jetë të jetëve po qe se, Zot na ruaj, ua kalon në vitalitet, në pasuri detajesh jetësore dhe në freski ideatike. Admirojmë atë që jemi të bindur se mund ta bëjmë. Kufiri mes admirimit dhe smirës së egër është fare i imtë. Ka arritur të përbuzet gati gjenetikisht çdo shfaqje letrare e pazakontë, apo të përshëndetet vetëm kalimthi, në pritje që ajo të fundoset sa më shpejt në anonimat.
Nuk mund të flasësh për letërsinë ballkanike pa i bërë apologjinë smirës. Me smirën në krye ke përshtypjen se sundon, mban frenat e pushtetit, prin e hap udhë të pashkelura, ruan baraspeshën kulturore, por, në të vërtetë, humb lirinë. Kësisoj, ata që këmbëngul t’i mbash nën thundrën e zilisë së fshehur, i përmbushin më lehtë pikësynimet e tyre. Besoj se duhet administruar kjo smirë, që të mund t’i afrohemi sa më shumë mendësisë së atij që quhet Transhendental (Hyjnor), ndonëse gjërat s’ka si të ndryshohen me themel.
Bijtë e Së Paimitueshmes do të pranohen me vështirësi – vetëm falë faktit të kryer – në gjirin e bashkësisë, sepse të kujtojnë shembëlltyrën e disa tradhtarësh dhe nuk ngjallin besim. Ndërsa njerëzit sikur e kanë në natyrë të mos besojnë në ata që beson Zoti. Njëtrajtësimi i ngadaltë i bashkëkohësve tanë ka për të çuar drejt mbylljes së mëtejshme në vetvete. Duke u përpjekur të mos jenë të njëjtë, por duke mos pasur me se të bëhen të ndryshëm, njerëzit i përsosin me shpejtësi huqet, duke i shumuar manítë e tyre të vockla. Por mbase edhe u pëlqen të rrojnë në një të folme kaotike dhe në një komunikim të llojit „ti flet - unë dëgjoj veten / unë flas - unë besoj veten / ti nuk ekziston, pra ekzistoj”. Në të tilla rrethana, një nga vuajtjet e mprehta të bashkëkohësit është pikërisht koha, mungesa e kohës, kundra-koha etj, sepse ai, bashkëkohësi, përgatitet përditë që ta humbë kohën sa më shpejt, përndryshe si do t’i bënte ballë heshtjes, si do t’i mbijetonte qetësisë, e cila i kërkon me ngulm vetëm të rigjejë vetveten? Ndërsa mundësia që njeriu t’i falë shkrimtarit një thërrime nga koha e vet është tanimë në dorë të bujarisë hyjnore. Që ta bësh letërsinë po aq tërheqëse sa ishte qoftë edhe dhjetë vjet më parë, duhet t’i japësh këtij bashkëkohësi të paktën një gllënjkë gëzimi më shumë në krahasim me atë që i ofron kjo jetë e trishtë dhe tejet koprace. Shumica e shkrimtarëve ende abuzojnë me gëzimin klasik dhe arrijnë të hartojnë vëllime që kanë për strukturë të brendshme përqarjet, ngushëllimet, përligjjen e dështimeve të lexuesit, guru-izmin e rëndomtë. Qënka e vështirë të përftosh në librat e tu strukturën e lutjes, e cila do të duhej të ishte e para, në mos po e vetmja.
E derisa kjo mass-media që „bën” hëpërhë të ardhmen e çastit do të zëvendësohet ndofta me një lloj të posaçëm liturgjie publike, e vetmja e ardhme e vetvetishme dhe e sigurtë për shkrimtarin e pavarur mbetet Himera, ajo që na ndalon tani t’i japim fund jetës, ose ta hirnosim dhuntinë në këmbim të një rehatie kalimtare.

Bukuresht, 2006