Synopsis
Një grup pleqsh me prejardhje
shqiptare vendosin të mësojnë gjuhën amtare, të cilën e kanë harruar, ose nuk e
kanë folur kurrë. Mësuesi i gjuhës është një i ri që ka mërguar në fillim të
viteve '90 dhe që merret me studimin e poezisë ballkanike. Orët zhvillohen në
selinë e Bashkësisë. Një mbrëmje, për të fituar kohë dhe për t’ua lehtësuar
mundimet, Mësuesi vendos të përdorë kryevepra poetike shqiptare. Me atë rast
nxënësve u vjen një ide e thjeshtë, por e panjohur, e cila besojnë se do t’i
shquajë qartë nga pakicat e tjera kombëtare, por edhe nga shumica. Mirpo askush
nuk parandjen se, pasi të lexojnë dhe të përkthejnë, - bashkërisht, por edhe
secili më vete, - „Vdekjen e Nositit”, ngjarja do të shkasë në(n) ca hapësira
të panjohura, ku pakkush arrin ta njohë veten dhe të tjerët.