Foto: KULT |
Akademia Kult, Tiranë, Pallati i Kongreseve, 7 Nëntor 2015
Kronikë e Tv Sot 7, Pogradec (Autor: Ilir Shyta)
Romani "Home"
Në Shtëpinë Botuese PA
Romani "Home" gjendet në Sh. B. PA
në "M&B" - Botime dhe Studio Grafike
F a l e n d e r i m
Falenderoj secilin prej jush për urimet, vëmendjen dhe dashamirësinë. Shkova në Tiranë me ftesë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, për të mbajtur një kumtesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Letrat shqipe dhe gjuhët e tjera të letërsisë” (9 nëntor 2015).
Në Shtëpinë Botuese PA
Romani "Home" gjendet në Sh. B. PA
në "M&B" - Botime dhe Studio Grafike
Rruga "Zenel Baboçi", Pall. Ferar
Tel: + 355 4 22 33 283 / + 355 69 20 68 603 / + 355 67 30 73 265
F a l e n d e r i m
Falenderoj secilin prej jush për urimet, vëmendjen dhe dashamirësinë. Shkova në Tiranë me ftesë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, për të mbajtur një kumtesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Letrat shqipe dhe gjuhët e tjera të letërsisë” (9 nëntor 2015).
Çmimi
Kult ndodhi pikërisht në mbrëmjen kur mbusheshin plot 24 vjet nga dita kur më
pat ardhur njoftimi për studimet e doktoratës në Bukuresht (7 nëntor). Shprehja
‘I erdhi letra’ qëmoti përdorej kur
të rinjtë duhej të shkonin ushtarë, shoqëruar me sqarimet ‘Do ta bësh ushtrinë në (... Veri, Jug, kufi etj)’ Qysh atëhere kjo
shprehje u rishqipërua brenda meje si ‘Do
ta bësh rininë në gjuhë të huaj’.
Nuk qe e
rastit as që Çmimin e mori romani “Home”, histori e mërgimtarit të shumëfishtë
Home Çkena, njëfarë hije-binjake e mjaft shqiptarëve të djeshëm e të sotëm, -
që mbase shndërrohen në hije-binjake të tij në një botë tjetër, - shkruar në
Bukuresht gjatë vitit 2005 dhe botuar në Prishtinë.
Gjatë
galës aq të hijshme të Akademisë Kult ndihesha njëfarësoj edhe unë vetë, edhe
hija ime, dhe disa gjëra i shihja me syrin e dukshëm, disa të tjera – me syrin
e hijes. Rrallë më ka ndodhur që të dy këta sy të shohin njëlloj.
Nuk
arrita të bëja as çerekun e takimeve që dëshiroja prej shumë vitesh, por ritakova
një Tiranë të dashur, plot përmallim e shije rinie, dhe një Pogradec si copëz
parajse. As në librat që kam shkruar, qofshin shqip, qofshin rumanisht, nuk kam
pasur një udhëtim të tillë.
Po e
mbyll me një urim të Home Çkenës: “Ju rrofshin hasmët, që t’ju shohin të
lumtur!”
Ardian-Christian Kyçyku,
Bukuresht, pó nëntor, 2015