U borën vitet porsi ré mbi pllaja
E asnjëherë s’do të kthehen pas
S’më ngrohin e s’ma bëjnë buzën gas
Rrëfenja, trille, bëmat e mëdhaja.
Që ballin tim fëmijëror patën paqtuar
Mezi kuptoja, ishin plot kuptime
Më kot rrethon me hije hijen time
O, orë e fshehtësisë, muzg i shtruar.
T’i shkul një tingull dua jetës vetë
Të bëj, o, shpirt, të drithërosh sërish
Me gishtat përmbi lirë bjerrem;
Në ag gjithçka u bor përjetë
Shituar e ëmbla goj’ e motit grish
E koha rritet mbrapa meje… errem!
Shqipëroi: A.-Ch. Kyçyku