"the Point"

Synopsis: Shpesh, gjer edhe pa e ditur, njeriu shndërrohet në vështrimin e vet dhe nuk është më tepër se një kërkim. Ndërsa Drita e Epërme, në thjeshtësinë e saj të papërshkrueshme, gjendet qoftë edhe në një pikë të vetme ndriçuese. Thuhen shumë gjëra për të caktuar se cili e kërkon tjetrin i pari, por e qartë është se Drita gjithmonë (të) gjen. Çastet e takimit, - që ndonjëherë zgjasin sa një jetë, - janë quajtur vegim, frymëzim, akt krijues etj. Por fjalët janë të pafuqishme edhe për të përmbledhur ngjarje shumë më të rëndomta se sa e mësipërmja. Autori