Një roman që e sheh historinë ballkanike e më gjerë me sytë e shpirtit dhe jo shpirtin e njeriut të sotëm me sytë e historisë. I shtjelluar në një hark kohor që hapet gjatë viteve `40 të shekullit të kaluar e vijon deri përtej ditëve tona, romani gërsheton realizmin e fuqishëm me groteskun dhe me humorin e befasishëm, duke „shtuar e pakësuar” sy në vetëdijen e munduar të lexuesit të sotëm. "Njëri nga synimet ishte që ky libër të mund të shtronte po aq pyetje sa ç’shtron edhe vështrimi i njeriut të sotëm. Më dukej thelbësore barazpesha mes numurit të pyetjeve dhe misterit që ruan tharmin e jetës”, thotë autori. “Ky mister mbetej bebëza e Syrit, rreth të cilit endeshin dhe enden çështje marramendëse, si gara e nëndheshme dhe shpesh gjakësore mes racave, gjuhëve e besimeve, forca e hartave gjenetike ndaj atyre gjeopolitike e kulturore; rrjedha çmeritëse e lëndës (financave); ata që kanë pushtetin dhe ata që i ka pushteti; vazhdimësia të paktën e çuditshme e ca gjërave si varfëria, të jetuarit si vetëm për të paguar taksa e shlyer borxhe; çartja e mediave dhe mbetja gati përjetë në zonën gri, ku vetëm humori dhe pranimi i absurdes prodhimtare e ndalojnë shpirtin të mpihet krejt”.
Me të drejtë është theksuar se romani „SY” është një vepër që duhet lexuar, sepse vërtet nuk mund të rrëfehet.
*
A deep and complex novel about Eastern European life in the past 60 years. A work that sees the Balkan
history and not only through the eyes of the soul, and not the contemporary
man’s soul through the eyes of history. Including a time frame since the 1940s
of the past century and until beyond nowadays, „Eye/s” combines a powerful realism with the grotesque and with a surprising humour, adding and reducing eyes in the heartsick consciousness of the
contemporary reader. "One of the goals was this
book to ask as many questions as the man’s gaze does. I found essential the
balance between the number of questions and the mysteries of life"
Kyçyku says. „This mystery was the Eye’s pupil, around which many important matters move, such as: the underground and sometimes bloody competition between races, languages and religions, the force of the genetic maps towards the geopolitical and cultural ones, the material circulation
(finances), people being in power and people owned by power, the prosecution of
poverty, the living as if only for paying taxes and duties, the mass-media
madness and the continuous stay in the grey area, where only the humour and the
acceptance of productive absurd stop the soul from getting completely frozen”.
It has been rightfully stated
that the novel ”Eye/s” is a work that must be read because it can truly not be
related.