[1.25 min. about exile and not only for, with some kind of subtitles]
Katrori, rrethi, koni...
(...)
E
dinim që kishte një përfytyrim të veçantë rreth mërgimit dhe na e pat dëshmuar
gjatë një takimi qesharak me njërin nga ministrat e panumurt që vinin të na
bëheshin baballarë e të qanin gju më gju me gjunjët tanë të capaluar hallet që
ata pandehnin se kishim. Ministri në fjalë ishte çunak, faqekuq, një nga ata që
shëndoshen furishëm, mbeten shtatzanë me bollëkun, qivuren në kostume të zinj,
venë ndonjë stemkë mbi zemër dhe pjellin e mbajnë fjalime si nga rropullitë e
rilindësve. Na e pat thënë hapur: «Të dashur bashkatdhetarë, të dashur
vëllezër, na thoni ç’doni të bëjmë për ju…». Në sallë, padukshëm, kish
plasur ajo që mund të quhet e qeshur zorrësh dhe që nuk para humb
hidhërim po të pjerdhësh. Ca zëra kishin kërkuar sjelljen e atdheut këtu, ose
zhvendosjen e mërgimit atje. Kurse Home Çkena, që ishte i ndrojtur nga natyra,
ose, më mirë: nga sasia e mençurisë që bartte në kafkë dhe të cilën s’ishte
asnjëherë i sigurtë se nuk do t’ia keqkuptonin, drithëronte. Pat ngulmuar aq
herë me thërrime zemre: «Hajde, çuna, se do vijë e djathta në fuqi dhe s’do
na harrojë. E djathta s’harron askënd. Hajde, çuna, se do vijë e majta në fuqi
dhe s’do na harrojë. E majta s’harron askënd. Hajde, çuna, se do vijë qendra në
pushtet, do vijë rrethina, do vijë katrori, rrethi, koni… ». Papritmas
qe ngritur në këmbë dhe i kish thënë ministrit:
- Na thoni më parë ju se çfarë jeni në gjendje të
bëni, pastaj ne do t’ju themi se ç’na nevojitet.
Na pat mbetur gdhendur nga ai tubim vetëm fytyra e
qymyrtë e ambasadorit që vigjëlonte mbi mërgatë asokohe, sytë e vranët, të
zhgënjyer, dhe tendosja përbuzëse, vishnjë, e nofullave, diçka që mund të
shqipërohej: «Po ju s’keni brekë në bythë e atdhe nën shputa, mor halabakë –
si guxoni të hidhni baltë mbi misionin e zotit ministër?!».
- Nuk ju vjen ta besojnë, - pat thënë Home Çkena pas
mbledhjes. Nuk ju vjen të besojnë, se, po të mos ishim ne jashtë, askush s’do
ta merrte vesh, për njëqind e ca vjet, se ata janë brenda. Por do të vijë dita kur ta marrin
vesh se ne jemi kufijtë e tyre. Ja, kështu siç jemi, pa brekë në bythë, pa
atdhe nën shputa…
E në
mungesë të kufijve, gjithçka e gjithkush i përkiste vetëm Hiçit.(...)
Books & synopsis - Catalogue
The Deathers, novel, Pogradec 1988 / Bucharest 2020 [Mortët, roman, SQ]
A Glorious and Dying Tribe – The Saga of an Oblivion, Bucharest 1998 / 2024 [Un trib glorios și muribund – eposul unei uitări, RO]
The Rivers of the Sahara, novel, Tirana 1986 / Bucharest 1994 [Lumenjtë e Saharasë, roman, SQ]
Home, novel [Bucharest, 2005, SQ]
Incógnito, novel, Bucharest 2015 [Incógnito, roman, SQ]
The Prompter’s Exodus – streodrama, Bucharest 2022 [Exodul sufleurilor – sterodramă, RO]
You and other stories, Prose (1997-2020)
Eye/s / Ojo, novel, ES – Bucharest 2003 [Sy, roman, SQ]
Father / El padre, ES – Bucharest 2003 [Ati, roman, SQ]
The year in which the swan was invented, novel, Bucharest 1996 [Anul în care s-a inventat lebăda, RO]
Ex – novel with love & conspiracy, novel, Bucharest 2008 [Ex – roman de dragoste & conspiraţie, RO]
Empatycon or The Book of Premature Life, novel, Bucharest 2007 [Empatycon sau Cartea Vieții Premature, RO]
Zo-om, prose in Albanian, „Naimi”, Tirana 2023 / „Librarium Haemus”, Bucharest 2024
Pushtet

… synimi im nuk ka qenë e as besoj se do të jetë ndonjëherë që libri të bëhet sa më i besueshëm për lexuesin. Libri duhet të jetë sa më i vërtetë. Çështja e besueshmërisë i përket e gjitha lexuesit. Me vete e kam quajtur roman me fëmini, për shijen që ka fati - dhe kjo mendoj se u jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve teorike e kritike. Ashpërsia e zakonshme ndaj mangësive të vetes ma bëri më të qartë fëmijërinë. Ndodhi, jo pa dhimbje, zhvendosja e një bote të tërë nga gjeografia në letërsi. Pogradeci i hershëm, Tirana e gjimnazit, malli dhe pengjet e aq njerëzve që ikën pa dashuruar aq sa ëndërronin, mallëngjimet dhe hidhërimet vetjake, pamundësitë, lumturitë dhe arritja e disa qëllimeve në jetë etj. Gjeta madje disa përgjigje edhe për krisjen e madhe që pat ndodhur në fatin tim pas largimit nga atdheu. Dyzimi i Gined Enkelanës, më fuqishëm se ai i Home Çkenës tek „Home”, më qartë se i shqiptarit tek „Ëngjëjt e tepërt”, më poetik se sa ai i Ilirit me një sy tek „Sy” etj, më ndihmuan të stërvitem me një gjendje që mund të përshkruhet si koha kur vdekja të mban ndarë nga klasikët, kurse jeta - nga miqtë dhe nga smirëzinjtë, por sidomos të mban larg vendlindjes. M’u fal një pamje më e përsosur e pjekurisë, e pleqërisë së mundshme, ose e vdekjes së parakohshme. Të gjitha janë shprehur me shqipe shpirtërore në roman. Autori
"Dija vetëm se atë vit kur varreza më fali trëndafilin, Komandantit i qe tekur ta pagëzonte Enkelanën Qyteti i Luleve, (mbase i qenë veguar para kohe malet me lule që do të rropateshin t’ia davaritnin kutërbimin e krimeve) dhe shyqyr që s’i pat rënë udha nga varret, se do ma kish këputur trëndafilin fatsjellës. Asgjë më tepër, por as më pak. Përndryshe, kalëroja drejt thelbeve, drejt përfundimeve dhe aty ku mbaronte një djegie, një lumturi, niste tjetra. Ose ndodhnin të gjitha njëheresh. S’mund të jem i saktë. E gjitha më kujtonte fatin e thëngjijve në mangall: digjeshin, shndërroheshin ngadalë në hi, dhe s’mund të përcaktoje se cili digjej më shumë, para a pas të tjerëve. Thëngjijtë ishte jeta ime, kurse hiri – mbijeta. Sepse hiri m’i mbante fshehur thëngjijtë, me gjithë dhembjen, dhimbsurinë, mallin, mallëngjimin dhe ëndrrat e tyre nga sytë e të tjerëve e sidomos nga pështymat. Një thëngjill mund të cilësohej shajnia ime mes varreve, me trëndafil në dorë, duke e gdhirë si puna e fëmijëve të dikurshëm, që, për të dhënë sprovën e parë të burrnisë, viheshin ta gdhinin mes varrezës. U ktheva në Enkelanë edhe më i dashuruar, me trefish më shumë miq në botën tjetër, se sa në këtë botë. Thëngjilli tjetër vezulloi mes liqenit dhe sheshit para hyrjes në parkun e Drilonit, ditën kur Komandanti bujti si përvit të shpinte kokallat dhe të mufaste kujtimet. Kisha dalë me Arielën për piknik dhe autobuzi na kish ndalur mes misrave e ferrave ndanë rrugës, sepse po vinte Komandanti. Dy javë më parë qenë dyndur në qytet toga ushtarësh të zgjedhur, topa, mortaja, tanke dhe dy nëndetse të vogla. Kur Komandanti po na përshëndeste si puna e atij sazexhiut që flladit kakofonitë e një gazele, isha gjendur mes veturës së tij dhe Lasgush Poradecit që ndodhej në shesh bashkë me vajzën e madhe. Krokama e parrullave, përbetimeve dhe urimeve më kish topitur. Edhe Komandantin, edhe Lasgushin i shihja për herë të parë gjallë. Pata qënë ca kohë bebëza e njërit prej syve të Komandantit, mirpo më kishin pushuar nga heroizmi, sepse më pat zënë gjumi nga kapitja dhe nuk e pata hapur bebëzën në kohën e duhur. Isha ende i magjepsur nga muzika dhe përndritjet e verbit lasgushian. Në përputhje me vegimet e mia prej xhindi bibliotekash e kinemash, librat e Lasgushit ishin stër-libra. E shndërronin letrën e vet në atllas ngjyrë qielli vjeshtor dhe mbanin era mysk, unap e hënë pesëmbëdhjetëshe edhe sikur t’i shfletonin parreshtur qënie me dhëmbë të prishur, me ndjenja të mykura, dështakë e papagaj që ishin zënë jo me lot, najrí* e spermë, po me jargë, edhe sikur t’u vije flakën apo t’i burgosje në ndonjë nga shumë depot e atdheut e të vëmendjes. Thëngjilli im pipëtiu në shesh. Komandanti zbriti nga vetura dhe u kthye me sytë largpamës nga mileti. Lasgushi sapo qe kthyer në drejtim të Enkelanës. Ja, më foli thëngjilli: historia, poezia dhe ti. Po, ia ktheva: ja dy pushtete, njëri me sot – me nesër, tjetri me nesër – me përjetë, mirpo është edhe një pushtet i tretë këtu, ndofta i treti – i vërteti. Një pushtet që s’e njeh ende askush, por që do të ndihet një ditë. Sepse ky është pushtet njerëzish që vdesin të rinj e me shumë pengje e malle, një pushtet që vetëm ndihet, nuk flet shumë, nuk mban shënime, nuk mburret, nuk zë vend as në kujtesën e njerëzve, as në vëmendjen e tyre. Ky pushtet vetëm vepron. Në heshtje, me përkushtim të frikshëm, pa mëshirë, njëlloj si arti, njëlloj si sëmundjet, si shpresa, si vdekja, si ngjallja, si diplomacia a triplomacia e të shumtëve. Hëpërhë ky pushtet më ka mua, jeton, vepron dhe shprehet përmes meje. Më vonë, shohim e bëjmë. (...)
________
Fragment nga Ki$land - roman me fëmini, Librarium Haemus 2014
Një dëshmi e autorit
Foto: A.-Ch. Kyçyku
Ex Oriente dulcibus
[Ëmbëlsirat vijnë nga Lindja / The Sweets come from the East]
S y n o p s i s
Two elderly Albanian spouses visit their son, who has been living in Bucharest for over two decades. A bilingual writer, he also has a high position in the academic field. His parents bring lots of sweets and jam jars from home, but also an old shoebox containing several well-kept pieces of paper the son wrote when he was still in high-school.
The meeting between the parents and the son is characterized by a humour that can also be perceived as a well-controlled explosion of longing and tenderness towards one another, but also towards the bygone Balkan life. One could even have the impression that a life apparently deprived of elementary freedoms, pressured by a dictatorship's attempts to formalize the human being, can be incredibly artistic.
I learned the word ‘birth'
THE DAY OF FAREWELL
13. I encountered deeply ingrained issues. I had been talking to myself for who knows how long, and with each uttered word, I learned new ones. I learned the word ‘birth,’ the word ‘issue,’ the phrase ‘deeply ingrained,’ the word ‘speak,’ the word ‘perhaps,’ the phrase ‘for how long,’ the phrase ‘to oneself,’ the conjunction ‘and,’ the word ‘conjunction,’ the word ‘after,’ the word ‘every,’ the word ‘word,’ the word ‘thus,’ the word ‘learn,’ the word ‘news,’ the word ‘phrase,’ the word ‘enough,’ and many more and many more. Otherwise, how could I even speak, even if just to myself? In truth, the words were the same, but to me, they felt different, entirely different, and I relearned them from scratch, as if they were completely new. However, I managed to open my eyes—somehow, who knows how—and beheld five white walls. Excluding the floor, which was behind me since I was lying down, there were five white walls in the room. It was fortunate there weren’t more than five, because even if there were, they would still be just walls.
Kufij
Endrita po tregonte një barcaletë me ulokun që pat
hipur në shpinë të të verbrit, kur Home Çkena, në vend që të qeshte qoftë edhe
sa për miqësi, tha mendueshëm:
- E
ç’të duhet jeta ndonjëherë?! Ata që kishe në atdhe kanë vdekur, ndërsa ti je mëse
i vdekur për të gjithë ata që kanë ngelur atje… Je si ndonjë shpikje…
Endrita
dhe ne bëmë sikur s’ia vumë veshin. E dinim që kishte një përfytyrim të veçantë
rreth mërgimit dhe na e pat dëshmuar gjatë një takimi qesharak me njërin nga
ministrat e panumurt që vinin të na bëheshin baballarë e të qanin gju më gju me
gjunjët tanë të capaluar hallet që ata pandehnin se kishim. Ministri në fjalë
ishte çunak, faqekuq, një nga ata që shëndoshen furishëm, mbeten shtatzanë me
bollëkun, qivuren në kostume të zinj, venë ndonjë stemkë mbi zemër dhe pjellin
e mbajnë fjalime si nga rropullitë e rilindësve. Na e pat thënë hapur: «Të
dashur bashkatdhetarë, të dashur vëllezër, na thoni ç’doni të bëjmë për ju…».
Në sallë, padukshëm, kish plasur ajo që mund të quhet e qeshur zorrësh
dhe që nuk para humb hidhërim, po të pjerdhësh. Ca zëra kishin kërkuar sjelljen
e atdheut këtu, ose zhvendosjen e mërgimit atje. Kurse Home Çkena, që ishte i
ndrojtur nga natyra, ose, më mirë: nga sasia e mençurisë që bartte në kafkë dhe
të cilën s’ishte asnjëherë i sigurtë se nuk do t’ia keqkuptonin, drithëronte.
Pat ngulmuar aq herë me thërrime zemre: «Hajde, çuna, se do vijë e djathta
në fuqi dhe s’do na harrojë. E djathta s’harron askënd. Hajde, çuna, se do vijë
e majta në fuqi dhe s’do na harrojë. E majta s’harron askënd. Hajde, çuna, se
do vijë qendra në pushtet, do vijë rrethina, do vijë katrori, rrethi, koni… ».
Papritmas qe ngritur në këmbë dhe i kish thënë ministrit:
- Na thoni më parë ju se çfarë jeni në gjendje të
bëni, pastaj ne do t’ju themi se ç’na nevojitet.
Na pat mbetur gdhendur nga ai tubim vetëm fytyra e
qymyrtë e ambasadorit që vigjëlonte mbi mërgatë asokohe, sytë e vranët, të
zhgënjyer, dhe tendosja përbuzëse, vishnjë, e nofullave, diçka që mund të
shqipërohej: «Po ju s’keni brekë në bythë e atdhe nën shputa, mor halabakë –
si guxoni të hidhni baltë mbi misionin e zotit ministër?!».
- Nuk ju vjen ta besojnë, - pat thënë Home Çkena pas
mbledhjes. Nuk ju vjen të besojnë, se, po të mos ishim ne jashtë, askush s’do
ta merrte vesh, për njëqind e ca vjet, se ata janë brenda. Por do të vijë dita kur ta marrin
vesh se ne jemi kufijtë e tyre. Ja, kështu siç jemi, pa brekë në bythë, pa
atdhe nën shputa…
E në mungesë të kufijve, gjithçka e gjithkush i përkiste vetëm Hiçit. (...)
Curriculum Vitae - English
Bachelor of Arts at the Tirana University (Albania), Faculty of History and Philology (Albanian Language – Albanian and Universal Literature, 1991, Diploma’s work: ‘Stefan Zweig and Sigmund Freud – communions and differences’)
Doctor in Comparative and Universal Literature at the Bucharest University – ‘Directions in European Modernism and their Echo in the Interwar Period of Albanian Literature’ (1998)
University Professor (since 2014; Semiotics and Communication / The Research Methodology)
Certificate of Qualification (Habil., since 2025) in the field of doctoral studies in Theatre and Performing Arts
Between 2008 and 2020 he was a dean and a rector in Bucharest
Since 1998 he is the co-founder and co-director of European Review “Haemus”, which has an archive of over 9.500 pages, and of Librarium Haemus Editions.
Founding member of the Albanian Cultural Association “Haemus”
B o o k s written and published in Albanian
In the empire of stone, novel, Tirana 1993
The Deathers, novel, Pristina1998, Tirana 2020
The Night After Year Zero, novel, Pristina 1999
The Muse of the Game, trilogy, Bucharest 1999
The Translation or the Life of a Slave that doesn’t Swear He Can See, novel, Bucharest 1999
The Rivers of the Sahara, novel, Tirana 2000, Bucharest 2010, Pristina 2017
The Appetite for Heaven Bread, novel, Tirana 2000
Diva or Flowers Devourer, novel, Elbasan 2000
Useless Angels, novel, Pristina 2002
The Crystal and the hyenas, novel, Pristina 2002, Bucharest 2015
Eye/s, novel, Bucharest 2004, Pristina 2005, Tirana 2008
The conquest of Crazystan, short stories, Pristina 2004
Instead of Eternity, play, Pristina 2007
Home, novel, Pristina/ Berlin 2014
Kiss Me You, Skeleton, Bucharest 2007
The viceBook, play, Bucharest 2007
The Neutral Blood, play, Bucharest 2008
The Father, novel, Bucharest 2008, Tirana 2017
Your Excellency, play, Pristina 2009
One world away, play, Bucharest 2012
Pearl/s, selected short stories, Pogradec 2012
Unseen stories, short stories, Pristina/ Bucharest 2013
Ki$land – a novel with childhood, Tirana 2014
Like, play, Bucharest 2016, Pristina 2017
Trialogue [an interdisciplinary work regarding the links between literature and exile and the languages it chooses in order to protect Memory and Metaphor], in Albanian, with abstracts in Romanian and English, Bucharest 2016, work-in-progress
Incógnito [Fragments from the life of guardians and vice versa], novel, Tirana 2016
The Threshold or Death writes with two hands, novel, Bucharest 2019
Homo ex machina – three plays, 2019
Anonima or Tirana in the shadow of a passenger, 2020
Childhood cr(imes)eations, 2021
Zo-om, novellas, 2023
The Doublebook, 2025
B o o k s written and published in Romanian
The year in which the Swan was Invented, novel, Bucharest 1997
The Sweet Secret of Madness, 33 proses + 22 original graphics, Bucharest 1998
A Glorious and Dying Tribe – The Saga of an Oblivion, Bucharest 1998
Love at Last Sight, stories and a play, Bucharest 2000
Epigone God, monograph, Timisoara – Bratislava, 2000
Trilogy, three novels, Bucharest 2002
Time of the Substitutes, interview, Bucharest 2003
Siege – a novel with very few inverted commas, Bucharest 2004, 2007
Ex – novel with love & conspiracy, Bucharest 2008, 2010
Introduction to Semiotics, university lectures, Constanta 2005
The Signs and the Citadel, university lectures, Bucharest 2007
Empatycon or The Book of Premature Life, novel, Bucharest 2008
Space for a only one doll – a film to be narrated / a story to be filmed, Bucharest 2008
The sky in an envelope – a film to be narrated / a story to be filmed, Bucharest 2010
Casting or the Curtain doesn't separate anything anymore, play, Bucharest 2011
My last Million, anthology of Balkan literary texts, 2013
Comunicare in-humanum est, interdisciplinary studies, Bucharest 2014
Outism and Insomnia, interdisciplinary studies, Bucharest 2014
The Epocalypse, novel, Bucharest 2014
Instead of Eternity, play, 2015
A grammar of Exile [in two "foreign" languages], essay, 2015
The genre – a play with an act and a murder, play, 2019
The Prompters’ exodus – stereodrama, 2022
The Print(ing)house, monodrama, 2022
The Co-author – broken poems, 2023
The last people filmed, theater, 2024
Boundaries between the Theater of Existence and the Existence of Theater – a semiotics of Ingmar Bergman's vision as a theater man, 2025
A ɸ (in Romanian it also means To be) or A Millimeter of Grace, screenplay / dramatic text, 2025
An alphabet of Albanian poetry (anthology, 101 Albanian poets in Romanian), Bucharest 2003
Events in immediate unreality (Max Blecher, Întâmplări în realitatea imediată - Ngjarje nga zhgjëndrra e tanishme, in Albanian), Tirana, 2024
Events in immediate unreality (Max Blecher, Întâmplări în realitatea imediată - Ngjarje nga zhgjëndrra e tanishme, in Albanian), Tirana, 2024
The Floating Library, Arian Leka, author anthology, translated from Albanian and including critical apparatus, Charmides Publishing House, Bistrița, 2017
Mihaela, the Tiger of Our City (Mihaela, tigresha e qytetit tonë) Gianina Cărbunariu – play, translation included in the anthology My Name is Balkan, Tirana
Amalia Breathes Deeply (Amalia merr frymë thellë) Alina Nelega – play, translation and presentation, in the anthology My Name is Balkan, Tirana
War in the Time of Love, Jeton Neziraj play, translation and presentation, Haemus Magazine
Anthology of Albanian Poetry, translated into Romanian, project supported by the EU, 2000
Anthology of North Macedonian Poetry, translated into Romanian, project supported by the EU, 2000
The Supplement – The Movie of a Return / The Return of a Movie (AL), The Rhyme (AL), A Guide (RO), Relationshop (RO) – film / ballet play, Sticking (RO)
Short Eastories (cycle of scripts for feature films: Pas, The rest is Theater, Vox, - 2023, ro., work in progress)
A bridge, Lines, The Seat, Barlove, A lesson, the Point, Librorum, Umbra ex machina, Dearection, Tubim (rrëfilm – AL) / Assembly, A Facemap, Lost masterpiece/s, Mirrors in progress – A short semiotic view on the Ingmar Bergman phenomenon, il filo / figlio del sogno, the viceBook, the Seeners, the Indeependance, Prompter's exodus, Grace, Rope, Shadow's Theoreme, Like under the Sky, Writing, Codex, The Art of Blindness, Φshing, Syziphos, Window-s – on Youtube: https://www.youtube.com/@arkycyku
Çelësi i një kulle / Nga "Home"
- Urdhëroni çelësin e kullës, të
dashurit e mi, - thoshte, dhe: “Kulla është plot me libra”.
Pastaj na kish buzëqeshur, na kish përkëdhelur flokët, kish mbështetur atë kokën e madhe herë në gjoksin e njërit e herë në supin e tjetrit, dhe qe përmbysur nën tryezë për të nxjerrë shumë më tepër vrer nga sa bart një njeri i rëndomtë. Ishte vreri i mbledhur brenda njeriut që s’ka mundur ta nisë pijen në kohën e duhur, ose, siç ngulmoi njëri prej nesh: vreri i një brezi që s’kishte ku të kthehej.
Poezia në Epokën e Qelqit
Prof.univ.dr. Ardian Kyçyku: Disa veçanti të botimeve shqip në Hapësirën Rumune
- Gadishull që ngjiz një kontinent
- Rilindja jashtë trojeve, ose Atdheu ngjizet më parë në letërsi
- Interbellum
- Diktatura – një diktat pa ura
- Kaosi që ngulmon të zëvendësojë arsyen dhe vlerat
- Revista Haemus ose Esse non videre
- Librarium Haemus

.jpg)






